Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar pas largimit të Partisë Demokratike të Turqve nga “Fronti Evropian”, duke e cilësuar këtë si shenjë të thellimit të krizës identitare brenda opozitës. “Kriza identitare në opozitë po thellohet. Sot, Partia Demokratike e Turqve u largua nga “Fronti Evropian”, duke zbuluar boshllëkun programor dhe faktin se aleancat ndërtohen më shumë mbi llogari frike sesa mbi bindje. Në këtë dritë, “koalicioni opozitar” duket se meriton një emër më realist: “Aleanca Kombëtare për Interes”. Urime për “parimet”!”, ka shkruar Mexhiti.
Author: Jeta almakos
Sonte, në ambientet e hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, krerët e Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, kanë mbajtur Akademi Solemne për hir të 24 vjetorit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur për situatën aktuale politike dhe gjendjen e shqiptarëve në këtë shtet, duke bërë edhe njëherë thirrje për veting, me fjalët:” nëse jeni burra, e politikanë të ndershëm, ejani të bëjmë veting dhe mos ledhatoni puthadorët”. “Pa shqiptarët, nuk mund të ketë shtet stabil, të qëndrueshëm dhe me një perspektivë që mund të ndërtojë…
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi, sonte gjatë fjalimit të tij në Akademinë Solemne që është mbajtur për 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ka folur rreth rëndësisë së kësaj marrëveshjeje që ka sjell paqe mes dy komuniteteve më të mëdha në vend. Sipas Rexhepit, edhe përkundër faktit se kjo marrëveshje është ndërtuar mbi themelet e një kontrate paqësore, qeveria VMRO-VLEN, po zhbën themelet e kësaj marrëveshje. “Marrëveshja e Ohrit, ishte çmimi i paqes dhe bashkëjetesës. Me këtë marrëveshje paqësore është arritur një kontratë ku dy komunitetet duhet ta respektojnë vazhdimisht këtë marrëveshje. Kjo qeveri monoetnike, anti-europiane, po…
Dy shtetas serbë dhe një nga Maqedonia e Veriut u vranë në një përleshje të një narko-karteli në Amerikën e Jugut. Sipas raporteve mediatike, trupat e tyre u gjetën në qese plastike të zeza, ndërsa informacionet jozyrtare tregojnë se ata u torturuan brutalisht para se të ekzekutoheshin në Bolivi. “Trupat janë dërguar për obduksion për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Viktimat ende nuk janë identifikuar zyrtarisht. Treguesit fillestarë sugjerojnë se ato u torturuan, u vranë dhe më pas u paketuan në qese plastike të zeza,” raportojnë burimet nga hetimi për “Novosti”. Sipas mediave serbe, një ndër të vrarët…
Një takim i ngrohtë dhe frytdhënës me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Maqedonisë, dr. Sait Saiti. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit me qytetin e Shkupit, me theks të veçantë në kujdesin dhe mbështetjen për personat pa strehë. ♥️ Humanizmi është masa e pjekurisë së një shoqërie. ✅ Besoj se së bashku, përmes aktiviteteve konkrete, mund të sigurojmë kushte më të mira për të gjithë. ❗️Secili prej nesh ka detyrimin të shtrijë dorën ndaj atyre që kanë më pak, sepse forca e vërtetë e një komuniteti shihet në momentet kur kujdesemi për më të pambrojturit. 🏠 Shkupi është…
Kur u duk se Gostivari po merr një pasqyrë të re në skenën politike, një përpjekje për t’i dhënë garës politike kulturë të nivelit të shteteve perëndimore, dështoi ende pa nisur. Ftesa publike e kandidatit të pavarur për këtë komunë, Visar Ademi, i cili ftoi kundërkandidatët Valbon Limanin dhe Sabaedin Dautin, për nga një kafe në një lokal të qytetit, mbeti pa përgjigje, e kafja pa u pi. Ndonesë i vetëm i ulur në tavolin, Ademi tha se qëllimi i këtij takimi ishte njohja personale mes kandidatëve dhe promovimi i një kulture politike më të civilizuar. VISAR ADEMI,KANDIDATI I PAVARUR…
Partitë opozitare shqiptare kanë reaguar pas lajmit që “Alta Banka” e Serbisë po hyn në tregun e Maqedonisë së Veriut. BDI dhe Aleanca për shqiptarët, krahu I Arben Taravarit kanë shprehur shqetësimin për, siç thonë ata, zhvillimet e fundit në sektorët strategjikë të vendit, ku kapitali dhe ndikimi i Serbisë po konsolidohet përmes një strategjie të koordinuar në telekomunikacion, bankë dhe media. Sipas tyre përshpejtimi i implementimit të agjendës së “Botës Serbe” në RMV tashmë nuk kufizohet vetëm në retorikë politike, por po merr formë konkrete përmes penetrimit ekonomik dhe politik, me siç thonë ata përfshirje aktive të VLEN-it si…
Një i vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i gjuajtjes më armë zjarr, që ka ndodhur sot në mesditë në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë. Në mesin e të lënduarve është edhe një vajzë e mitur, dhe një kalimtar i rastit. “Në ora 12:30, është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes personave nga dy automjete, me ç’rast ka ndodhur edhe një aksident trafiku, pas së cilës të dyja automjetet e kanë lëshuar vendin e ngjarjes, njëri prej tyre është drejtuar drejt rrugës “113”, ndërsa tjetri në…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një konferencë për media ka shpalosur Pikën 5 të Platformës Kombëtare, e cila fokusohet në mbrojtjen e mjedisit, ekologjinë dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne në komunat shqiptare. Taravari theksoi se kjo pikë synon pastrimin e deponive ilegale, krijimin e sistemeve të riciklimit, mbrojtjen e ujërave dhe burimeve natyrore, si dhe përdorimin e energjive të ripërtëritshme. Në planin e infrastrukturës, ai paralajmëroi investime në rrugë të rikonstruktuara me ndriçim LED, parkingje të organizuara, transport publik për nxënës e studentë, si dhe përmirësim të qasjes në zonat rurale. Taravari gjithashtu përmendi ndërtimin e tregjeve…
Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 12:15 minuta në Tetovë, ku sipas informacioneve jozyrtare një person ka ndërruar jetë, ndërsa është plagosur edhe një vajzë tjetër, e cila është në gjendje kritike. Ekipe policore janë në vendngjarje, ndërsa në terren është edhe Prokurori Publik. Nuk dihen ende se cilat janë shkaqet që kanë shpier deri tek përleshja. Policia është vënë në kërkim të dorasit.
Kandidati i Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, për kryetar të komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, sot ka realizuar takim me mërgatën tetovare, ku në fokus të bashkëbisedimit ka qenë krijimi i një sektori të veçantë për investimet e diasporës. Lidhur me këtë Rexhepi është shprehur se Tetova ka nevojë për investime, për përvojën që ata sjellin me vete dhe për një vizion të ri. Komunikata e plotë e Bajram Rexhepit siç vijon: Tetova nuk është për shitje, atë e kemi amanet nga të parët! Takimi me mërgatën tetovare ishte i ngrohtë dhe i qartë. Tetova ka nevojë për investime, për…
Kandidati për kryetar të komunës Çair nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me ndikimin e “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut. Osmani përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka alarmuar se “bota serbe” po merr formë të konkretizuar, duke aluduar se pas hyrjes së Telekomit Serb, tani përmes “Alta Bank” po tentohet që të shtrihet edhe në sektorin bankar. Postimi i plotë i Bujar Osmanit: Paralajmërimet për rritjen e ndikimit të “Botës Serbe” po marrin formë konkrete. Pas hyrjes së Telekomit Serb, tani penetrimi i kapitalit serb po bëhet realitet edhe në sektorin bankar.…

