Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski sot në një prononcim për mediat njoftoi se Komuna e Aerodromit do të bëhet me një rrethrrotullim të ri, urë të re dhe shumë projekte tjera infrastrukturore. “Një nga projektet e para që do t’i prezantoj si pjesë e programit tim është ridizajnimi i këtij kryqëzimi mes bulevardeve “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Jane Sandanski” me rrugët “Rudi Çaevac” dhe “Simeon Kavrakirov”. Këtë pikë do ta zgjidhim me projektimin e rrethrrotullimit modern, sipas standardeve më të larta evropiane me ishuj sigurie, sinjalistikë të qartë, kalime të rregulluara për këmbësorët dhe qasje…
Author: Jeta almakos
Ermal Peçi Mund të garosh për pushtet. Mund të kritikosh kundërshtarin. Madje mund të jesh i ashpër, i pakompromis, opozitar me çdo qelizë tënden. Por një vijë nuk duhet kaluar kurrë: lufta e shqiptarëve nuk është monedhë për vota. Pikërisht këtu po rrëshqet koalicioni VLEN, dhe posaçërisht Adnan Azizi, kur përpjekjen politike për të fituar zgjedhjet e 19 tetorit po e mbështesin mbi një narrativë të rrezikshme: njollosjen e luftës së UÇK-së dhe akuzat pa fakte ndaj komandantëve të saj. Deklaratat e fundit të Azizit, të bëra në një miting elektoral, ku ai la të kuptohet se brenda UÇK-së “shqiptarët…
Komuna e Gostivarit është renditur në vendin e 91-të nga gjithsej 101 institucione shtetërore në raportin më të fundit të Indeksit të Transparencës Aktive për vitin 2025. Me vetëm 58.6%, kjo përbën një rënie të ndjeshme prej -10 pikë përqindje brenda një viti – një nga rëniet më të mëdha në nivel republikan. Kandidat i pavarur për kryetar komune, Visar Ademi, në një deklaratë për mediat, e quajti këtë situatë “alarmante” dhe dëshmi të qartë për mungesën e qeverisjes së hapur, mungesën e përgjegjësisë publike dhe shpërfilljen e qytetarëve nga pushteti lokal aktual. “Ndërsa komuna si Bërvenica (94.2%) dhe Tetova…
Mbi 75 për qind e pacientëve me kancer të gjirit analizat e tyre i bëjnë në klinikat private. Kjo përqindje ka dalë nga anketat e bëra nga Shoqata e Pacientëve me Kancer “Hema Onko”, me çka sipas tyre, vendi ka ngecur në shumë sektorë të sistemit shëndetësor, ku diagnostikimi i vonshëm vazhdon të mbetet sfida kryesore e pacientëve. Ndërkaq, pas diagnostikimit, dërgimin e menjëhershëm të pacientëve në kirurgji e konsiderojnë tejet të dëmshme. “Më shumë se 75 për qind e pacinetëve të diagnostikuar herët analizat e tyre i bëjnë në klinika private. Pse është kjo kështu? Përgjigja është shumë e…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, është nderuar sot me titullin akademik “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës. Në fjalën e tij, Ahmeti u shpreh se ky vlerësim lidhet ngushtë me rrugëtimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për sigurimin e të drejtave, ndërtimin e paqes dhe avancimin e vendit drejt integrimit euroatlantik. “Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjithë ju, për çdo sakrificë, çdo përpjekje dhe çdo hap që kemi bërë së bashku në këtë rrugë të gjatë”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se mbetet i vendosur për të vazhduar angazhimin në çështjen kombëtare dhe…
Kandidati për komunën e Çairit dhe njëri prej liderëve të koalicionit VLEN, në fjalimin e tij gjatë konventës promovuese për zgjedhjet lokale, u shpreh prerë për identitetin dhe linjën politike që do të ndjekë në garën elektorale. “Ne nuk jemi zagar, ne jemi shqiptar; jo, nuk jemi as hyzmeqarë, as gënjeshtarë. Jemi njerëz me dinjitet,” deklaroi ai, duke theksuar se sjellja dhe qëndrimet e tij nuk lidhen me interesa të fshehta apo koncesione që dëmtojnë komunitetin. Në apel ndaj qytetarëve ai tha: “Nuk ua kthejmë prej burrnisë, jo prej tutës. Shkujani nuk tutet, kur e kërkon nevoja, e braktis qeverinë…
Në një atmosferë impozante dhe me prezencë masovike, VLEN zhvilloi sot konventën promovuese në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, ku u prezantuan kandidatët për kryetarë komunash, mes tyre edhe kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit, Bashkim Bakiu. Në fjalën e tij, Bakiu u shpreh me krenari dhe përulësi para qytetarëve të Shkupit, duke theksuar se vizioni i tij është kthimi i kryeqytetit në një qytet modern, të gjelbër dhe të hapur për të gjithë. “Shkupi meriton të jetë vendi ku çdo familje ndjehet e sigurt, ku të rinjtë kanë mundësi për arsim, punësim e zhvillim, dhe ku secili banor…
Kryetari i Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, gjatë konventës promovuese për zgjedhjet lokale, u shpreh i vendosur për të vazhduar betejën politike në nivel lokal, duke e cilësuar si një vazhdimësi të çlirimit të pushtetit nga keqpërdorimi. “Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që na e keni dhënë dhe jemi të vendosur që bashkë me ju ta çojmë betejën deri në fund. Ashtu siç e çliruam pushtetin qendror nga keqpërdorimi, keqmenaxhimi, vjedhja dhe abuzimi, tash është koha t’i çlirojmë edhe komunat tona,” deklaroi Kasami. Ai theksoi rolin historik të Tetovës në zgjimin politik të shqiptarëve në…
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga: Igor Zdravkovski, zëvendëskryetar i Komisionit për Çështje Evropiane; Jovanka Trençevska, zëvendëskryetare e Komisionit për Financim dhe Buxhet; Sillvana Angelevska, anëtare e Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, po merr pjesë në Konferencën Ndërparlamentare për Stabilitetin, Koordinimin Ekonomik dhe Menaxhimin në Bashkimin Evropian (SECG), si pjesë e Dimensionit Parlamentar të Kryesimit të Danimarkës me Këshillin e Bashkimit Evropian, që u mbajt nga 28 deri më 30 shtator 2025 në Billund, Danimarkë. Siç informojnë nga Kuvendi i Maqedonisë, konferenca u përqendrua në tema që lidhen me sfidat aktuale…
Sot, koalicioni VLEN do të mbajë konventën zgjedhore në sallën më të madhe të vendit, “Boris Trajkovski” në Shkup, ku do të promovohen kandidatët për kryetarë komunash dhe do të shpaloset vizioni i fitores së 19 tetorit. Kjo ngjarje nuk është vetëm një tubim politik, por një manifestim i unitetit, vendosmërisë dhe energjisë së re që ka përfshirë shqiptarët kudo në Maqedoninë e Veriut. Në këtë konventë, që do të jetë më e madhja ndonjëherë, ku mijëra qytetarë do të bashkohen për të treguar se shqiptarët janë më të fuqishëm kur janë të bashkuar dhe se ndryshimi është tashmë i…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski iu kundërpërgjigj kreut të BDI-së Ali Ahmeti për mesazhet që ky i fundit ia dërgoi nga konventa e AKI-së në Shkup. “Kështu BDI e ngre rejtingun, ndërsa tezat u janë të vjetra dhe të zbehta. Sa gjakosje, sa skifterë, sa shqiponja, sa lepuj.. Të njëjtin folklor përmendin, 20 vjet – të njëjtin film! Shqiptarët iu shpërngulën, bënë copash duke vjedhur”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE. Metaforat në mitingje më nuk u kalojnë. Janë të mirë për filma humoristik nëse duan ta bëjnë dikë për të qeshur, tha Mickoski, duke i garantuar Ahmetit një gjë.…
Në Maqedoninë e Veriut, Erdogan ka kryesuar me 75 për qind, Trump i dyti me 66 për qind dhe presidenti rus Vladimir Putin i treti me 52 për qind. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka rezultuar lideri më i pëlqyer në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë në një sondazh të zhvilluar në vendet e Ballkanit, ndërsa është renditur i dyti në Mal të Zi dhe i katërti në Serbi ndër liderët ndaj të cilëve publiku ka pikëpamje më pozitive, transmeton Anadolu. Hulumtimi me titull “Anketa rajonale e Ballkanit Perëndimor” është realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në…

