Ndryshe nga zhurmat, përplasjeve dhe tensionet politike, para fushata për zgjedhjet lokale në Gositivar, pritet të fillojë me nga një kafe mes kandidatëve, pasi kandidati i pavaur për kryetar komune të Gsotivar, Visar Ademi, ka vendosur të ndryshojë ritmin dhe t’i ftojë rivalët e tij në një takim miqësor. Në letrën e hapur drejtuar atyre, Ademi uron suksese për kandidaturat dhe theksonë rëndësinë e një fushate që nuk përçan, por bashkon. VISAR ADEMI, KANDIDAT I PAVARUR PËR KOMUNËN E GOSTIVARIT “Përpara se të shkojmë drejt një debati publik, dëshiroj t’ju ftoj të dyve në një kafe të përbashkët të dielën,…
Author: Jeta almakos
Drejtori i Telekom Serbia, Vladimir Luçiç, ka deklaruar se kompania e tyre planifikon të hyjë në një fazë të re zhvillimi në Maqedoninë e Veriut, me investime shtesë prej 50 milionë eurosh dhe me ambicien për t’u bërë operatori kryesor në këtë vend, ashtu siç tashmë është arritur në Mal të Zi, transmeton Newsmax Balkans. Ai tha se synimi është që Telekomi Serbisë të jetë i pari në vendet e rajonit, ashtu si në Mal të Zi, edhe pse në fillim nuk dukej e mundur, por pas 10 vitesh Telekomi u bë numri një në atë shtet. “Në Maqedoninë e…
Një autobus i Ndërmarrjes Transportuese Publike (NTP) u përfshi nga flakët sonte në Qendrën e Transportit nën Stacionin Hekurudhor në Shkup, ndërsa pamjet u publikuan nga mediat online. Videoja e shkurtër tregon tym që del nga disa vende në pjesën e pasme të autobusit. Ndryshe, disa javë më parë, një autobus i NTP-së u përfshi gjithashtu nga flakët, kurse shoferja u shtrua në spital për shkak të thithjes së tymit.
Pas skandalit në Strugë, kur Bashkësia Fetare Islame ftoi në hapjen solemne të një xhamie të re si mysafir special priftin ortodoks Nikolla Xhufka, një prift i vetëshpallur si kryetar i të ashtuquajturës Kishë Ortodokse Autoqefale të Kosovës dhe prift ortodoks. Më 07 gusht 2025, në Medresenë “ISA BEU”, BFI organizoi një tribunë për ligjin e ri që njeh shkollimin dhe diplomat fetare. Por në këtë aktivitet, nikoqirët nuk ftuan të gjithë koalicionin shqiptar VLEN por në skenë u shfaq vetëm një pjesë e tij. Disa krerë të VLEN, të shoqëruar nga kandidatë për zgjedhjet lokale, u pritën e u…
Pasi zyrtarizuan shumicën e kandidatëve për kryetar komunash, VLEN ka filluar në mënyrë sporadike t’i publikojë edhe emrat e kandidatëve për këshilltarë komunal. Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti njëherit edhe kandidat për kryetar komune ka njoftuar se bartësi i listës për Çairin vjen nga sektori civil dhe është figurë mbi-partiake dhe vlerë e shtuar për koalicionin. Ai tha se listës së VLEN-it do t’i prijë Muhamed Murtezi i cili vjen nga sektori civil dhe ka një bagazh të madh me vepra në shërbim të shoqërisë. IZET MEXHITI, KANDIDAT PËR KRYETAR KOMUNE Bartës i listës do të jetë DR.Muhamed Murtezi që është afër…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur indinjatën më të thellë për praktikat diskriminuese dhe selektive në punësimet e fundit në Agjencinë për Navigacionin Ajror (M-NAV), ku nga gjithsej 16 vende pune të shpallura në dy konkurset e fundit, vetëm 2 janë zënë nga shqiptarë, një prej tyre djali i deputetes së VLEN-it, Merita Kollçi – Koxhaxhiku. Nëpërmjet një reagimi drejtuar mediave, BDI i bën thirrje Qeverisë dhe drejtuesve të M-NAV që të anulojnë menjëherë procedurat e kontestuara dhe të sigurojnë transparencë e përfaqësim të drejtë në çdo proces punësimi. Reagimi i plotë i BDI-së: Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën…
Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, i cili edhe zyrtarisht është kandidat i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, reagon ndaj kritikave të kundërkandidatit të tij Bujar Osmani, rreth ndërtimeve pa leje dhe problemet urbanistike në Çair. Mexhiti tha se më së paku mund të kritikojë Bujar Osmani që jeton në shtëpi të ndërtuar pa leje. “Të gjithë mund të flasin, por më së paku Bujar Osmani mund të flet për ndërtimet të egra sepse në shtëpinë ku jeton është ndërtim i egër. Nëse mund të kemi toleruar dhe atë që e ka bë bërë vete, nuk dëshiron t’ua…
Të dhënat e fundit të entit statistikor për rritje të shpenzimeve për jetesë në Maqedoninë e Veriut, kanë përplasur sot dy partitë e bllokut maqedonas, VMRO-DPMNE-në qeveritare dhe LSDM-në opozitare. Nga LSDM kanë akuzuar se me VMRO-DPMNE-në çdo muaj i ri është një goditje e re për standardin e jetesës së qytetarëve. Ata thonë se këto shifra janë rezultati i politikave ekonomike krejtësisht të dështuara të Qeverisë së Hristijan Mickoskit. EMA NESHKOVSKA NGA LSDM “Pothuajse gjithçka është bërë më e shtrenjtë, veçanërisht ushqimet dhe produktet bazë. Jeta po bëhet gjithnjë e më e vështirë, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para, mijëra…
Koalicioni VLEN sot ka deklaruar se kandidimi i Bujar Osmanit në Komunën e Çairit nuk është adekuad pasi që si thonë ata se qytetarët e Çairit e dinë mirë se ai nuk ka bërë kurrë asgjë për Çairin, asnjë projekt të vetëm, asnjë investim ose iniciativë të vetme, dhe se sa herë që ka qenë në detyrë, ai është shoqëruar me skandale, tendera të dyshimtë dhe keqpërdorim të fondeve publike. KOALICIONI VLEN ‘’Revizioni i Shtetit ka konfirmuar publikisht atë që qytetarët e dinë prej kohësh, se Ministria e Punëve të Jashtme, në një kohë kur Bujar Osmani ishte ministër, kreu…
Pritjeve të gjata dhe anulimeve ju erdhi fundi dhe sot edhe zyrtarisht u pre shiriti i kuq për hapjen e çerdhes “Bambi” në Çair, që është edhe çerdhja me kapacitetin më të madhë në nivel republikan. Për të prerë shiritin e këtij investimi erdhi zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti i shoqëruar nga ministri Fatmir Limani po edhe kreu aktual i Çairit, Visar Ganiu. Në fjalimin e tij gjatë hapjes solemne, zv/kryeministri Izet Mexhiti tha se ky objekt do t’u shërbejë ardhmërisë dhe fëmijëve që për Çairin janë të rëndësisë së veçantë. Mexhiti njoftoi se objekti në fjalë ka kushtuar 2 milion euro,…
Dr.Fatmir Mexhiti u shkarkua nga posti i drejtorit të Klinikës Universitare për Neurologji të enjten, kanë konfirmuar për INA nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtori i ri është, dr. Igor Kuzmanovski. Ka ndryshime edhe në Klinikën Universitare për Kardiologji, ku drejtoreshë e re është emëruar dr. Danica Petkoska Spirova në vend të drejtorit të deritanishëm, dr.Bekim Pocesta. Këto shkarkime janë komentuar si largime të kuadrove shqiptare që janë pjesë e ASH, ndërsa në vendin e tyre u emëruan kuadro me propozimin e VMRO-DPNNE-së.(INA)
Një delegacion i Aleancës për Shqiptarët, i kryesuar nga kryetari i partisë, Dr. Arben Taravari, po zhvillon një vizitë zyrtare në komunat dhe bashkitë juglindore të Republikës së Shqipërisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkufitar. Pas ndalesës së parë në Bashkinë e Pogradecit, ku u pritën nga kryetari Ilir Xhakolli, delegacioni ndodhet sot në qytetin e Korçës, një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës, arsimit dhe historisë shqiptare – qyteti i shkollës së parë shqipe, i muzeve dhe i traditës së rikthyer europiane. Delegacioni u prit nga kryetari i Bashkisë së Korçës, z. Sotiraq Filo, me të…

