Njëri ndër liderët e VLENI-it, Bilall Kasami ka hedhur sot akuza serioze ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, për lidhje të ngushta me regjimin serb. Kasami thotë se, ka prova të cilat dëshmojnë se, Ahmeti me familjen e tij po i shet pasuri bankës së regjimit të Aleksandar Vuçiqit. Sipas tij, Ahmeti është personalisht përgjegjës për futjen e “Botës Serbe” të Aleksandar Vuçiqit në Maqedoni dhe për futjen e bankave serbe në Maqedoni. Bilall Kasami, VLEN “Kompania “AS Senjak” nga Kërçova, e njohur për opinionin për shumë skandale tjera, e cila është në pronësi të mikut të Ali Ahmetit, përkatësisht…
Author: Jeta almakos
Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, ka komentuar rezultates e anketës së fundit të Agjencisë “Market Vision”, duke thënë se epërsia e BDI-së tashmë nuk mund të fshihet. Ai tha se kjo anketë, rezultatet e së cilës u shpërndanë nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, vetëm e konfirmoi të vërtetën që me muaj e javë po përpiqen ta fshehin, e ajo është se BDI ka një epërsi bindëse ndaj koalicionit VLEN, pothuajse më shumë se dy me një. Bujar Osmani, AKI “Mëngjesin e sotëm pati debate të ndryshme se çfarë mesazhi dëshiron të japë, por ndoshta në përpjekje për…
Kandidati për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, e ka cilësuar si “surprizë të bukur të parafushatës” pritjen që iu bë nga qindra të rinj në shtabin e AKI-së. Në një postim, Ramadani u shpreh se kjo përkrahje nga të rinjtë është një motivim dhe një përgjegjësi e madhe. “Zemra mal, përgjegjësia oqean! Për këtë rini, çdo fjalë do ta shndërrojmë në vepër. Amanet i gjeneratave”, shkroi ai.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në promovimin e sotëm të kandidatëve për kryetar të komunave të VMRO-DPMNE-së, që u mbajt në Shtip, tha se po fillon një fushatë e re zgjedhore dhe se ajo nuk duhet të jetë një teatër i premtimeve boshe, por mandati i kryetarëve të komunave është marrëveshje me qytetarët. Mickoski theksoi se pritjet janë gjithmonë të larta dhe se populli pret një jetë më të mirë, siguri, drejtësi dhe perspektivë. “Por në thelb, ata presin diçka edhe më të thellë, dinjitet dhe njerëzim. Fushata nuk duhet të jetë teatër i premtimeve boshe, duhet të jetë një…
Me muzikë, buzëqeshje dhe një atmosferë familjare, sot në Shkup u mbajt pikniku i njëmbëdhjetë humanitar i punonjësve të kompanisë ‘Alkaloid’, nën patronazhin e Fondacionit ‘Trajçe Mukaetov’. Ngjarja u zhvillua në kompleksin ‘Potkovica’ në lagjen Hipodrom dhe u shndërrua në një ditë të veçantë jo vetëm për punonjësit dhe familjet e tyre, por edhe për komunitetin. Përveç argëtimit dhe shoqërimit, pikniku kishte edhe një dimension human, pasi ‘Alkaloid’ i dhuroi një donacion të rëndësishëm prej rreth 1.8 milion denarë Kryqit të Kuq. Në këtë rast, drejtori i përgjithshëm/Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Alkaloid dhe President i Fondacionit, Trajce Mukaetov…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka kritikuar hapur rolin e koalicionit VLEN në qeveri, duke thënë se ata janë të pafuqishëm për të ndikuar edhe në vendime të thjeshta administrative. Ai gjatë emisionit të mbrëmshëm Debat në Shenja, akuzoi disa zëvendësministra të koalicionit VLEN për mungesë angazhimi dhe papërgjegjësi institucionale. Sipas tij, një pjesë e zëvendësministrave nuk kanë as prezencë të rregullt në zyrat e tyre dhe madje disa nuk kanë as infrastrukturën bazë për të ushtruar detyrën. Arben Taravari, Kryetar i ASH-së “Kemi zëvendësministra që nuk shkojnë as në punë. Disa shkojnë vetëm një herë ose dy…
VMRO-DPMNE e para dhe Aleanca Kombëtare për Integrim e dyta. Kështu tregojnë rezultatet e anketës më të re të agjencisë Market Vision, agjenci e afërt me VMRO-DPMNE-në, ndërsa shihet se VLEN do të humbasë nga BDI me rezultat 2.5:1 në zgjedhjet e 19 tetorit. Anketa po ashtu tregon se pas zgjedhjeve, koalicioni i BDI-së do të jetë forca e dytë më e madhe politike, shkruan gazeta KOHA. Konkretisht, në pyetjen se “Për cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet e ardhshme lokale?”, 22.9% e të anketuarve kanë thënë për për VMRO-DPMNE, LSDM ka marrë 5.9% mbështetje, BDI 6.0%, Aleanca…
Në një atmosferë të jashtëzakonshme në lagjen Mleçan, kandidati për kryetar të komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski, u mirëprit nga qindra qytetarë, miq dhe mbështetës, të cilët dërguan mesazhin e qartë të dashurisë dhe përkushtimit për Karposhin. Në fjalën e tij, Lukrovski shprehu mirënjohje të thellë për këtë mbështetje, duke e cilësuar ngjarjen jo vetëm si një promovim, por si dëshmi se Karposhi është i gatshëm për një faqe të re në historinë e tij. “Energjia që ndjemë sonte është e veçantë, është energji bashkimi, shprese dhe besimi. Kjo tregon se Karposhi ka forcën për të fituar, për t’u ringjallur…
Halil Snopçe nga AKI ka mbajtur fjalim në tubimin në Tearcë. Nga atje ka falënderuar liderët e ASH-së, Arben Taravari dhe atë të BDI-së, Ali Ahmeti që e shtrijnë dorën e bashkëpunimit dhe krijuan koalicionin AKI. “Ia shtrinë dorën njëri-tjetrit dhe e bënë këtë koalicion AKI. U befasua edhe Micksoki, nuk e mendoi këtë se shqiptarët do të bëhen bashkë”, tha Snopçe.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka rikujtuar kohën kur ishte pjesë e koalicionit VLEN, duke theksuar se pavarësisht pozicionit të tij dhe të Izet Mexhitit brenda koalicionit, kishin qenë të pafuqishëm për të ndikuar edhe në vendime të thjeshta administrative, siç është ndërrimi i një drejtori shkolle. Duke folur në emisionin “Debat në SHENJA”, Taravari solli në vëmendje rastin e shkollës në fshatin Podgorc të Strugës, ku u emërua një maqedonas si ushtrues detyre për drejtor, diçka që, sipas tij, ishte në kundërshtim me ndjeshmëritë e komunitetit lokal. “Quhet një fshat Podgorc, në Strugë. Aty çdoherë drejtor ka…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Tearca ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për të mbrojtur dinjitetin e tyre. Ai tha se këto zgjedhje lokale janë mes dy opsioneve, ose votojmë për të kthyer krenarinë ose për të qenë argatë e hyzmeqarë. “Më 19 tetor votojmë ose për krenarinë ose për argatë”, tha Ahmeti, njofton Top24.
Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Shkupi është duke u larguar nga Bashkimi Evropian dhe po afrohet drejt botës serbe. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka pohuar se është zhdukur krejtësisht diskursi publik për BE-në në Maqedoninë e Veriut. “Maqedonia e Veriut vërtet është në një udhëkryq serioz edhe në gjeopolitikë, shumë keq janë punët. Për shkak se diskursi publik me Bashkimin Evropian është zhdukur krejtësisht, unë kam thënë gjithmonë se problemet e Maqedonisë së Veriut do të fillojnë kur BE-ja nuk do të jetë më kartë fituese për zgjedhje”, tha Osmani.…

