Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se pajtohet me deklaratën e zëvendëskryeministrit Izet Mexhitit dhe kryetarit të Çairit Visar Ganiut, të cilët kanë thënë se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovksa përdoret si instrument për destabilizim nga ana e BDI-së. Madje në këtë drejtim ai njofton se së shpejtë do të ketë detaje të reja. “Ka të vërtetë në këtë deklaratë dhe kjo është e qartë për të gjithë. Por, unë nuk kam çfarë të shtoj më shumë se ajo që e kanë thënë Mexhiti dhe Ganiu, ka të vërtetë këtu dhe shumë shpejtë opinioni do të zbuloj edhe detaje…
Author: Jeta almakos
Niveli i furnizimit të rregullt me ujë u arrit sot në mëngjes përmes vendbanimit Hekurana në komunën e Gazi Babës, por për shkak të konsumit të tepërt dhe tërheqjes nga Çairi, rrjeti po zbrazet shumë shpejt, informuan sot nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizime. Siç theksohet në kumtesën, ndërhyrja është përfunduar me sukses, por për të shmangur defektet në rrjetin e furnizimit me ujë gjatë lëshimit të serishëm të ujit nën presion, thonë se po punohet ngadalë dhe gradualisht me qëllim për të rregulluar rrjetin. “Qytetarëve u kërkohet të kenë durim dhe ta përdorin në mënyrë racionale derisa rrjeti të stabilizohet,…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka paralajmëruar se vendi mund të përfundojë në një situatë të ngjashme me bllokimin e gjatë që përjetoi pas vetos në Samitin e NATO-s në Bukuresht, duke përballur një tjetër dekadë të humbur në pritje të integrimit evropian. Në një intervistë për Deutsche Welle, Pendarovski tha se mosveprimi aktual dhe refuzimi për të përmbushur kushtet që kërkon Bashkimi Evropian do të çojë drejt një gjendjeje stagnimi të ngjashme me bllokimin që zgjati një dekadë për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë. “Do të zgjohet shoqëria dhe do të thotë: prisni, a do të presim…
Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, i cili ka mbetur pa paga tash pesë muaj, kalon nën kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë. Kështu ka bërë të ditur sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se ky vendim është rezultat i dialogut konstruktiv për të siguruar funksionalitetin institucional dhe pagesat e prapambetura për punonjësit e Inspektoratit. Nga ana tjetër, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, e ka cilësuar këtë hap si një përpjekje për shuarjen përfundimtare të organit ekzekutiv për zbatimin e gjuhës shqipe. Sipas Osmanit, ky është një sulm i qëllimshëm ndaj përdorimit të gjuhës shqipe dhe një tentativë për të…
Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka reaguar ashpër pas mungesës së ujit për më shumë se 20 orë në Çair dhe një pjesë të Gazi Babës. Ai akuzon kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, si dhe drejtuesit e emëruar nga ajo, Dimitar Apasiev dhe Blerim Bexheti, për përçmim të hapur ndaj qytetarëve të Çairit. “Na premtuan se do të vinte uji në orën 17:00, por edhe pas mesnate s’ka asnjë zgjidhje. Drejtuesit e emëruar nuk përgjigjen as në thirrjet tona thjesht për të mos i informuar qytetarët. Kjo është dhunë dhe nënçmim i pastër ndaj Çairit”, ka…
Saga e tradhëtarëve që e dinë se tetori do ti gjejnë në greminë Njërin s’e zë gjumi — sulmon kryetarin Arben Taravari natën vonë. Tjetri e sheh në ëndërr — çohet herët në mëngjes dhe sulmon kryetarin Arben Taravari”, thuhet në reagimin e Taravarit ndaj Fetait. “E kuptojmë mllefin dhe presionin nga detyra që kanë marrë me çmimin e të qenit në pushtet. Detyra e tyre është ta sulmojnë sa më shumë kryetarin e vet, sepse i qortojnë “shefat” që u japin njerëz dhe zyra hua nëpër “takime me strukturat”. Na kanë kërkuar që t’u tregojmë sondazhe e emra, duke…
Qeveria bëri gabim kolosal amator në lidhje me administratën e presidentit amerikan Donald Tramp, porositi në intervistë për “Dojçe vele” ish-presidenti Stevo Pendarovski duke e komentuar partneritetin me administratën e presidentit të ri të SHBA-së. Gjëja e vetme që “fituam” janë doganata, tha Pendarovski duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë kemi fituar si shtet nga partneriteti me administratën e Trampit. “Fituam dogana, si edhe të gjithë të tjerët, dhe nuk kishim kurrfarë përjashtim nga sistemi tarifor i presidentit amerikan. Unë tashmë e kam komentuar atë afrimin tonë të shpejtë ndaj administratës së re amerikane, me tezën se ne jemi…
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka njoftuar se me asfaltimin e rrugës “Nexhat Agolli” e përmbyllën me sukses një projekt të rëndësishëm për këtë lagje – ndërrimin e rrjetit të kanalizimit dhe vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit, nga i cili përfitojnë mbi 50 amvisëri. “Isha në terren për të ndjekur punimet nga afër dhe më vjen mirë që çdo fazë e projektit u realizua me cilësi dhe përkushtim. Ky investim u bë i mundur falë bashkëpunimit dhe përkrahjes nga Qeveria. Çairi po ndryshon çdo ditë me projekte konkrete, bashkëpunime efektive dhe me një administratë që punon…
Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti njoftoi se ky bashkëpunim synon zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit. Njoftimi i plotë i Mexhitit: Sot u formalizua një bashkëpunim i rëndësishëm ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, përmes nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi. Ky partneritet, i konfirmuar në takimin me rektorin Prof. Dr. Lütfi Sunar, synon avancimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit, duke përfshirë analizën e politikave publike dhe hartimin…
Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ljupço Kocevski, prokurori themelor publik i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Islam Abazi dhe prokurorja publike në PTHP NKOK Marija Gjorgeva sot qëndruan në Prishtinë, me ç’rast realizuan takim me kryeprokurorin shtetëror Besim Kelmendi dhe me kryeprokurorin Blerim Isufaj. Siç njoftuan nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në takim është biseduar për avancimin e bashkëpunimit dypalësh mes prokurorive të Maqedonisë dhe Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar tejkufitar, por edhe kundër veprave tjera penale. “Prokurorët publikë biseduan edhe për intensifikimin e kanaleve…
Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), Jens Laerke tha se Rripi i Gazës i cili ndodhet nën sulmet dhe bllokadën izraelite, është “vendi ku përjetohet më shumë uria në botë”, raporton Anadolu. Laerke i bëri vlerësimet në konferencën javore për media të Zyrës së OKB-së në Gjenevë. “Populli i Gazës vazhdon të jetë i privuar nga ndihma për shkak të kufizimeve serioze nga autoritetet izraelite ndaj përpjekjeve ndërkombëtare”, tha Laerke duke shtuar se “Gaza është vendi ku përjetohet më shumë uria në botë. Është rajoni i vetëm ku e gjithë popullsia përcaktohet se është në…
Për herë të parë në vend, në Repartin për radiologji diagnostike dhe intervenuese së bashku me bashkëpunimin ekipor me Repartin për endokrinologji në IPSH SPQ “8 Shtatori” është realizuar me sukses ablacioni me mikrovalë (MWA) i gjëndrës tiroide, informojnë pasdite nga institucioni shëndetësor. “Kjo procedurë revolucionare u udhëhoq nga radiologët tanë të nderuar intervenues dr. Filip Risteski, dr. Sllavica Çalçeska, asoc. dr. Andrea Nançeva – Bogoevska dhe dr. Ivona Jovanoska në bashkëpunim me endokrinologet dr. Radmilla Milloshevska dhe dr. Natasha Nedeska – Minova, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertin e njohur prof. dr. Bulent Çekiq, radiolog intervencionist nga Antalia, Turqi.…

