Sonte, Aleanca Kombëtare për Integrim, ka shpallur bartësin e listës për këshilltar në komunën e Çairit, ku është vendosur që të jetë Kemal Matoshi. Postimi i plotë i Kemal Matoshit: Të nderuar qytetarë të Komunës së Çairit, Jam i nderuar dhe njëkohësisht ndjej përgjegjësi të madhe t’Ju njoftoj se sot jam përzgjedhur bartës i Listës për këshilltarë për Komunën e Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim. Besimi që më është dhënë është amanet për mua, si dhe obligim që të punoj me përkushtim të plotë për interesin e qytetarëve tanë. Çairi ka potencial të madh dhe meriton zhvillim të qëndrueshëm,…
Author: Jeta almakos
Koalicioni VLEN ka zyrtarizuar kandidaturën e avokatit të njohur Memet Seferi për kryetar të Komunës së Vrapçishtit. Propozimi erdhi nga degët e VLEN-it në këtë komunë dhe u miratua nga lidershipi qendror i koalicionit. Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, e cilësoi Seferin si kandidatin e duhur për drejtimin e komunës, duke theksuar profesionalizmin e tij në fushën e drejtësisë, përvojën në sektorin civil dhe angazhimin e gjatë për të drejtat e njeriut. “Pas një qeverisjeje që ka lënë shumë për të dëshiruar, më në fund edhe për qytetarët e Vrapçishtit po vijnë ditë më të mira”, u shpreh Ibrahimi, duke…
Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga radhët e AKI, Bajram Rexhepi, mbrëmë është takuar me banorët e fshatit Gajre, ku u diskutuab problemet reale me të cilat po ballafaqohen tash e disa vite banorët e fshatit Gajre. “Zgjidhja e këtyre problemeve është thelbësore për ta bërë Gajren një vend më të mirë për të jetuar, ashtu siç e meritojnë banorët e saj.”, ka thënë mbrëmë në Gajre, kandidatit i AKI, Bajram Rexhepi. Postimi i plotë i Bajram Rexhepit: 📍 Në Gajren e Shaip Kamberit u takuam me banorët për të dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Ata theksuan mungesën…
Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, deklaroi se komuna ka humbur mundësi të arta për të përfituar miliona euro fonde të pakthyeshme nga Bashkimi Europian dhe premtoi se, nëse merr besimin e qytetarëve, fondet evropiane do të bëhen shtylla kryesore e zhvillimit të Çairit. Ai prezentoi vizionin e tij për mundësinë dhe potencialin e pafund që e ka komuna e Çairit në shfrytëzimin e këtyre fondeve, por edhe mosshfrytëzimin e tyre në të kaluarën, pasi që siç theksoi, për tre vite ka qenë koordinator kombëtar për fondet IPA, ndaj dhe i njeh mirë këto programe, rregullat, por edhe njerëzit…
Partitë opozitare shqiptare kanë vazhduar të bëjnë akuza të rënda ndaj qeverisë dhe koalicionit VLEN, se siç thonë opozitarët, kjo Qeveri po i hap dyert gjithnjë e më shumë “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut. Rastin e fundit ata kanë përmendur deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Bratislav Gashiq, i cili ka folur për “rrugën e lirisë” dhe “kthimin në atdhe” të ushtrisë serbe në tokën e Maqedonisë së Veriut. Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe alarmon opinionin publik se Maqedonia e Veriut po përballet me një ofensivë të hapur të projektit , siç thonë, famëkeq…
Sipërmarrësi Lazim Destani ka pritur në takim përfaqësues të ekipit menaxhues të “Diaspora Economic Forum” (DEF) në Dubai. Përmes një njoftimi për media, DEF-i e ka falënderuar Destanin për mikpritjen dhe e ka falënderuar atë. Siç bëhet e ditur në njoftim, DEF-i ka shprehur mirënjohje të thellë që patën mundësinë të prezantojnë idetë e tyre. “Ne jemi thellësisht mirënjohës për mundësinë që patëm të prezantonim idetë tona dhe akoma më shumë për mikpritjen e ngrohtë që morëm. Edhe pse forma e saktë e bashkëpunimit është ende e hapur, një gjë është e qartë: bashkëpunimi do të ndodhë!. Në emër të…
Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh 32-vjeçar nga Saraji, i cili shihet si kandidat potencial për kryetar komune. Në një takim spontan në Tetovë, Aliu tregon se Ramadani u paraqit me sjellje modeste dhe edukatë të lartë. “Më përshëndeti i pari, dhe kur e pyeta kush është, më tha: Blerant Ramadani nga Saraji”, shkruan Aliu. Sipas tij, Ramadani la përshtypje si kuadër i fuqishëm dhe me ndjenja të sinqerta ndaj njerëzve. “Unë fola 25 minuta nga gjithsej 30 të ndejes, për të kuptuar se Bleranti dinte të dëgjojë më shumë sesa…
Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, sonte ka qëndruar me banorët e fshatit Krushopek. Me banorët e kësaj ane, u fol për projektet jetike të fshatit, asfaltimi i rrugëve kryesore të Krushopekut. Shkrimi i plotë i Ramadanit në vijim: Sot, bashkë me shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezani, zhvilluam një takim të frytshëm me banorët e Krushopekut. Diskutuam për projektet që janë jetike për fshatin: asfaltimin e rrugës nga komuna deri në Krushopek, asfaltimin e rrugës që lidh Krushopekun me Nerezin si dhe bekatonizimin e rrugicave të mbetura brenda fshatit. Një…
Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sot përmes një press-konference për media, ka shpalosur planin e tij për arsimin parashkollor në këtë komunë, ku mes tjerash ka theksuar se së shpejti do të ketë edhe dy kopshte të reja në Çair. Komunikata e plotë e Bujar Osmanit: Arsimi parashkollor është themeli mbi të cilin ndërtohet suksesi i çdo fëmije, por edhe e ardhmja e gjithë shoqërisë sonë. Vitet e para të jetës janë më të rëndësishmet për formimin e personalitetit, për zhvillimin e tyre, për gëzimin dhe sigurinë e tyre. Prandaj them: çdo…
VMRO-Partia Popullore e Lupço Georgievskit akuzoi se politika e madhe shtetërore serbe dhe shovinizmi ndaj Maqedonisë çdo vit marrin një dimension të ri, falë, siç thonë ata, “shtyllës së përkulur të pushtetit aktual të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM”, raporton gazeta KOHA. Nga partia theksojnë se këtë vitm festa e “Betejës së Kajmakçalanit” ishte vendosur pikërisht më 8 shtator – Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë, gjë që e vlerësojnë si poshtërim të shtetit dhe të popullit të tij. Reagim shtesë ka shkaktuar edhe vendosja e një pllake përkujtimore në Novaci në nder të çetnikut serb Voin Popoviq – Vojvoda Vuk,…
Apple po e quan iPhone 17 Pro “iPhone-in e saj më të përparuar ndonjëherë” dhe hardueri sigurisht e mbështet këtë. Ai prezanton një sistem të ri menaxhimi termik me një dhomë avulli për të mbajtur performancën të qëndrueshme, dhe fuqizohet nga çipi A19 Pro, për të cilin Apple thotë se ofron performancë 40 përqind më të mirë se 16 Pro. Përmirësimet e qëndrueshmërisë përputhen me pjesën tjetër të linjës, me Ceramic Shield 2 përpara dhe mbrapa dhe një kornizë titaniumi, transmeton Telegrafi. Përmirësimet e kamerave janë përpara dhe në qendër: për herë të parë, të tre kamerat e pasme…
Në hapjen e shtabit zgjedhor në Çair, Bekim Qoku theksoi dallimin mes dy llojeve të elitave politike: ato që pasurohen në kurriz të qytetarëve dhe ato që punojnë për interesin publik, raporton SHENJA. Ai tha se 23 vite pushtet janë përdorur për përfitime personale, ndërsa tani është koha për një kthesë me liderë si Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi e Arben Fetai, përmes koalicionit VLEN. “Janë dy lloj elitash politike. Një elitë që pasuron vetveten dhe punon për interesa personale, familjare dhe një elitë politike që punon për qytetarët. Ne kemi zhvesh nga pushteti 23 vjeçarin që ka punuar…

