Ministrat e jashtëm të vendeve arabe dhe islamike kanë filluar një takim me dyer të mbyllura në Doha për t’u përgatitur për një samit emergjent për të adresuar sulmin ajror izraelit në kryeqytetin e Katarit, transmeton Anadolu. Takimi përgatitor pritet të formësojë agjendën e samitit arabo-islamik, që do të fillojë nesër në Doha duke mbledhur krerët e shteteve dhe zyrtarë të lartë nga i gjithë rajoni. Samiti u thirr nga Katari në përgjigje të sulmit izraelit që shënjestroi udhëheqësit e Hamasit në Doha të martën, që vrau pesë anëtarë të grupit dhe një oficer të sigurisë së Katarit. Katari, së…
Author: Jeta almakos
Ari mbetet streha më e sigurt për ekonominë dhe tregun. Çmimi i tij është rritur me më shumë se 30% që nga fillimi i vitit, një performancë që i tejkalon shumë indekset e tregut të aksioneve, ndërsa në terma realë (me inflacionin) rritja të kujton periudhën 1979-1980. Ari tejkaloi, të rregulluar për inflacionin, nivelin më të lartë historik të janarit 1980, duke arritur në 3,643 dollarë/ons (një ons ka pak më shumë se 28 gramë ar). Çmimi i arit është rritur 14-fish që nga viti 2000: 10,000 dollarët e investuar atëherë janë bërë 140,000 dollarë sot. Gjatë pesë viteve të…
Me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij të Kosovës ka nisur sot protesta në Hagë. Mijëra shqiptarë nga mbarë bota janë mbledhur në parkun pranë muzeut Madurodam, afër Gjykatës Speciale, për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim. Protesta, e organizuar nga mërgata shqiptare dhe e mbështetur fuqishëm nga veteranët e luftës së UÇK-së, është shndërruar në një manifestim masiv kombëtar. Ky është zëri i një populli që nuk dorëzohet, duke kërkuar drejtësi dhe nderim për sakrificën e bërë gjatë luftës. Atmosfera në Hagë është ngjyrosur me flamuj kuq…
Aleanca Kombëtare për Integrim sot ka shpalosur zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Sipas tyre, AKI do të garon me 23 kandidatë për kryetar komune (përfshirë Qytetin e Shkupit) dhe me 34 lista për këshilltarë komunalë në gjithë vendin. Komunikata e plotë e AKI në vijim: Aleanca Kombëtare për Integrim, duke u mbështetur fuqishëm mbi idealin e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit të denjë të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve, dorëzoi dje zyrtarisht kandidaturat fituese për zgjedhjet lokale të tetorit. Ky proces nuk është vetëm një garë elektorale, por një referendum gjithëpopullor për rikthimin e dinjitetit, barazisë dhe të…
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Marija Miteva, tha se nuk ka persona nga Trubareva të cilët janë evakuuar vullnetarisht në Qendrën e Trajnimit të MPB-së në Idrizovë, e cila u lëshua për akomodimin e banorëve, shtëpitë e të cilëve janë afër vendit të zjarrit që shpërtheu dje para orës 14.00 në një depo për riciklimin e mbeturinave. Miteva u pyet nga gazetarët se ku ka qenë dje kryeministri Hristijan Mickoski, ajo tha se kryetari i Qeverisë është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe se fokusi i Qeverisë është që të sanohen incidentet dhe të…
Nga Kosova, Shqipëria, vende të ndryshme të Evropës e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqiptarët janë nisur për të udhëtuar drejt Holandës. Sot në qytetin holandez do të mbahet një protestë masive në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale. Në kohën kur pritet të nis dëgjimi i dëshmitarit të parë, shqiptarët nga vende të ndryshme të botës, me mbështetjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të japin mesazhin e tyre për këtë proces. Atje, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ndodhen në një proces…
Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sot e prezantoi listën e këshilltarëve me të cilën do të garojë në zgjedhjet lokale në komunë. Osmani theksoi se bëhet fjalë për një ekip njerëzish të ndershëm, të përkushtuar dhe të respektuar, pa bagazh politik, që vijnë nga të gjitha pjesët e Çairit dhe që ndajnë të njëjtën vizion – ndryshim të vërtetë dhe rilidhje me qytetarët. “Kjo është një ekip që nuk do të presë që qytetarët të vijnë tek ata – ata do të shkojnë çdo ditë tek qytetarët. Që nga nesër fillon një…
Instituti i Shëndetit Publik ka lëshuar rekomandime për qytetarët për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e tyre në situata ku ekziston rreziku i ndotjes së ajrit dhe ekspozimit të mundshëm ndaj substancave të dëmshme, veçanërisht gjatë zjarreve aktive. Qytetarëve u këshillohet të qëndrojnë brenda me dritare dhe dyer të mbyllura, të fikin sistemet e ventilimit dhe të kondicionimit të ajrit që thithin ajrin e jashtëm dhe të monitorojnë rregullisht informacionin zyrtar mbi cilësinë e ajrit. Personat me sëmundje të frymëmarrjes, fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe gratë shtatzëna duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, të cilëve u këshillohet të shmangin…
Gjeorgjievski thotë, për mua, kjo nuk është një çështje politike, por një luftë për të drejtën themelore të çdo personi për të marrë frymë ajër të pastër, dhe për këtë arsye jam i gatshëm të ndërmarr hapa konkretë që mund të sjellin rezultate të dukshme. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është futja e masave për kontroll dhe mbikëqyrje më të madhe mbi industrinë dhe ndotësit. Në të njëjtën kohë, një sistem për matje të rregullta të cilësisë së ajrit do të zhvillohet në disa vende në të gjithë qytetin. Hapi tjetër është transformimi i deponive të mëdha si…
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Shkupit, në këtë moment po jemi dëshmitarë të një tmerri që nuk guxon të përsëritet – po shkatërron mjedisin jetësor dhe drejtpërdrejt po e rrezikon shëndetin e qytetarëve të Shkupit! Që nga fillimi, së bashku me kolegët e mi Boban dhe Dejan, jemi në terren dhe po japim gjithçka nga vetja për ta vënë nën kontroll këtë zjarr të tërbuar. Kemi angazhuar kompani shoqërisht të përgjegjshme, të cilat me makineri dhe rërë po ndihmojnë në shuarjen e tij. Me ne janë edhe ekipet e Shërbimit Zjarrfikës të Shkupit dhe të Ministrisë së…
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në një nga çajtoret e lagjes, përcjell TV21. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, ai bashkëbisedoi me qytetarët për gjendjen e shkollave, rrugëve që presin rregullim, hapësirave publike që kanë nevojë për kujdes, si dhe për rolin e bizneseve të vogla në gjallërimin e ekonomisë lokale. Mexhiti tha se nga këto takime forcohet besimi se Çairi i Vjetër dhe i gjithë Çairi mund të bëhen më të rregullt, më të zhvilluar dhe më të mirë për…
Partia politike E Majta sot i kumtoi emrat e kandidatëve me të cilët në zgjedhjet lokale të caktuara për më 19 tetor do të garojë në tre komuna me shumicë shqiptare – Tetovë, Gostivar dhe Strugë. Në Komunën e Strugës, E Majta do të garojë me deputeten aktuale Jovana Mojsoska, e diplomuar në Fakultetin për Siguri dhe sekretareshë e përgjithshme e partisë. Në Komunën e Tetovës me dr.Katka Bozhinovska, doktor i shkencave juridike pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. Ndërsa, në Komunën e Gostivarit do të garojë me Darko Grujoskin, IT-specialist dhe operator i informatikës. Nga E Majta…

