Përderisa kryeqytetin e ka kapluar shëmtia nga mbeturinat e pa pastruara gjithandej, politikanët në vend të zgjidhjes së problemit kërkojnë falje. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se për të njëmbëdhjetën herë po ju kërkon falje qytetarëve, që në zgjedhjet e kaluara lokale, e ka mbështetur Danella Arsovskan për kryetare të Qytetit të Shkupit dhe se këtë gabim nuk do e përsëris më. Hristijan Mickoski, kryeministër “Ndjehem përgjegjës që e kam mbështetur kandidaten e pavarur atëherë. Po, ndjehem përgjegjës. Dhe kam kërkuar falje të paktën 10 herë. Dhe do ta them përsëri, kërkoj falje që qëndrova pas kandidates së pavarur Danela Arsovska…
Author: Jeta almakos
Subjektet politike që garojnë për zgjedhjet lokale të tetori kanë bërë sot tërheqjen e shortit në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, me çka u verifikua lista e vetme e kandidatëve për zgjedhjet. Radhitja e subjekteve që kanë tërhequr shortin, është bërë sipas shkronjave të alfabetit cirilik. Koalicioni VLEN do të ketë numrin 7 në listën e kandidatëve, VMRO – DPMNE do të ketë numrin 9, Lëvizja Znam numrin 2, Aleanca për Integrim Kombëtar do të radhitet e katërta në listën e kandidatëve, ndërsa LSDM do të radhitet e pesta. Tërheqja e shortit u bë edhe për partitë jashtë parlamentare si dhe për…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmshi, zhvilloi sot takim pune me drejtorin kryesor ekzekutiv të “Central Azia Metals (CAML), Gavin Ferar. Në takimin ishte i pranishëm edhe drejtori për qëndrueshmëri i kompanisë, Ivica Talevski. Bisedimet u përqendruan në zhvillimin aktual të kompleksit minerar “SASA”, i cili është një nga kompanitë më të rëndësishme në industrinë minerare në vend, si dhe në planet për investime të mëtejshme dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare në punën e qëndrueshme. Menaxhmenti i kompanisë e informoi ministrin Durmishi për rezultatet e deritanishme të punës dhe potencialin për rritje të mëtejshme, duke përfshirë edhe në fushën…
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është takuar sot me kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Takimi është zhvilluar në qytetin e Ferizajt, ku të dy personalitetet kanë shëtitur në sheshin qendror të qytetit dhe kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Në një postim në Facebook, kryetari Aliu u shpreh: “Mesditë e veçantë e shëtitje në sheshin e qytetit me mikun tim, ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, kryediplomatin Bujar Osmani, për bashkëpunimet tona të së ardhmes.”…
Nga Kosova për botën, Kaon Krasniqi po ndryshon mënyrën se si ne e kuptojmë teknologjinë! Në vetëm 14 vjet, Kaoni ka arritur atë që shumë të rritur ëndërrojnë — të krijojë dhe të themelojë një projekt inovativ me bazë Inteligjencën Artificiale, MindLoop. MindLoop është një platformë që synon të bëjë mësimin dhe krijimin më të lehtë, më personal dhe të fuqizuar nga AI. Një ide e lindur nga pasioni i tij i madh për teknologjinë, kodimin dhe dëshira për të sjellë ndryshim pozitiv në botë. Ky është vetëm fillimi për Kaonin, djalin që tashmë po sfidon botën me idetë e…
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe sot reagoi për deklaratën e kryeministrit Hristian Mickoski për situatën në gjyqësor, duke theksuar se të vetmit të cilët janë të dëshpëruar dhe të pakënaqur nga moszbatimi i reformave në gjyqësor, janë vetë qytetarët. Filipçe theksoi se kryeministri Mickoski është përgjegjës direkt për situatën në gjyqësor dhe moszbatimin e reformave të nevojshme. “Unë besoj se është absolutisht e papranueshme që Kryeministri të veprojë si një analist i pavarur dhe të komentojë vetëm situatën në gjyqësor, kur ai është drejtpërdrejt përgjegjës për zbatimin e reformave. Deri më tani, asnjë nga reformat e parashikuara nuk është zbatuar,…
Për shkak të parregullsive të konstatuara në punë dhe mosveprimit sipas detyrimit për eliminimin e tyre, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se është marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të punës së shkollës së lartë profesionale private – Fakulteti i Ekonomisë së Biznesit në Shkup. “Parregullsitë u konstatuan nga ana e një komisioni të posaçëm në kuadër të MASH-it për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në punë, ndërsa vendimi për pezullimin e përkohshëm të punës së këtij institucioni privat të arsimit të lartë u mor gjithashtu në bazë të një mendimi nga Bordi i Akreditimit të Arsimit të Lartë. Në Fakultetin…
Kryetari i komunës Butel, Darko Kostovski, ka vizituar me një shkas të mirë fshatin Luboten. “PO I RINDËRTOJMË DY RRUGËT KRYESORE NË LUBOTEN, NUK JANË PREKUR QË NGA VITI 1998! Le të jetë i hajrit fillimi i dy projekteve të reja kapitale në Luboten. Po fillojmë me rindërtimin e dy rrugëve kryesore, një pjesë të rrugës 1 dhe një pjesë të rrugës 3. Sot në Luboten, premtimi i dhënë të gjithë qytetarëve filloi të realizohet. Po realizojmë një kërkesë dekadash, s’ka më qytetarë të harruar të komunës së Butelit Rruga 1 është rruga kryesore që kalon pranë shkollës fillore dhe…
Kandidati i AKI-së për Sarajin, Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual dhe bartësin e listës, Iljas Veseli, si dhe këshilltarët e nëndegës Saraj, morën pjesë në provat gjenerale të valltarëve të ansamblit “Drita e Dervenit”, para paraqitjes së tyre madhështore në Turqi. Ky ansambël, i përbërë nga djem e vajza të talentuar, është shembull i përkushtimit dhe dashurisë për kulturën kombëtare. Me elegancë, pasion dhe mjeshtëri, ata mbajnë gjallë traditën shqiptare dhe e prezantojnë Sarajin e gjithë kombin tonë në skenat ndërkombëtare. “Komuna jonë do të qëndrojë gjithmonë në krah të tyre, duke i mbështetur fuqishëm këta ambasadorë të…
Maksimalisht jemi të hapur dhe u japim mbështetje pasi jeni shtytësi kryesor i biznesit, potencoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski në takimin e sotëm me transportuesit urban në Shkup. Nikolloski vlerësoi se është shumë pozitiv indikatori për rritjen në sektorin e transportit dhe logjistikës në tremujorin e dytë prej 6,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo, potencoi, është dyfishi i rritjes së BPV-së, që tregon se kjo industri po zhvillohet dhe ende ka hapësirë për rritje. Në këtë drejtim, marrim shumë masa, nga metoda e shpërndarjes së lejeve CEMT deri te metoda…
Çmimi i arit u rrit me 0.22 për qind këtë mëngjes, duke arritur një nivel rekord prej 3,184 eurosh (3,755 dollarë) për ons në orën 9:30 të mëngjesit sipas Orës së Evropës Qendrore. Çmimi i arit në 12 muajt e fundit varioi midis 2,150 eurove (2,536.91 dollarë) dhe 3,184 eurove (3,755 dollarë) për ons, duke arritur një rritje prej 42.8 përqind. Pritjet e tregut për ulje të mëtejshme të normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së (Fed) ndikuan fuqishëm në çmimet e mallrave, veçanërisht të arit. Me këmbënguljen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Rezerva Federale uli normat e…
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, deklaroi se njohja e Shtetit të Palestinës nga gjashtë vende është “një hap i rëndësishëm dhe i nevojshëm në rrugën drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”. Abbas shprehu kënaqësinë e tij me njohjen zyrtare të Shtetit të pavarur dhe sovran të Palestinës nga Franca, Belgjika, Luksemburgu, Malta, Monako dhe Andorra. “Këto njohje përbëjnë një hap të rëndësishëm dhe të nevojshëm drejt arritjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, në përputhje me rezolutat ndërkombëtare të legjitimitetit. Kjo njohje e të drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje, liri dhe pavarësi do të hapë rrugën…

