Shkup, 19.09.2025 Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot vizituan lagjen e Hasanbegut, ku ndoqën nga afër punimet për ndërtimin e Kanalit të ujërave atmosferike, që kalon përmes kësaj lagjeje. Mexhiti gjatë vizitës tha se prej shumë vitesh, Hasanbegu ka pritur realizimin e që është premtuar e sërpremtuar nga qeveritë e kaluara, por që kurrë nuk u realizuan. ‘Kjo lagje ka paguar shtrenjtë lënien në haresë të këtij kanali, ka paguar me jetë njerëzish joseriozitetin e…
Author: Jeta almakos
Pasditen e sotme, policia e armatosur me pushkë automatike dhe jelekë mbrojtës u detyrua të ndërhyjë në oborrin e Spitalit të Prilepit “Borka Taleski”, përcjell TV21. Në rrjetet sociale u publikua një video ku duken policët e armatosur teksa shpërndahen në oborrin e Spitalit, ndërsa dëgjoheshin edhe të shtëna. Nga MPB konfirmuan incidentin, duke sqaruar se ka ndodhur një përleshje mes disa personave që kanë përdorur shkopinj druri dhe mjete të forta. Kur ka mbërritur Policia, të përfshirët kanë refuzuar të ndalin sherrin, pas çka njëri prej tyre ka qëlluar disa herë në ajër me armën e shërbimit. Në Stacionin…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka shuar shpresat për zhbllokim të procesit eurointegrues këtë vit. Ai në një brifing që mbajti sot me gazetarët, pas vizitës së kryetarit të Këshillit Evropian Antonio Koshta në Sofje, tha se pret që në fillim të vitit të ardhshëm të lëvizin gjërat në pjesën e garancave se, ndryshimet kushtetuese do të jetë kërkesa e fundit e rrugës së vend drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Ai tha se për zgjidhje të këtij problemi duhen veprime të fuqishme të cilat sipas tij, mund të vijnë në fillim të vitit të ardhëshëm, duke shtuar se, çelësi i…
Deputeti njëherit kandidat i Levicës për Qytetin e Shkupit, Amar Mecinoviq, ka mohuar zërat për bashkëpunim me BDI-në në komunat shqiptare në të cilat Levica ka nxjerë kandidat për kryetar komune. Në një prononcim për TV Shenja, Mecinoviq ka deklaruar se debati që po zhvillohet aktualisht në këtë fushatë është alarm dhe se nuk duhet qyetarët të përfshihen në këtë. Sipas Mecinoviq, VMRO-ja nuk është ajo e cila vendos se në cilat komuna Levica do të nxjerë kandidat. AMAR MECINOVIQ, KANDIDAT I LEVICËS PËR QYTET TË SHKUPIT “Partitë që janë pjesë e Qeverisë po krijojnë një narativ të tillë, me…
Qeveria ka akuzuar LSDM-në për keqpërdorim të hapësirës mediatike dhe përhapje të gënjeshtrave lidhur me masën për 400 zjarrfikës. Sipas Qeverisë, kjo është një masë e planifikuar dhe e financuar paraprakisht për mbrojtjen nga zjarret dhe nuk lidhet me zgjedhjet lokale. Ata theksojnë se procesi i pagesës është në zhvillim dhe po bëhet me transparencë. Në të kundërt, akuzojnë LSDM-në për manipulim të opinionit dhe pengim të punës institucionale me sulme të pabaza. “LSD vazhdon ta keqpërdorë kohën e vet mediatike për të manipuluar me faktet dhe për të përhapur gënjeshtra, masa për 400 zjarrfikës është edhe një sulm në…
Mjeti ajror pa pilot (dron) turk Bayraktar TB3 ka kryer fluturim demonstrues në kuadër të TEKNOFEST-it. I organizuar nën udhëheqjen e Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë dhe Fondacionit të Ekipit të Teknologjisë së Türkiyes (T3) dhe me Agjencinë Anadolu (AA) si Partner Global i Komunikimit, festivali më i madh në botë i aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë, TEKNOFEST, vazhdon të mirëpresë vizitorë në aeroportin “Atatürk” të Stambollit. Ashtu si në dy ditët e para, edhe në ditën e tretë që nga orët e hershme të mëngjesit u vu re interesim i madh nga pjesëmarrësit. Deri më sot, TEKNOFEST-i ka mirëpritur afërsisht…
Gazetarja, autorja dhe moderatorja e njohur Mira Kazhani ka zgjedhur ta ndajë me publikun ndoshta kapitullin më të vështirë të jetës së saj. Përmes podcastit të saj ‘Zë me Mirën’ ajo ka rrëfyer mes emocioneve dhe lotëve se prej më shumë se një viti është duke luftuar me kancerin e gjirit. “U diagnostikova më 2 nëntor 2024. Ajo ditë ishte dimri i jetës sime. Në podcaste shihnit vetëm gjysmën time, ndërsa pjesa tjetër zhvillohej në një betejë të gjatë me sëmundjen”, u shpreh Kazhani, duke e përshkruar momentin e diagnozës si një tronditje të papritur që i ndryshoi gjithçka. Gazetarja tregoi…
“Izraeli po planifikon të shndërrojë Gazën në një minierë ari për investime pas luftës.” Kështu u shpreh ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i cili zbuloi për herë të parë planet për të ardhmen e Rripit të Gazës. Ndërsa Gaza është nën rrethim dhe banorët detyrohen të largohen me forcë dhe, nëse jo, do të vriten, Smotrich deklaroi se rindërtimi i Gazës mund të kthehet në një investim fitimprurës. Ai tha se ka filluar bisedimet me amerikanët për këtë çështje. Projekti, sipas tij, tashmë ndodhet në tryezën e presidentit të SHBA-së dhe po shqyrtohet. “Kjo gjë bëhet një Eldorado pasurish…
Ziadin Sela sot së bashku me kandidatin për kryetar komune të Strugës nga AKI, Arsim Dalipi, në zyret e ASH-së në Strugë, u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci. Në këtë takim u bisedua mbi rëndësinë e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit dhe mbarëvajtjen e tyre. Në lidhje me këtë takim, Sela ka shkruar se zgjedhjet lokale të 19 tetorit janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve, andaj edhe mbarëvajtja e tyre dhe gjithë procesi duhet të shihen si të tilla nga të gjitha palët dhe aktorët e përfshirë. Shkrimi i plotë i…
Ministri i Transportit dhe Kidhjeve, Aleksandar Nikolloski, tha sot se qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit realizon një varg masash për përmirësimin e infrastrukturës në komuna me çka e ngrit sigurinë në komunikacion dhe e përmirëson cilësinë e jetës. Në ndërkohë krijojmë edhe rregullore të re për projektim dhe ndërtim të infrastrukturës çikliste në komuna. “Ministria e Transportit i bashkohet fushatës më të madhe evropiane për të rritur vetëdijen për transportin e qëndrueshëm dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytete, duke konfirmuar kështu angazhimin tonë për të ecur në të njëjtin drejtim me praktikat më…
Kryeministri i vendit i pyetur rreth rejtingut të BDI-së, gjegjësisht për atë që ai dhe partia e tij në një far forme po e rritin rejtingun e BDI-së, u përgjigj i prerë se ai ka në dorë vetëm rejtingun e partisë së tij VMRO-DPMNE-së, ndërkohë që merret me BDI-në sepse kjo parti për plot 22 vite ishte në pushtet dhe gjithmonë kur bëhet fjalë për krim dhe korrupsion, nuk mund të anashkalohen funksionarët e lartë të saj, shkruan Alsat. “Pse po ja rritni rejtingun BDI-së? “Në çfarë kuptimi. Unë rejtingun e vetëm që mund ta rriti është i VMRO-DPMNE-së. Ne…
Në dy komunat në pjesën më perëndimore të vendit, Dibër dhe Qendër Zhupë, në listën e vetme zgjedhore ka më shumë votues se banorë. Në komunën e Dibrës, sipas listës së fundit ka 15.412 banorë ndërsa në listën zgjedhore janë 19.763 persona me të drejtë vote ose 4.351 persona më shumë. Në këtë komunë janë tre kandidatë për kryetar komune: Fisnik Mela nga VLEN, Iliran Fetahu nga AKI dhe Ramadan Imeri i pavarur. Në komunën fqinje Qendër Zhupë, në regjistrim janë numëruar 3.720 banorë, ndërsa në listën zgjedhore ka 7.551 votues ose më shumë për 3.821 persona me të drejtë…

