Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së bashku me rinistët kanë vizituar rrugën e Butiqeve në Tetovën e vjetër. Rexhepi tha se në këtë rrugë të vjetër tetovare, shihen qartë vlerat dhe tradita e bizneseve të Tetovës. Postimi i plotë i Bajram Rexhepit: 💙#Bashkë me të rinjtë e Aleancës Kombëtare për Integrim, sot ishim në Rrugën e Butiqeve, zemra e artizanatit dhe e bizneseve të vogla në Tetovën e vjetër. Vizituam dyqane, punëtori dhe u takuam me qytetarë që na pritën me ngrohtësi dhe me shumë interes për të dëgjuar ofertën tonë…
Author: Jeta almakos
Turqia ka dënuar sulmin e Izraelit që shënjestroi delegacionin negociator të Hamasit në kryeqytetin Doha të Katarit, transmeton Anadolu. “Synimi i delegacionit negociator të Hamasit teksa bisedimet për armëpushim janë duke vazhduar tregon se qëllimi i Izraelit nuk është të arrijë paqe, por të zgjasë luftën”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë në platformën turke të mediave sociale NSosyal. Më tej, ministria turke theksoi se “me ketë sulm Katari, që shërben si ndërmjetës në negociatat për armëpushim, tani është shtuar në listën e vendeve të shënjestruara nga Izraeli në rajon”. “Kjo përbën një provë të qartë të politikës…
Tifozët italianë protestuan kundër himnit kombëtar izraelit duke i kthyer shpinën fushës gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës FIFA 2026, transmeton Anadolu. Për arsye sigurie, Izraeli dhe Italia u përballën në javën e pestë të Grupit I në stadiumin Nagyerdei në Debrecen, Hungari. Duke protestuar kundër sulmeve të vazhdueshme të Izraelit ndaj Gazës, tifozët italianë i kthyen shpinën fushës gjatë himnit kombëtar izraelit para ndeshjes. Duke mos qëndruar indiferentë ndaj ngjarjeve në Palestinë, tifozët italianë shfaqën gjithashtu në tribuna banderola me mbishkrimin “Stop”. Italia fitoi ndeshjen 5-4, duke siguruar vendin e dytë në grup përpara Izraelit. Tifozët italianë edhe…
Pas shpërthimeve në kryeqytetin e Katarit, Doha, ushtria izraelite njoftoi se ka kryer atentat me sulm ajror ndaj figurave të larta të Hamasit, transmeton Anadolu. Shpërthime u dëgjuan në Doha. Në lajmet e mediave lokale thuhet se shpërthime u dëgjuan në një vendndodhje në qendër të Dohas. Në pamjet në platformën e medias sociale në pronësi të kompanisë amerikane X shihet tym që ngrihej nga një vendndodhje në Doha. Në një deklaratë me shkrim, ushtria izraelite tha se me sulmin ajror është kryer atentat kundër figurave të nivelit të lartë të Hamasit. Në deklaratën e bërë nga ushtria nuk u…
Propozim-konkluzioni për kryerjen e mbikëqyrjes së punës së Agjencisë për Siguri Nacionale në hapësirat e Agjencisë, të mërkurën do të gjendet para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen mbi punën e Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Zbulim. Edhe përskaj mungesës së certifikatës së Sigurisë, kryeparlamentari Afrim Gashi në brifing me gazetarët njoftoi se anëtarët e Komisionit janë dakorduar që atë ta kryesojë kryetari i Komisionit, Skender Rexhepi. “Vetë arritën marrëveshje dhe unë e respektoj atë.”, njoftoi Gashi. Po të njëjtën ditë, pas mbledhjes, ata anëtarë të Komisionit që kanë certifikata sigurie do të shkojnë në një vizitë mbikëqyrëse…
Përfaqësuesi i lartë i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka shkruar që VLEN është në panikë të madhe nga humbja e zgjedhjeve që pritet të pëson më 19 tetor, duke theksuar se dita dita e zgjedhjeve do të jetë referendum për shqiptarët. Sipas Llogës në këto zgjedhje, beteja përveç që është referendum, gjithashtu është një betejë e ashpër ku duhet t’i thuhet Po Europës – Jo botës serbe. Postimi i plotë i Krenar Llogës nga ASH: AL ■ Si rezultat i panikut, ndjenjës së pasigurisë, sondazheve dhe debaklit të pritshëm, eksponentët e vLEN-it, në përpjekje për të mobilizuar elektoratin e…
Për dallim nga akuzat, përplasjet dhe kritikat, që jemi mësuar të shohin në këtë parafushat për zgjedhjet lokale, gara për kryetar të komunës së Sarajit po zhvillohet ndryshe. Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerand Ramadani dhe kandidati i koalicioni VLEN, Muhamed Elmazi, kanë dëshmuar se politika nuk ndanë, por bashkon, ajo ofron ide, ofron vizion, ofron zgjidhje dhe qytetarët lirshëm mund të vendosin se kujt do t’ia japin besimin për të udhëhequr me komunën. Në një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale, ndonëse rivalë në politikë, dy kandidatët u shfaqen së bashu të buzqeshur, e që në opinion u…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, përsëri ka theksuar se ai është përgjuar nga sistemi i kaluar. “Më kanë ndjekur mua, por edhe fëmijët e mi, pothuajse të njëjtët njerëz të afërt me pushtetin e kaluar, operojnë me sistemin, duhet të ketë përgjegjësi”, deklaroi Mickoski, i cili sqaroi se materialet nga ndjekjen e paligjshme janë dorëzuar në prokurori. Ai vlerësoi se përgjimet janë kryer nga strukturat e njëjta si në vitet e 90-ta. “Përgjimi i paligjshëm dhe keqpërdorimi i sistemit. Përgjimi dhe ndjekja bëhen që nga vitet ’90. Dhe një e njëjta strukturë, pothuajse të njëjtët njerëz dhe operativë,…
Naser Pajaziti Propaganda e ministres së Serbisë, Milica Burnevi Stamenkovski nga Manastiri, qyteti i Alfabetit Shqip nuk është asgjë tjetër veçse një demonstrim i rrezikshëm! Duke e quajtur Kosovën “Kosovo e Metohi”, duke shpallur flamurin serb si simbol “mbijetese” dhe duke promovuar narrativën e “botës serbe”, ajo solli në mes të Maqedonisë së Veriut një diskurs kolonial e paternalist me uniforma ushtarake, që synon dominim jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj vetë popujve tjerë të rajonit, sidomos atyre më të vegjël sllavë. Një ministre e një shteti fqinj nuk mund të përdorë territorin e një shteti sovran për të…
Në një reagim të ri publik, Bajram Rexhepi kandidati i AKI për Komunën e Tetovës e ka akuzuar Komunën e Tetovës dhe kryetarin Bilall Kasami për shkelje serioze ligjore dhe keqpërdorim të fondeve publike në ndërtimin e bulevardit “Boris Kidriç”. Sipas Rexhepit, për projektin janë nënshkruar dy kontrata ndërtimore me vlerë mbi 12 milionë denarë: njëra më 6 shkurt dhe tjetra më 7 gusht 2024, ndërsa leja ndërtimore është siguruar vetëm më 16 tetor 2024, dhe ajo është për “rikonstruksion”, ndonëse bëhet fjalë për ndërtim të një trasesë të re. Më poshtë reagimi i plotë i Rexhepit: SQARIM PËR OPINIONIN…
Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 34-vjetorin e pavarësisë së saj. Ky përvjetor shtetin e gjen të bllokuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Trazirat politike në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit njëzet çuan në shpërbërjen e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, pjesë e së cilës ishte vendi. Më pas, në referendumin që u mbajt më 8 shtator të vitit 1991, qytetarët u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran. Me çka Maqedonia shpalli pavarësinë. Kiro Gligorov u zgjodh presidenti i parë i Republikës së pavarur të Maqedonisë, pas votimit të deklaratës për sovranitet të shtetit. Nga aspekti…
Kandidati aktual për kryetar të Çairit dhe ish-ministër i punëve të jashtme, Bujar Osmani, këtë mëngjes me një video-mesazh, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ua uroi 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë. Në mesazhin e tij, Osmani kujtoi vizionin, guximin dhe këmbënguljen e gjeneratave që hapën rrugën drejt një shteti të pavarur dhe të lirë, duke theksuar se gjenerata e sotme ka detyrimin ta vazhdojë këtë betejë me vendosmëri edhe më të madhe. “Shteti ynë ka kaluar shumë sprova, por gjithmonë kur e ardhmja dukej e pasigurt, qytetarët zgjodhën dinjitet, demokraci dhe të ardhme evropiane”, tha Osmani. Ai theksoi…

