Opozita shqiptare ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e Ministrisë së Brendshme rreth ribrendimit të uniformave të policisë, të cilat do të jenë vetëm në gjuhën maqedonase. Sipas BDI-së, ky akt është shkelje flagrante e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, që garanton barazi dhe dygjuhësi në institucionet shtetërore. Nga kjo parti, kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të këtij vendimi diskriminues siç e quajnë ata. Bashkimi Demokratik për Integrim “Ky nuk është një rast i izoluar, por vazhdimësi e politikës diskriminuese të VMRO-DPMNE-së, e cila tashmë ka iniciuar në Gjykatën Kushtetuese heqjen e gjuhës…
Author: Jeta almakos
Derisa është riaktualizuar çështja e njohjes së Palestinës nga disa vende evropiane pikërisht në periudhën kur ndaj Gazës po kryhet gjenocid, kryeministri Hristijan Mickoski u pyet për qëndrimin e RMV-së për këtë çështje. Ai shumë shkurt u përgjigj se qëndrimin e kanë shprehur disa herë dhe se i njëjti mbetet i pandryshuar, duke mos specifikuar asgjë më shumë. Hristijan Mickoski, kryeministër “Mendoj se e kemi komunikuar këtë shumë herë në të kaluarën dhe këtu nuk ka ndryshime”. Maqedonia e Veriut qëndrimin e ka shprehur përmes votimit të rezolutave për armëpushim në Gaza, duke shprehur qëndrim neutral ose duke votuar kundër.…
Çdo ditë e më shumë po demaskohen dhe shqiptarët po marrin dëshmi tjera të qarta për fytyrën e vërtetë të BDI-së. Deklaratat e partnerit të tyre të deridjeshëm, Menduh Thaçi, zbuluan të vërtetën që BDI përpiqet ta fshehë: kjo parti ka lutur Hristijan Mickoskin që të jetë pjesë e qeverisë, pa kushte, pa kërkesa reale, madje edhe pa postin e kryeparlamentarit, dhe me më pak ministri sesa ka sot VLEN. Ky është kulmi i nënshtrimit dhe servilizmit politik. Dhe sot, para jush duam të bëjmë pyetjet që kërkojnë përgjigje: Pse BDI deshi të hyjë në qeveri pa asnjë kusht? Cilin…
Edhe pse ende nuk ka nisur fushata për zgjedhjet lokale, kjo nuk vërehet aspak, pasi partitë dhe kandidatët e tyre, çdo ditë shihen në terren, duke takuar qyetatarë, duke mbajtur konferenca për media, madje edhe duke endur nëpër konake të ndryshme. Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka takuar pensionistët e kësaj komune, nga ku tha se, nëse ai do të marrë besimin e qytetarve, komuna do të jetë partere e të gjitha shoqatave të pensionistëve dhe do t’i mbështesë në të gjitha iniciativat e tyre. IZET MEXHITI, KANDIDAT I VLEN PËR KOMUNËN E ÇAIRIT “Pensionistët…
Në hapjen solemne të shtabit zgjedhor në lagjen Dizhon 2, kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga VLEN, Izet Mexhiti, theksoi se ka ardhur momenti për një ndryshim të vërtetë dhe të thellë në Çair. Në fjalimin e tij para qytetarëve, Mexhiti thumboi qeverinë e kaluar për mungesë të projekteve konkrete, duke theksuar se dy zëvendëskryeministra nga Çairi, Artan Grubi dhe Bujar Osmani nuk kanë realizuar asnjë projekt të rëndësishëm për komunën, pavarësisht pozicionit të tyre. “60% e taksave në nivel të qytetit vijnë nga Çairi dhe ato duhet të kthehen si investime të drejtpërdrejta. Nëse ka ndonjë investim…
Tridhjetë vjet më parë, në Pekin, kombet e botës bënë një premtim solemn: të avancojnë të drejtat e grave si të drejta të njeriut, të arrijnë barazinë gjinore dhe të fuqizojnë çdo grua dhe vajzë që të jetojë e lirë nga dhuna, diskriminimi dhe shtypja, tha Presidentja. Davkova, duke iu drejtuar takimit të nivelit të lartë që shënon 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë, e cila po mbahet sot në New York si pjesë e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Siljanovska-Davkova shtoi se Deklarata dhe Platforma për Veprim e Pekinit mbeten një…
Prof. Dr. Qani ef. Nesimi ka njoftuar dorëheqjen nga posti i Myftiut të Tetovës, pas një mbledhjeje të rregullt të mbajtur më 19 shtator 2025 nga organi vendimmarrës i Myftinisë. Përveç dy anëtarëve që mungonin, të gjithë pjesëtarët e tjerë të këtij organi gjithashtu kanë dhënë dorëheqje. Në deklaratën e tij, Nesimi thekson se ky vendim është marrë me vetëdije të plotë dhe me ndjenjë përgjegjësie, me qëllim ruajtjen e unitetit dhe harmonisë brenda komunitetit mysliman në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai shpreh mirënjohje për bashkëpunëtorët e sinqertë, institucionet arsimore e fetare, si dhe për ambasadat që kanë mbështetur…
Në margjinat e mbledhjes së 80-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, sot u mbajt takimi i parë i ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës Adriatiko – Joniane (NAJ) – ngjarje e cila përfaqëson moment historik dhe konfirmim për përkushtimin e përbashkët drejt bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian dhe multilaterizmit konstruktiv. Siç bënë të ditur nga MPJTJ, takimi ishte organizuar nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila e mori rolin njëvjeçar të kryesueses me NAJ për periudhën 2025–2026. Në fjalimin e tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski,…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender për uniforma të reja për të zëvendësuar uniformat e vjetra të Policisë. Sipas MPB-së, uniformat aktuale janë jopraktike dhe jofunksionale, prandaj do të zëvendësohen me të reja, moderne, cilësore dhe funksionale, sipas modelit të policive evropiane. Në një proces që është plotësisht transparent dhe i përgjegjshëm, Ministria ka zhvilluar një dialog teknik me madje 13 kompani të interesuara me ç’rast janë marrë në parasysh të gjitha sugjerimet dhe propozimet. Ministria bën thirrje të paraqiten në tender të gjitha kompanitë e interesuara dhe në afatet e përcaktuara për të mundësuar promovimin e…
Zgjedhjet lokale po shndërrohen në fushatë për zgjedhjet parlamentare. Deklaratatë të një dite më parë të kandidatit nga koaliconi VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, i cili tha se kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Çairit, Bujar Osmani, nuk e ka mendjen për Çairin, por tek qeveria, i ka komentuar sot Osmani. Ai publikisht ka sfiduar Mexhitin, që siç tha, të bëhet betim ligjor që nuk do ta lëshojnë pozicionin e kryetarit të komunës deri në fund të mandatit. BUJAR OSMANI, KANDIDATI I AKI-SË, PËR KOMUNËN E ÇAIRIT “Unë nuk e kam Çairin plan B ose…
Një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin Klinik të Tetovës, duke tronditur opinionin publik. Familjarët e të ndjerës akuzojnë mjekët për trajtim të gabuar dhe për faktin se nuk e kanë transferuar në kohë drejt Shkupit për kujdes më të avancuar. Sipas dëshmive të familjarëve, gjendja e vajzës ishte përkeqësuar shpejt, por ekipi mjekësor nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme për ta nisur menjëherë në një qendër më të specializuar. Ndërkaq, drejtori i spitalit të Tetovës Erzen Elezi, ka dhënë detaje në lidhje me rastin e vdekjes së 7-vjeçares në repartin e Pediatrisë. Ai tha se pacientja 7-vjeçare…
Shumica e personave nga Maqedonia e Veriut që janë futur në listën e zezë amerikane, kryesisht për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe ndikim mbi gjyqësorin, vazhdojnë të jenë aktivë në politikë dhe biznes. Sanksionet duket se kanë ndikuar në rënien e besueshmërisë, por rastet e zgjidhjes gjyqësore të aferave korruptive janë të rralla. Më shumë se katër vjet më parë, lumi Drini i Zi në Strugë, në orët e mbrëmjes, papritur u bë shumëngjyrësh, duke ndryshuar ngjyrën e rrjedhës në blu, jeshile dhe të kuqe. Pamjen e re e fitoi falë ndriçimit anësor dhe atij nënujor përgjatë lumit. Mbrëmjen…

