Author: Jeta almakos

Buteli po hyn në një epokë të re zhvillimi me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e një poliklinike ultramoderne në këtë komunë. Kryetari i Butelit, Darko Kostovski, njëherësh kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, nënshkroi sot marrëveshjen në Ministrinë e Shëndetësisë, në prani të ministrit Azir Aliu. “Ju premtova dhe do ta realizoj! Poliklinika e re do të jetë një projekt historik për qytetarët e Butelit”, deklaroi Kostovski, duke e cilësuar këtë si një nga investimet më të mëdha të komunës. Ky projekt madhor, bartës i të cilit është Komuna e Butelit, realizohet në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë,…

Lexo më Shumë

Përderisa qyteti po ngulfatet nga mbeturinat,institucionet e vendit po ngrisin padi penale kundër Ndërmarjes Publike “Higjiena Komunale Shkup”. Komuna e Aerodromit dhe Qyteti i Shkupit kanë ngritur padi penale lidhur me punën e NP “Higjiena Komunale”. Nga komuna e Aerodromit njoftuan se kanë ngritur padi kundër kompanisë sepse mbeturinat në komunë nuk janë mbledhur që nga data 15 shtator. KOMUNA E AERODROMIT “Në disa lokacione në komunë, mbeturinat komunale nuk mblidhen nga kontenjerët dhe përreth kontejnerëve, gjë që rrezikon mjedisin, përkatësisht mjedisin në të cilin lëvizin njerëzit. Për shkak të mbledhjes jo në kohë të mbeturinave shtëpiake, ka rrjedhje të…

Lexo më Shumë

Para-Fushata për zgjedhjet lokale po hyn në një fazë gjithnjë e më intensive, teksa partitë politike dhe kandidatët e tyre nuk po ndalin takimet me qytetarët, premtimet elektorale dhe prezantimin e programeve të tyre. Çdo ditë, rrugët, madje edhe shtëpitë me përkrahës , shndërrohen në arenë politike, ku secili synon të fitojë besimin e votuesve. Nga qytetet e mëdha deri në komunat më të vogla, dinamika e garës po rritet, ndërsa dita e zgjedhjeve po afron me hapa të shpejtë. Që nga fillimi e deri më tani, vëmendja është përqendruar veçanërisht në komunën e Çairit – një nga zonat më…

Lexo më Shumë

Kandidatët për kryetarë të komunave sot kanë nënshkruar kodeksin për zgjedhje fer, demokratike dhe të lira. Të gjithë kandidatët kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira, pa presione ndaj trupit votues dhe qytetarëve, pa shantazhe dhe duke mos keqpërdorur administratën për qëllime politike. Kandidatët gjithashtu janë betuar për debate të lira, konstruktive dhe në interes të qytetarëve. Nënshkrimi i kodeksit vjen dy ditë para fillimit zyrtarisht të fushatës zgjedhore.

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot zhvilloi takim me z. Matteo Mecacci, Shefin e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të OSBE/ODIHR. Gjatë takimit, u diskutua mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit tonë dhe domosdoshmërinë që ato të zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe të sigurt. Mexhiti theksoi se siguria maksimale është një parakusht i domosdoshëm, por mbi të gjitha, thelbësore mbetet që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin lirshëm dhe në mënyrë demokratike. Ai nënvizoi se institucionet shtetërore, shoqëria civile dhe të gjithë aktorët politikë kanë përgjegjësinë e…

Lexo më Shumë

Bekim Berisha, përfaqësues i Aleancës Kombëtare për Integrim, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp ku ka kritikuar ashpër Izet Mexhitin dhe trashëgiminë e tij politike në Komunën e Çairit, duke e cilësuar si “20 vite pushtet me 0 rezultate”. Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Çairit që të mos bien pre e fushatës së Mexhitit. “Ai ka qenë në pushtet 20 vite: tre mandate kryetar komune dhe dy të tjera ushtar i tij më i besuar. Rrugët janë ende të shkatërruara, plehrat ende mbysin lagjet, parkingjet mungojnë, ndërsa planifikimi urban është në kaos. Sot ai vjen e flet për…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka pritur në një takim të veçantë prof. dr. Avzi Mustafën, një nga figurat më të shquara të arsimit shqiptar dhe mendimit pedagogjik në vend. Në takim ishte i pranishëm edhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë, z. Imer Selmani. “Pata kënaqësinë të pres në Ambasadë prof. dr. Avzi Mustafën, një figurë e shquar e arsimit shqiptar dhe mendimit pedagogjik në Maqedoninë e Veriut dhe një mik i rregullt i Ambasadës sonë,” tha ambasadori Meidani. Gjatë bashkëbisedimit, prof. Mustafa ndau reflektime mbi zhvillimin e arsimit shqip, avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe…

Lexo më Shumë

“Mirëmëngjes nga Fushë Topana! Punë dhe përkushtim!” – me këto fjalë Izet Mexhiti, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, publikoi sot video pamje nga lagjja Fushë Topanë, ku tashmë kanë nisur punimet për rekonstruimin e rrugës Metodija Mitevski, ashtu siç u paralajmërua ditë më parë. Investimet e përgjithshme në lagjen e Fushë Topanës kapin mbi 760 mijë euro dhe përfshijnë disa nga rrugët kryesore të lagjes: Ismail Qemali, Metodija Mitevski, Mehmet Gega, Nikolla Maleshevski dhe Gjorgji Pop Hristov. Projekti parashikon: -asfalt të ri dhe trotuare bashkëkohore, -ndriçim tërësisht të ri, -hapësira për parkingje dhe zona të…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se koalicioni AKI sonte në Tetovë ka hapur shtabin zgjedhor. Ai ka deklaruar se bashkimi I tyre është një garanci se askush nuk mund t’i ndalë ata. “Sot në Tetovë u hap me madhështi shtabi ynë zgjedhor, duke shënuar një hap të rëndësishëm në plebishitin historik që kemi përpara. Ky mobilizim i jashtëzakonshëm është dëshmi se shqiptarët janë të bashkuar, të vendosur dhe të gatshëm të mbrojnë dinjitetin, barazinë dhe të ardhmen evropiane të vendit. Bashkimi i forcave politike në këtë aleancë është përgjigjja jonë më e fortë ndaj sfidave që na i…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një mesazh simbolik, të shoqëruar me fotografinë e numrit 4 – numrin me të cilin garon në zgjedhjet e 19 tetorit. “ADN-ja jonë përbëhet nga 4 baza. Qoftë numri katër një ogur i mirë për të gjithë njerëzit që duan dhe duhet të kenë më të mirën! Numri 4 është numri i Fitores! Le të rrethojmë këtë numër dhe të zgjedhim jo vetëm të ardhmen por mbi të gjitha të Tashmen! Të gjithë bashkë me Gostivarin n’❤️!” – ka shkruar Limani. Mesazhi…

Lexo më Shumë

Gostivar, 24 shtator 2025 – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, ka bërë të ditur sot se ka marrë zyrtarisht numrin 91 në fletëvotim për zgjedhjet lokale të 2025-ës. Ademi theksoi se ky numër nuk është thjesht një shenjë teknike, por simbol i rrugëtimit politik dhe vizionit për një Gostivar më të pastër, pa korrupsion dhe me dinjitet. “Ky nuk është vetëm një numër. Ky është numri i ndryshimit real. Numri 91 përfaqëson Gostivarin e qytetarëve dhe jo të partive politike,” u shpreh Ademi. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen rreth vizionit të…

Lexo më Shumë

Kandidatët për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani nga Aleanca Kombëtare për Integrim dhe Izet Mexhiti nga VLEN po vazhdojnë parafushatën zgjedhore. Osmani nënvizoi se rrugët e errëta dhe lagjet e pasigurta janë një nga arsyet të frikës dhe pasigurisë. Ai prezantoi dy masa për Komunën e Çairit ku në masën e parë ai paralajmëroi zëvendësimin e plotë të sistemit të ndriçimit publik me drita moderne LED. BUJAR OSMANI, AKI ‘’Çështja e sigurisë urbane dhe teknologjike Komuna do të mbuloj çdo cep të pasigurt të Çairit, çdo zonë publike me kamera sigurie, për shkak se kjo është një eksperiencë…

Lexo më Shumë