Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, u takua me ish-Presidentin e Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani
Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, u takua me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u theksua respekti i ndërsjellë dhe lidhjet e vazhdueshme mes personaliteteve akademike dhe Universitetit të Tetovës.
Universiteti i Tetovës e vlerëson lart figurën dhe kontributin e Prof. Dr. Rexhep Meidanit në jetën akademike e publike dhe e konsideron nder të veçantë këtë takim. Rektori ynë, shprehu mirënjohjen ndaj Prof. Dr. Meidanit për mbështetjen që ai i ka dhënë kauzës së Universitetit të Tetovës që në vitet e para të themelimit, si dhe angazhimin e kuadrove arsimore e shkencore nga Shqipëria në mbarëvajtjen dhe zhvillimin institucional të UT-së.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë që këto takime dhe bashkëpunime të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Data 17.10.2026
Aktuale
- Tensioni në Tiranë: Një veturë policie digjet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’
- OKB në Shqipëri sërish apel për dialog dhe uljen e tensioneve: Dhuna e papranueshme! Liria e shtypit duhet respektuar
- Zjarr në Gjykatën e Lartë: Protestat shpërthejnë në dhunë dhe kaos
- Studentët shqiptarë në kontakt me kolegët serbë për protestat
- Merz: Gjermania nuk do ta lërë Ukrainën të përballet e vetme me Rusinë
- Protestuesit akuzojnë policinë për përdorim të plumbave të gomës
- Terror e panik pranë Xhamisë / Policët me shkop gome dhe civilë me shkop druri godasin qytetarët (VIDEO)
- Tensionet në Tiranë: Protestuesit përballë policisë, shpërthimi i koktej molotovit





