Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se pajtohet me deklaratën e zëvendëskryeministrit Izet Mexhitit dhe kryetarit të Çairit Visar Ganiut, të cilët kanë thënë se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovksa përdoret si instrument për destabilizim nga ana e BDI-së. Madje në këtë drejtim ai njofton se së shpejtë do të ketë detaje të reja.
“Ka të vërtetë në këtë deklaratë dhe kjo është e qartë për të gjithë. Por, unë nuk kam çfarë të shtoj më shumë se ajo që e kanë thënë Mexhiti dhe Ganiu, ka të vërtetë këtu dhe shumë shpejtë opinioni do të zbuloj edhe detaje të tjera”, ka deklaruar Mickoski.
Arsovska në Porkurorinë Themelore Publike të shtunën dorëzoi siç tha ajo, dëshmi dhe dokumentet lidhur me ndërtimet pa leje në Çair, pasi paraprakisht Prokuroria kërkoi nga ajo që në qoftë se ka dëshmi t’i dorëzojë në institucion.
Data 12.11.2026
Aktuale
- Rikuperimi i Erjon Vishkullit: Një betejë për shikimin
- Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore
- Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë e Veriut në shtator, turqit në krye të listës
- Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore
- Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet Forumi i 4-të Ballkanik i Gjykatave Kushtetuese
- Parashikimi i motit
- Temperatura pranverore sot, por nga e shtuna nis rënia
- Banka Popullore ka paditur zyrtarët e LSDM-së për deklaratat e tyre në lidhje me Alta Bankën



