Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, uron qytetarët me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e unitetit, paqes dhe përkushtimit ndaj së ardhmes euroatlantike të vendit
“Në këtë përvjetor, mesazhi im për qytetarët është që të bashkohemi rreth vlerave të unitetit dhe përkushtimit për të përmbushur aspiratat e vendit tonë. Është koha që secili prej nesh të japë kontributin e tij në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në vend.
Si një aleat i besueshëm i NATO-s dhe si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, ky është një moment që na kërkon të vazhdojmë përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritshme për brezat që do të vijnë.
Urime 8 Shtatorin- Ditën e Pavarësisë!
Me respekt,
Afrim Gashi
Kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Gashi.
Data 20.10.2026
Aktuale
- Kremlini thotë se Putini, Trumpi dhe Xi mund të zhvillojnë – muajin e ardhshëm – një takim trepalësh në Kinë
- Protestat në Shqipëri: 310 të lënduar, mes tyre 191 policë
- “Policia po përdoret si tampon”, Eugen Beçi: Ngado të hedhin plumba e gaz problemi nuk zgjidhet, të shikohet nga Kushtetuta!
- Haradinaj akuzon Kurtin për dhunë ndaj protestuesve: Një akt politik i papranueshëm
- “Duart e arta” të pushtetarëve dhe “dora e hekurt” mbi qytetarët
- DAP me fushatë për ndërgjegjësimin tatimor në sektorin e turizmit, takim informues në Mavrovë
- Sela: Pa u zgjidhur çështja e legjitimitetit, nuk duhet të shkohet në zgjedhje
- Sela: Shqiptarë e diasporë, ju lutem, ta mbështesim Arkin Jahijun në Bërvenicë!



