Author: Jeta almakos

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur i vdekur në Sarandë, në apartamentin ku po qëndronte për pushime. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të shtunën në lagjen nr. 1 të qytetit, transmeton Klankosova.tv. Policia ka bërë të ditur se viktima O. J., është gjetur nga familjarët. Sipas njoftimit, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se i riu ka vdekur nga shkaqe natyrale, ndërkohë që materialet janë referuar për vlerësim pranë Prokurorisë.

Lexo më Shumë

Ndonëse zgjedhjet lokale pritet të zyrtarizohen më javën e parë ose të dytë të muajit gusht, partitë politike kanë filluar fushatën. Partitë shqiptare luftën kryesore do ta kenë në tre komuna edhe atë në Çair, Gostivar dhe Tetovë. Për komunat në fjalë zyrtarisht deri më tani garës i janë futur vetëm dy kandidat. Për komunën e Çairit është caktuar Bujar Osmani nga Aleanca Kombëtare për Integrim – ish Fronti Europian. Osmani veçmë ka filluar takimet me qytetarët lagjeve të Çairit duke premtuar përmirësim të cilësisë së jetës dhe standard më të mirë për qytetarët nëse ai e fiton këtë garë.…

Lexo më Shumë

Më 26.07.2025 në orën 23:40 në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, oficerët policorë të MPB-së së Tetovës arrestuan O.S. (20) dhe B.S. (24) nga fshati Pallaticë, rajoni i Tetovës, A.U. (21), J.U. (24) nga fshati Debresh, rajoni i Gostivarit, A.S. (25) nga fshati Vrutok, rajoni i Gostivarit, dhe K.O. (23), D.I. (25) dhe D.E. (21) nga fshati Sellcë, për shkak se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një përleshje të ndërsjellë fizike në të cilën D.E. nga fshati Sellcë u lëndua me një objekt të mprehtë. Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për ta…

Lexo më Shumë

Zv/ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, është përgjigjur reagimeve se në Kalanë e Shkupit do të bëhen ndërtime të reja. Sipas tij nuk ka as projekt të ri, as ndërtim e as beton. Sulejmani trhotë se bëhet fjalë vetëm për pastrim dhe mirëmbajtje teknike meremetim bazik për të ruajtur atë që tashmë ekziston. “Asgjë më shumë. Por kur edhe pastrimi paraqitet si “komplot”, kupton që dikën e ka marrë malli për vëmendje. Partia që ka ngritur fabrikë për Fake News dhe që çdo ditë prodhon panik e shpifje për të shpëtuar nga harresa, këtë herë paska “zbuluar” një komplot imagjinar “Kalanë…

Lexo më Shumë

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania kanë filluar një raund të ri të dërgimit të ndihmave të reja nga ajri mbi Gaza. Banorët e Gazës i kanë mirëpritur me kujdes raportet për një pauzë të përkohshme humanitare që lejon hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve në enklavën e rrethuar, por shumë thonë se ndihma duhet të jetë fillimi i një zgjidhjeje më të gjerë dhe të qëndrueshme për krizën që po thellohet, shkruan BBC. Për muaj të tërë, popullsia e Gazës prej më shumë se dy milionë banorësh është përballur me mungesa ekstreme të ushqimit, ujit të pastër dhe furnizimeve…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopce, ka ngritur sërish çështjen e ndryshimit të vendimit të qeverisë për numrin e këshilltarëve nëpër komuna, duke kërkuar zbatimin e plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ndalon ndarjen e qytetarëve në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Snopce thekson se java e ardhshme është afati i fundit për të korrigjuar këtë vendim dhe bën thirrje që një nga ministrat e VLEN-it të propozojë në mbledhjen e qeverisë implementimin e vendimit kushtetues. “Java që vjen është java e fundit ku mundet të ndryshohet vendimi i qeverisë për numrin e këshilltarëve…

Lexo më Shumë

“E gjithë Maqedonia po digjet përsëri. Për shkak të paaftësisë së VMRO-DPMNE-së, 20% e sipërfaqes totale të pyjeve dhe kullotave është djegur në zjarre. Ky nuk është patriotizëm, kjo është tradhti ndaj vendit tënd. Kjo qeveri është përgjegjëse, ajo ka dështuar në mbrojtjen e pronës, natyrës, qytetarëve. Që nga java e kaluar, mbi 100 zjarre kanë qenë aktive në territorin e të gjithë vendit. Po digjet në Berovë, Radovish, Vasilevë. Për javën e dytë, Prilep, Makedonski Brod, Kriva Palanka, Zelenikovë, Karbinci, Kumanovë, Likovë, Gostivar, Zhelinë, Nagoriçane”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Nga partia opozitare thonë se qeveria aktuale nuk ka…

Lexo më Shumë

NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup gjatë ditës së djeshme përsëri konstatoi rritje enorme dhe të pakontrolluar të konsumit të ujit, i cili arrin në rreth 360.000 metra kub në ditë. Si rezultat i gjithë kësaj, sistemi i furnizimit me ujë të qytetit funksionon me presion të reduktuar dhe me ndërprerje të herëpashershme të ujit në disa pjesë të qytetit, thonë nga ndërmarrja publike e qytetit. “Duke pasur parasysh faktin se qyteti i Shkupit furnizohet me ujë të pijshëm nga një burim natyror me sasi të kufizuar me vlerë të paçmuar, nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup u bëjnë…

Lexo më Shumë

Izraeli ka shpallur të shtunën në mëngjes një “pezullim taktik dhe të lokalizuar të operacioneve ushtarake” në disa zona të përzgjedhura të Rripit të bllokuar të Gazës, sipas një deklarate të ushtrisë izraelite, të transmetuar nga gazeta “Yedioth Ahronoth”. Pezullimi ka hyrë në fuqi në orën 10:00 sipas kohës lokale (07:00 GMT) dhe përfshin tre zona kryesore: Al-Mawasi, Deir al-Balah dhe qytetin e Gazës, duke mbuluar pjesë të Gazës qendrore, jugore dhe veriore. Al-Mawasi është një brez bregdetar me rërë që shtrihet nga jugperëndimi i Deir al-Balahut nëpër perëndim të Khan Younisit deri në perëndim të Rafahut në jug të…

Lexo më Shumë

Për herë të parë në historinë e mërgatës shqiptare në Gjermani, në kryeqytetin e Evropës, Berlin, është hapur zyrtarisht një klasë për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve tanë. Një moment historik që nuk është vetëm lajm i mirë, por gur themeli për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shpirtit shqiptar në diasporë. Kjo arritje vjen falë përkushtimit të pandalshëm të zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, dhe vizionit të qartë të qeverisjes sonë, që për çdo shqiptar, në çdo cep të botës, ka vetëm një mesazh: gjuha jonë VLEN! Nuk ka komb pa rrënjë. Nuk ka ardhmëri…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, zhvilloi takim me të rinjtë e Çairit. Mexhiti tha se rinia shqiptare në Maqedoninë e Veriut është jo vetëm e pranishme, por gjithnjë e më shumë kërkon dhe gjen vendin e saj në shoqëri. Energjia, idetë dhe guximi i tyre janë frymëzimi më i madh për çdo hap që hedhim përpara,” u shpreh Mexhiti, duke theksuar se mbështetja institucionale për rininë nuk do të ndalet. Në kuadër të bashkëbisedimit për sfidat dhe nevojat e brezit të ri, Mexhiti prezantoi masat konkrete që tashmë janë në zbatim: Shpërndarja e…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin lidhur me projektin e paralajmëruar për ndërtimin e objekteve të reja në hapësirën e Kalasë së Shkupit, të cilat, në vend të ruajtjes dhe promovimit të vlerave historike, rrezikojnë të shëmtojnë dhe të tjetërsojnë origjinalitetin arkitektonik e kulturor të këtij lokaliteti me rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët. Kalaja e Shkupit është dëshmi shekullore e bashkëjetesës dhe historisë shumëetnike të këtij vendi. Ndërhyrjet e mëhershme që nuk kanë pasur karakter shkencor dhe restaurues, tash po mendohet të plotësohen me ndërtime të reja që as nuk pasqyrojnë realitetin historik, e as nuk respektojnë autenticitetin…

Lexo më Shumë