Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti, ka reaguar në Facebook duke kujtuar vendimin e Qeverisë për përjashtimin e diasporës nga regjistrimi i popullsisë dhe përfaqësimi politik. “Sado që Parlamenti i Maqedonisë së Veriut votoi Deklaratën për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, zgjedhjet lokale që po vijnë aspak nuk janë të tilla. As të lira, as demokratike nuk mund të jenë ato zgjedhje që, me vendim arbitrar të Qeverisë (në shtator të vitit të kaluar) dhe pa miratimin e Kuvendit, përjashtuan diasporën nga përfaqësimi politik. Kjo është një shkelje e papranueshme dhe kriminale e të drejtave elementare të njeriut…
Author: Jeta almakos
Në një takim me qytetarë dhe mbështetës të VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, kandidat për kryetar të Shkupit, prezantoi vizionin e tij për kryeqytetin, duke theksuar rëndësinë e qasjes njerëzore dhe përkushtimit real ndaj qytetit dhe qytetarëve. Gjorgjievski u shpreh se Shkupi ka nevojë për më shumë se një kryetar komune – ka nevojë për një njeri që kupton sfidat e qytetarëve dhe punon për ta bërë qytetin më të bukur, më të pastër dhe më të sigurt. “Ky qytet nuk ka nevojë vetëm për politika dhe premtime boshe. Ai meriton punë të vërtetë dhe përkushtim. Së pari njeri, pastaj kryetar komune!”…
“Një herë njëri, pastaj kryetar”, nën këtë moto, partia e kryeministrit Mickoski ka prezantuar kandidatin për kryeqytetin dhe listën e këshilltarëve. Kandidati Orce Gjeorgjievski para mbështetësve tregoi prioritetet dhe planet e tij si kryetar. Tha se fitorja e tij është e sigurtë dhe se me të në krye, kryeqyteti do të jetë krejtësisht ndryshe nga seç është tani. Gjeorgjievski në prezantimin e tij tha se në mandatin katër vjeçarë do të ndërtojë hapsira të gjelbërta, tha se Shkupi do të ketë plan të ri urbanistik dhe se me të në krye do të rregullohet infrastruktura nëntokësore dhe do të ketë…
Publicisti Lirim Gashi ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku ka theksuar se, sipas tij, pas rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, figurat që duhen konsideruar si komandantët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin Adem Demaçi dhe Albin Kurti. “Sipas dëshmive të vetëlavdëruesve që na gënjyen gjatë gjithë kohës se në luftë ishin supermenë, duke i rrahur me grushta gjokset e tyre të vogla si të pulave, del se të vetmit komandantë të vërtetë të UÇK-së, pas vrasjes së legjendarit Adem Jashari, ishin Adem i Paarritshmi Demaçi dhe Albin i Pamoshturi Kurti”, ka shkruar ai. Në…
Vazhdon të pritet me ngrohtësi nga çdo tetovar, kandidati i AKI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi. Nuk ka familje, i moshuar e i ri, që nuk e hap derën për të mbështetur Bajram Rexhepin. Ai çdo ditë po troket në dyert e tetovarëve për të kërkuar mbështetje, dhe mbështetjen po e merr në mënyrë publike nga të gjithë, pa dallim përkatësie etnike. “Unë mendoj se do të fitoni”, janë fjalët e tetovarëve nga çdo derë që troket Rexhepi. Nga ana tjetër, edhe anketat e agjencive vendore po thonë se Bajram Rexhepi ka një epërsi të madhe ndaj kandidatit të VLEN-it –…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ndihet i lumtur që do të presë Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator, transmeton Anadolu. “Jam i lumtur që do të pres Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më 25 shtator në Shtëpinë e Bardhë”, tha Trump në një deklaratë në platformën amerikane të medias sociale, “Truth Social” Ai shtoi se gjatë takimit do të diskutojnë mbi disa marrëveshje tregtare dhe ushtarake, përfshirë blerjen e avionëve ‘Boeing’ në shkallë të madhe, një marrëveshje të rëndësishme për avionët F-16 dhe vijimin e bisedimeve për F-35, nga të…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski tha sot se Qeveria pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, do t’i shpallë masat për ndalimin e çmimeve të larta të banesave në Shkup, por edhe në disa qendra të tjera në vend. Ai tha se fokusi është vendosur tek të rinjtë, që më lehtë të sigurojnë strehim. “Unë njoh shumë që shesin, ndërsa pak që kanë blerë me ato çmime. Çmimet duhet të ulen, janë tepër të larta. Sigurisht që ne po përpiqemi të ndihmojmë. Fokusi më i madh është tek të rinjtë, sepse ata janë ata që kanë nevojë për banim, veçanërisht…
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, ka reaguar ndaj deklaratës së rivalit të tij politik, Blerant Ramadani, i cili së fundmi kishte premtuar “ndezjen e dritave të fitores” në këtë komunë. Në një deklaratë për mediat, Elmazi u shpreh se qytetarët e Sarajit nuk kanë nevojë për slogane e premtime boshe, por për një ndryshim real, pas viteve të gjata të, siç tha ai, “qeverisjes së dështuar të BDI-së”. “Elmazi theksoi se Blerant Ramadani, megjithëse paraqitet si alternativë, në realitet është bërë bashkë me strukturat e vjetra që e kanë lënë komunën në errësirë – pa…
Me vetëm 30 ditë të mbetura deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, kandidati i Beslidhjes Shqiptare – AKI, Blerant Ramadani, ka publikuar një video motivuese në rrjetet sociale ku shfaqet përkrah të rinjve të subjektit të tij politik. Në postimin e bërë në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ramadani thekson vendosmërinë për fitore në komunën e Sarajit, duke shkruar:“Edhe 30 ditë. Sonte ndezim dritat e fitores historike në Saraj.”
Kandidati për kryetar komune në Çair, Bujar Osmani, tha se situata menaxheriale me kompetencat e komunës dhe institucioneve komunale është në kolaps. Ai tha se gjendja mbetet alarmante, pasi territori i kësaj komune është i mbushur me ndërtime pa leje dhe me mbeturina. “Situata në Çair është alarmante. Kjo do të thotë se analizat tona shkencore, nga arkitektët dhe ekspertët që i angazhuam, tregojnë se Çairit i parashikohet kolaps i funksioneve themelore të jetës në vitet e ardhshme. Dhe ky është një alarm për çdo qytetar”, tha Osmani. Ai shtoi se menjëherë pas marrjes së detyrës do të shpallet gjendje…
Në kuadër të vizitës së tij të punës në Uashington, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, u takua në Departamentin e Shtetit me ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Andrju Stou. Nga MPJTJ njoftuan se në takim u diskutuan arritjet në 30 vitet e fundit që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, partneriteti strategjik, bashkëpunimi politik dhe sektorial, si dhe potenciali për thellimin e tyre të mëtejshëm. “Bashkëbiseduesit konfirmuan së bashku marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe miqësore, të bazuara në vlerat e sigurisë, demokracisë dhe…
Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov në Valeta, Maltë, ku në kuadër të preisdencës malteze me Këshillin e Evropës mbahet konferenca e ministrave të drejtësisë, e nënshkroi protokollin e tretë plotësuese të Konventës Evropiane për bashkëpunim të ndërjsellë në materien penale. Me këtë, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, shteti ynë është një nga vendet e para që janë qasur drejt protokollit me çka e ka shprehur qartë përcaktimin që të kontribuojë në mënyrë aktive dhe të marrë pjesë në luftën e përbashkët kundër krimit që nuk njeh kufij. Protokolli mundëson komunikim të drejtpëdrejtë elektronik përmes kanaleve të siguruara që do…

