Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka dërguar urime të veçanta për komunitetin boshnjak dhe ka shpallur zotime konkrete për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës boshnjake në Çair. “Të nderuar vëllezër dhe motra boshnjakë, i gjithë komuniteti në Çair, gëzuar Ditën e Boshnjakëve! Sot dua ta them qartë: në Çair do ta ruajmë gjuhën boshnjake dhe kulturën tuaj si pjesë të pasurisë sonë të përbashkët. Për këtë arsye, marr një zotim konkret – pas 19 tetorit, do të formojmë Departamentin për Gjuhën dhe…
Author: Jeta almakos
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, ka uruar të gjithë bashkëqytetarët e komunitetit boshnjak. “Kjo festë e rëndësishme është simbol i aspiratës për afirmimin e identitetit, traditës dhe sistemit të vlerave të boshnjakëve, si pjesë integrale e hapësirës kulturore dhe politike të Ballkanit. Padyshim, festimi i kësaj date është një kujtesë se jeta e çdo bashkësie fiton kuptim të plotë vetëm kur ajo njihet, respektohet dhe vlerësohet në shoqëri”, thuhet në urimin nga Siljanovska-Davkova. “Në një shtet modern dhe demokratik, siç synon të jetë Republika jonë, vendi i secilës bashkësi etnike…
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në hapjen e shtabit lokal të nëndegës “Kongresi i Manastirit”, tha se sot Çairi dallon rrënjësisht nga viti 2005, kur ai mori drejtimin e komunës. “Sot Çairi dallon prej 2005-tës. Në 2005, kur e kam marr unë Çairin, nuk kishte as objekt komune. Papunësia në Çair ka qenë 40%, sot është 16%”, theksoi Mexhiti. Ai kujtoi se dikur shqiptarët në administratën shtetërore kanë pasur përfaqësim minimal. “Dikur, kur s’ka qenë Komuna e Çairit, në Çair kanë kërkuar vetëm ndonjë shofer, bodigard apo sekretareshë. Sot Çairi e determinon politikën…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në Epopenë e Jezercit. Ai tha se Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, përkujton se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësi e popullit. Ndër të tjera, në një postim në Facebook, Ahmeti tha se dëshmorët me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë, transmeton Klankosova.tv. “Sot, në Ferizaj, u bashkuam për të nderuar bijtë dhe bijat më të shtrenjtë të kombit: dëshmorët që me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë sonë. Epopeja e Jezercit, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt dhe kujtimi i përjetshëm për…
Janë arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi Policia gjatë bastisjeve u gjeti marihuanë dhe produkte të marihuanës dhe bimë të kanabisit përcjell TV21. “Më 27.09.2025, rreth ora 19:00 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan A.Z. (27) dhe M.P. (25), të dy nga Shkupi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e A.Z., i cili u krye me urdhër gjykate dhe ku ndodhej edhe M.P., u gjetën dhe u sekuestruan: marihuanë, bimë të kanabisit dhe një bluarëse me mbetje marihuane. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse penale”, thonë nga MPB.
Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerand Ramadani, ka prezantuar qasjen e tij për një qeverisje ndryshe, të afërt me qytetarin dhe të bazuar në realitetin e përditshëm të banorëve të Sarajit. Në një deklaratë publike, Ramadani ka theksuar se qeverisja e tij nuk do të jetë burokratike apo e mbyllur në zyra, por aktive dhe në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve. “Ne nuk udhëheqim me laps mbi hartë, por me këmbë në terren dhe sy te realiteti!”, ka shkruar ai, duke nënvizuar përkushtimin për një administratë që zgjidh problemet aty ku ato ndodhin. Nga ana tjetër, sipas sondazheve…
Nga Aleanca Kombëtare për Integrim, në një konferencë për media, kanë deklaruar se nga 250 milionë euro kredi hungareze, kompanitë shqiptare kanë fituar pothuajse zero denarë. “Ky nuk është vetëm diskriminim i rëndë ekonomik, por edhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj mijëra familjeve shqiptare që mbajnë bukën e gojës duke punuar në këto kompani të përjashtuara. Këto fonde, fillimisht të paraqitura si “para kineze” dhe më pas si “kredi hungareze”, u dedikuan për “kompanitë vendore”. Por sot është e qartë se asnjë kompani shqiptare nuk është përfshirë. Ndërsa shqiptarët paguajnë taksa në buxhetin e shtetit, të njëjtit përjashtohen nga benefitet…
Një ditë para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, kryeparlamentari Afrim Gashi, ka bërë një thirrje publike për zhvillimin e një gare të drejtë, demokratike dhe dinjitoze. Në deklaratën e tij, Gashi ka theksuar rëndësinë e këtij momenti për demokracinë e vendit dhe të ardhmen e komunave, duke nënvizuar se zgjedhjet nuk janë thjesht një formalitet institucional, por një mjet thelbësor për qytetarët që të zgjedhin drejtues me integritet dhe vizion. “Demokracia nuk matet me fitoren e një individi apo partie, por me dinjitetin e garës. Prandaj, pres me besim që ky proces zgjedhor të jetë…
Turqia ka udhëhequr, koordinuar ose mbështetur të gjitha takimet për Palestinën gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, deklaroi të shtunën ministri i Jashtëm Hakan Fidan, raporton Anadolu. Ankaraja e ka mbrojtur çështjen palestineze “në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, tha Fidan për gazetarët në “Shtëpinë Turke” (Türkevi) në New York. Çështja palestineze dhe situata në Gaza kanë qenë “pika më e rëndësishme e rendit të ditës gjatë kësaj jave të Asamblesë së Përgjithshme”, theksoi ai. Fidan nënvizoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ishte nismëtari intelektual i takimit për Rripin e Gazës, i cili mblodhi…
“Një problem me një radar 27-vjeçar të vjetër në aeroportin e Shkupit u zgjidh vetëm për tre ditë”, tha zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski. Për shtatë vjet, askush nuk mbante shënime për pjesët rezervë, sepse ato tashmë kishin ndaluar së prodhuari. Ne u përballëm me një problem, por falë profesionistëve, arritëm ta vinim radarin në punë brenda tre ditësh”, tha Nikolloski. Ai njoftoi se, me një vendim të Qeverisë, M-NAV do të ngarkohet me detyrën për ta vënë plotësisht në punë radarin e ri në muajt e ardhshëm, me teste dhe inspektime standarde. Sipas Nikolloskit, aktualisht janë në…
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, u takua me ish-Presidentin e Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, u takua me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u theksua respekti i ndërsjellë dhe lidhjet e vazhdueshme mes personaliteteve akademike dhe Universitetit të Tetovës. Universiteti i Tetovës e vlerëson lart figurën dhe kontributin e Prof. Dr. Rexhep Meidanit në jetën akademike e publike dhe…
Njëri ndër liderët e VLENI-it, Bilall Kasami ka hedhur sot akuza serioze ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, për lidhje të ngushta me regjimin serb. Kasami thotë se, ka prova të cilat dëshmojnë se, Ahmeti me familjen e tij po i shet pasuri bankës së regjimit të Aleksandar Vuçiqit. Sipas tij, Ahmeti është personalisht përgjegjës për futjen e “Botës Serbe” të Aleksandar Vuçiqit në Maqedoni dhe për futjen e bankave serbe në Maqedoni. Bilall Kasami, VLEN “Kompania “AS Senjak” nga Kërçova, e njohur për opinionin për shumë skandale tjera, e cila është në pronësi të mikut të Ali Ahmetit, përkatësisht…

