Sot, koalicioni VLEN do të mbajë konventën zgjedhore në sallën më të madhe të vendit, “Boris Trajkovski” në Shkup, ku do të promovohen kandidatët për kryetarë komunash dhe do të shpaloset vizioni i fitores së 19 tetorit.
Kjo ngjarje nuk është vetëm një tubim politik, por një manifestim i unitetit, vendosmërisë dhe energjisë së re që ka përfshirë shqiptarët kudo në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë konventë, që do të jetë më e madhja ndonjëherë, ku mijëra qytetarë do të bashkohen për të treguar se shqiptarët janë më të fuqishëm kur janë të bashkuar dhe se ndryshimi është tashmë i pakthyeshëm.
VLEN u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, të rinj e të moshuar, gra e burra, punëtorë, studentë, intelektualë dhe mërgimtarë, të jenë sot NJË ZË në sallën “Boris Trajkovski”. Zëri i shpresës, i dinjitetit dhe i fitores.
Më 19 tetor, shqiptarët do ta vulosin përfundimisht rrugën e re të politikës së pastër, të përgjegjshme dhe dinjitoze. Sot është dita që ky zë të dëgjohet fuqishëm nga Shkupi deri në çdo cep të vendit.
Sepse VLEN është ndryshimi, VLEN është e ardhmja, VLEN është fuqia e bashkimit.
Data 18.08.2026
Aktuale
- Protesta kundër Ramës/ “Zuzari, ç’i sheh syri i do për vete”, Lush Susaj: Ambasadori i SHBA që do të vijë në Shqipëri, të na ndihmojë të rikthejmë demokracinë
- Klekovski: PET-skaneri nuk është i prishur, problem është ciklotroni
- Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS! Ja mesazhi që iu dërgua deputetit të Partisë Mundësia
- Vrasja e turistit, Policia zbardh dinamikën: 20 vjeçari u godit me grushte dhe më pas me thikë! 11 në pranga, dy në kërkim! I pranishëm në vendngjarje ishte edhe pronari i ‘Principote’
- “Modeli i kriminelit në krye të vendit, nuk na përfaqëson”/ Aktivistja, Sidorela Vatnikaj: Rama e ka futur krimin në Parlament, s’mund ta lejojmë më!
- “Kam zemrën dhe gjakun shqiptar”/ Qytetarja nga Italia në protestë: Detyrohemi të emigrojmë, dua që fëmijët e mi të rriten këtu
- Sulmi rus dëmtoi mbulesën e Çernobilit, Gjermania angazhohet për riparimin e reaktorit bërthamor
- Gjorgjievski: Mbi 1.200 pacientë onkologjikë kërkuan ndihmë financiare, pagesat po realizohen



