Author: Jeta almakos

Kandidati për kryetar të komunës së Strugës nga Besëlidhja AKI, Arsim Dalipi, sot është takuar me kandidatët për këshilltarë komunal, ku në këtë takim u theksua se çdo anëtarë i ekipit, përmes punës dhe përvojës së tij, të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetin dhe fshatrat e komunës së Strugës. Postimi i plotë i Arsim Dalipit në vijim: Takim me kandidatët për këshilltarë komunal të Aleancës Kombëtare për Integrim 🤝 Një takim i këndshëm dhe mjaft frymëzues me këshilltarët e ardhshëm të këshillit komunal në Strugë. Ky takim nuk ishte vetëm formalitet, por një…

Lexo më Shumë

VLEN i uron Ziadin Selës themelimin e partisë së re, Lidhja Shqiptare, me kryetare znj. Arbëreshe Selimi. Ky hap dëshmon se beteja për vulat nuk duhet të ndalojë ecurinë e një fryme politike. Historia politike e ka treguar se vulat janë vetëm simbole juridike, ndërsa partinë e bëjnë njerëzit. Ziadin Sela e ka kuptuar më së miri këtë të vërtetë dhe sot po e shndërron atë në realitet politik. Kryetares së re të Lidhjes Shqiptare, Arbëreshe Selimi, i urojmë shëndet, vendosmëri dhe guxim për t’i bërë ballë sfidave që ka politika shqiptare në këtë periudhë. Shpresojmë dhe besojmë se interesi…

Lexo më Shumë

Sotir Lukrovski, kandidati i VMRO-DPMNE-së për Komunën e Karposhit, mori pjesë sot në një panel të organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pacientëve. Në këtë ngjarje, e cila kishte në qendër kujdesin për të porsalindurit si tematika kryesore për vitin 2025, Lukrovski theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore dhe angazhimin e tij për të kontribuar në këtë drejtim si kryetar i ardhshëm i komunës. “Është një nder për mua të jem pjesë e kësaj iniciative të sektorit joqeveritar dhe të kontribuoj si panelist në një ditë kaq të rëndësishme. Si përfaqësues i komunitetit të biznesit dhe me përvojë…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski tha se masa “shporta shkollore”, e cila zgjati nga 15 gushti deri më 15 shtator, ka përfunduar. Ai sqaroi se kursimet për një familje me dy nxënës arrijnë në rreth 3,000 denarë. Risteski tha se të dhënat përfundimtare do t’i dorëzohen Qeverisë të premten, teksa e vlerëoi masën si një mundësi të shkëlqyer për prindërit dhe nxënësit për shkak të fillimit të vitit të ri shkollor. Ata kishin mundësi të shkëlqyer në të gjitha pikat ku blihen materiale shkollore për t’i blerë ato me çmime më të lira, gjë që ishte parashikuar me vendimin dhe…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i VLEN, Arbër Kadriu, ka ngritur sot akuza serioze ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, lidhur me një kontratë për marrje me qira të automjeteve gjatë organizimit të Këshillit Ministror të OSBE-së në dhjetor 2023. Në një konferencë për media, Kadriu prezantoi dokumente që, sipas tij, dëshmojnë për mënyrën korruptive të menaxhimit të fondeve publike nga ana e Osmanit. Sipas kontratës, Ministria ka paguar 56.640.000 denarë për automjete të marra me qira për vetëm dy ditë aktivitet, pa dokumentacion të qartë për numrin real të mjeteve të përdorura apo kontroll të brendshëm. Çmimet e shërbimeve, sipas VLEN,…

Lexo më Shumë

LSDM kërkon dorëheqjen e Ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pasi sipas tyre ajo është e paaftë dhe i la nxënësit pa libra. Jovançe Manaskov nga LSDM tha se vetë Janevska pohonte se më 1 shtator do të ketë libra për të gjithë nxënësit, se nuk do të ketë libra të shkatërruar, por do të zëvendësohen me të rinj, ndërsa realiteti sot është zhgënjyes: libra nuk ka, ndërsa ata që ekzistojnë janë të grisur dhe të papërdorshëm. JOVANÇE MANASKOV, LSDM “Me një gjë u mburr Janevska dhe gënjeu! Libra nuk ka! Pranimi i Janevskës se nuk ka libra, por…

Lexo më Shumë

Është tronditëse fakti se politikanët më antishqiptarë, më shovinistë të MV e më gjerë gjejnë gjithmonë një gjuhë të përbashkët dhe kuptohen për mrekulli me Ali Ahmetin dhe BDI-në. Njëherë Boshkovski, i akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve. Me të bënin bashkërisht fushatë. Pastaj pamë një vëllazërim të pashpjegueshëm me Mijallkovin dhe Gruevskin, dy figurat politike skajmërisht antishqiptare që kanë duar gjak. Afërsia e tyre shkoi shumë larg, saqë Gruevskin e ndihmuan të arratiset, pastaj nuk lanë gur pa lëvizur për ta kthyer si shpëtimtarin e tyre. Argatët e Ali Ahmetit bënë çmos ta amnistojnë Mijallkovin, madje shkuan aq thellë…

Lexo më Shumë

Deklarata e kryeministrit, Hristijan Mickoski, se qëllimi i zgjedhjeve lokale është “deklasimi i një partie politike shqiptare”, ku ka aluduar tek Bashkimi Demokratik për Integrim, ka ngjallur reagime dhe debat të gjërë në opinion. Njëri ndër figurat kryesore të jetës universitare, pedagogu i shquar nga Tetova, Prof. Dr. Metin Izeti, ka theksuar se deklarata e kryeministrit Mickoski është me qasje të rrezikshme për demokracinë dhe eliminimin e një subjekti politik nga gara zgjedhore, kjo mënyrë e komunikimit krijon konfuzion dhe polarizim, e jo debat argumentativ me ide dhe program zgjedhor. Postimi i plotë i Prof.Dr. Metin Izetit: Deklarata e kryeministrit…

Lexo më Shumë

Lista e pavarur “Më mirë për Tetovën”, pritet që të marr pjesë në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, kështu kanë bërë të ditur përfaqësuesit e “Më mirë për Tetovën”. Komunikata e plotë e listës së pavarur “Më mirë për Tetovën”: Të dashur Tetovarë, Me krenari dhe përgjegjësi të plotë para jush prezantojmë listën e vetme të #pavarur për Këshillin e Komunës së Tetovës në Zgjedhjet Lokale 2025! Të udhëhequr nga dashuria për qytetin tonë, nga dëshira për të kontribuar në zhvillimin e Tetovës dhe nga shpresa për një të ardhme më të mirë, kemi vendosur të marrim pjesë në këto…

Lexo më Shumë

Lideri i Lëvizjes Populli, njëherazi edhe kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit nga AKI, Skender Rexhepi – Zejdi, së bashku me kandidatin për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, kanë qëndruar në KV “Fushë Tophane”. Rexhepi ka thënë se qytetarët po duan të bëhen pjesë e karvanit që fillimisht do të rikthejë dinjitetin kombëtar përballë nacionalizmit maqedonas. Postimi i plotë i Rexhepit: Çdo hapje shtabi po shëndrohet tubim në vete.⁣ Njerëzit po duan të bëhen pjesë e karvanit që fillimisht do të rikthejë dinjitetin kombëtar përballë nacionalizmit maqedonas, e pastaj edhe të krijoj kushte më të mira jetese në çdo…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër në Maqedoninë e Veriut është i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se e kishin rëndë ta kuptonë BDI-në në lidhje me zhvillimet politike atje. Për Artan Grubin, ai ka thënë se ka informacione që ndodhet në Shqipëri, pasi po kërkohet nga Maqedonia e Veriut. “Përveç Artanit, kemi marrë edhe me Bujarin, Kreshnikun, fatketqisht ato u konstatuan që ishin të vërtetë. Flitet që Artan Grubi është në Shqipëri. Shqipëria ka marrëveshje për ekstradim me Maqedoninë po deri tash nuk është zbatu”. “Politikisht e kemi mbyll me Artanin, ai doli në fushatë me valixhe për të…

Lexo më Shumë

Kandidati i Besëlidhja AKI për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ditë më parë ka shpalosur propozim programin zgjedhor për sferën e arsimit për periudhën 2025-2029. Më poshtë e keni vegzën për propozim programin zgjedhor për arsimin: 📚 Të nderuar bashkëqytetarë, Në lidhjen më poshtë do ta gjeni propozim-programin zgjedhor për arsimin për periudhën 2025–2029. Meqë arsimi është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit shoqëror, ju lutemi jepni idetë dhe sugjerimet tuaja në lidhjen e mëposhtme. #BashkëPërTetovën✅ https://bajramrexhepi.com/sq/program?fbclid=IwZnRzaAM2kFVleHRuA2FlbQIxMQABHvFlO8lUB7CNIFDfA34e5BeMrtZiIa5U9lEBjoneHFf5wquc8h01VCvg-mzf_aem_ynxHA-eGI1kccfUoDQrSAg

Lexo më Shumë