Me fluturimin e parë që u nis sot në orën 06:25 nga Shkupi drejt Shtutgartit, kompania “Wizz Air” ka hapur një linjë dhe destinacion të ri nga kryeqyteti i Maqedonisë drejt Gjermanisë, njofton TAV Maqedonia. Kompania do të operojë fluturime nga Shkupi për në Shtutgart 3 herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. Gjatë orarit veror të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, deri më 24 tetor, orari i nisjes është: E hënë dhe e premte: 06:25 nga Shkupi, me mbërritje në Shtutgart në 11:10 sipas orës lokale. E mërkurë: nisja në 06:30 nga Shkupi, me mbërritje…
Author: Jeta almakos
Kandidati i pavarur për Komunën e Gostivarit, Visar Ademi, ka njoftuar hapjen zyrtare të fushatës së tij zgjedhore. Ngjarja do të mbahet të hënën, më 29 shtator, duke filluar nga ora 20:00, në adresën Svetozar Peposki 72, Gostivar (ngjitur me Rontgen “USA”). “Ftohen të gjithë qytetarët të jenë pjesë e këtij fillimi të madh për një Gostivar më të mirë”, shkruan Ademi në ftesën e tij publike. Me moton “Me Visarin për Gostivarin”, ai premton një qasje të re dhe transparente në qeverisjen lokale, duke u fokusuar tek nevojat reale të qytetarëve dhe zhvillimi i qytetit.
Xhenur Iseni ka reaguar ashpër ndaj fjalorit të përdorur nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në nisje të fushatës. Ai thekson se në vend të një alternative serioze opozitare me ide, projekte dhe platformë për të bindur qytetarët, Ahmeti ka zgjedhur të etiketojë kundërshtarët me fjalë fyese. Ky nuk është diskurs politik, por shpërthim nervoz prej atyre që po e ndiejnë se koha e tyre ka kaluar,” shkruan Iseni, duke shtuar se opozita duhet të jetë e përgatitur dhe e fokusuar në nevojat e qytetarëve. Sipas tij, sharjet tregojnë mungesën e vizionit dhe fundin e një epoke politike të bazuar…
I menjehershem ka qene reagimi i zv/keyeministrit te Parë dhe njeheresh kandidatit per kreun e Çairit Izet Mexhiti, pas paraqitjes publike te Ali Ahmetit, ne tubimin partiak, ku ai ne menyre te terthoret kundershtaret e tij politikë në taborin e VLEN, i ka quajtur “zagarë”! Ja reagimi i zotit Mexhiti: “Në momentin që i quajte ‘zagarë’ të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që nuk mendojnë si ti, e ke përfunduar karrierën politike. Sonte e ke vulosur delegjitimimin”.
Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, mori pjesë me respekt të veçantë në manifestimin e 28 Shtatorit, Ditës së Boshnjakëve, një datë që kujton historinë, identitetin dhe kontributin e këtij komuniteti në Maqedoninë e Veriut. Në fjalimin e tij, Mexhiti theksoi rolin e pazëvendësueshëm të boshnjakëve në ndërtimin e një shoqërie shumëetnike, sidomos në Çair, ku bashkëjetesa dhe bashkëpunimi ndërkomunitar janë bërë pjesë e përditshme e jetës. “Ky është një shembull që forcon kohezionin shoqëror dhe na obligon ta ruajmë e ta zhvillojmë më tej,” tha ai. Ai vlerësoi kontributin e komunitetit boshnjak në kulturë, arsim, ekonomi dhe jetë…
VMRO-DPMNE ka reaguar pas fjalimit të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti në konventën promovuese, në të cilën përcolli disa mesazhe për kreun e VMRO-së, Hristijan Mickoski. Nga partia në pushtet, thonë se Ali Ahmeti dhe BDI janë zogj dhe assesi shqiponja. “Kemi një porosi për Ali Ahmetin. Ti nuk je shqiponjë, por një zog i thjeshtë. Ndërsa në thelb, ji nuk jeni shqiponja, por magjistarë kriminel dhe të korruptuar. Më të zëshëm janë pikërisht më të frikësuarit. Me projekte, me masa me reforma për jetë më të mirë. Shqiptarë moti kohë janë ngopur nga Ali Ahmeti, ndërsa këtë do ta…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në konventën promovuese të AKI-së, tha se kundërshtarët tanë nuk respektuan legjitimitetin e fituar të shqiptarëve, madje duke cenuar marrëveshjen paqësore të Ohrit, duke vënë në abrogim ligjin e gjuhës shqipe, duke hequr balancuesin… “Marrëveshje e Ohrit duhet respektuar nga të gjitha palët. Dy dekada bashkë me komunitetin ndërkombëtar SHBA-në, BE-në dhe NATO, kemi punuar me forcat politike në vend, edhe me LSDM edhe me VMRO në realizim të kësaj marrëveshje. Hristijan Mickoski do me dal trim mbi trima. Kristijani me argatët e tij, me gabimet e njëpasnjëshme që bën, vetëm se i organizon dhe…
Policia gjermane arrestoi me dhunë protestues pro Palestinës në Berlin të shtunën, transmeton Anadolu. Duke bërë thirrje për veprime ndërkombëtare kundër Izraelit për shkak të luftës së tij gjenocidale në Rripin e Gazës, protestuesit brohoritën slogane dhe mbajtën banderola së bashku me flamuj palestinezë ndërsa marshuan. Sipas raportimeve, rreth 100 mijë protestues morën pjesë në demonstratën në Berlin. Ushtria izraelite ka vazhduar ofensivën brutale në Rripin e Gazës, duke vrarë mbi 66 mijë palestinezë që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke. Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra…
Komuniteti boshnjak është dëshmi se edhe komunitetet e vogla mund të kenë zemër të madhe dhe rol të madh në historinë e përbashkët të shtetit – tha kryeministri Hristijan Mickoski në Akademinë solemne me rastin e 28 Shtatorit – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve. Kryeministri uroi anëtarët e komunitetit boshnjak në vend dhe theksoi – ne nuk kemi komunitete të mëdha dhe të vogla, të gjithë jemi Maqedoni. “Ne zgjedhim rrugën e bashkimit, solidaritetit dhe respektit. Prandaj, Dita e Boshnjakëve nuk është vetëm dita e një komuniteti, por e tërë Maqedonisë. Kjo është një ditë që na kujton se të ardhmen…
Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot mori pjesë në një aktivitet të organizuar në Parkun e Çairit, i cili kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit. Në bashkëpunim me mjekë, forume të grave, të rinjtë dhe vullnetarë, qytetarëve iu ofruan kontrolle rutinë falas, përfshirë matjen e shtypjes së gjakut dhe analiza bazike. “Shëndeti është pasuria jonë më e çmuar dhe kujdesi për të duhet të jetë prioritet për secilin prej nesh. Sot e pamë nga afër se sa pak mjafton për të bërë një…
Në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet vendore, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Kërçovës, Fatmir Limani, po zhvillon një sërë takimesh me mërgatën kërçovare në diasporë, përkatësisht në qytete të Zvicrës dhe Gjermanisë ku jeton një numër i madh kërçovarësh. Takimet në Freiburg dhe Cyrih u zhvilluan në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore, ku komuniteti turk, me rrënjë nga Kërçova, shfaqi mbështetje të fuqishme për vizionin e Limanit. Në këto bashkëbisedime, u theksua rëndësia e mobilizimit për tubimin madhështor dhe dita e votimit, si dhe roli i mërgatës në ndryshimin që synohet në Kërçovë. Fatmir Limani…
Helmim nga ushqimi në Shtip. Mbyllet dyqani i sanduiçëve pranë shkollës së mesme profesionale “Kole Nehtenin” pasi disa nxënës kanë konsumuar sanduiçë me fileto pule dhe më pas kanë shfaqur simptoma të helmimit. Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë tashmë po hetojnë se për çfarë lloj bakteri bëhet fjalë. “Sipas informacioneve fillestare, pesë persona kanë shfaqur simptoma të helmimit nga ushqimi pasi kanë konsumuar sanduiçë me fileto pule. Mostrat e ushqimit dhe tamponët nga sipërfaqet e punës janë marrë për testime laboratorike kurse dyqani i sanduiçëve, me urdhër të shërbimeve inspektuese të Agjencisë, është mbyllur përkohësisht derisa të…

