Kandidati i AKI-së Skender Rexhepi për kryetar të Qytetit të Shkupit, së bashku me bartësin Abdulselam Selamin kanë promovuar programin zgjedhor për Qytetin e Shkupit. Rexhepi njoftoi për synimet e tij si aplikacioni unik digjital për çdo qyetarë, transport publik me aplikacion të digjitalizuar, sensorë për mbeturinat, për rrjedhën e ujit, për parking dhe trafikë. Gjithashtu ai theksoi se shkollat do të jenë bashkëkohore, te digjitalizuara me klasa moderne. Rexhepi tha se plani detal urbanistikë do të revidohet, infrastrukturë, ujësjellës dhe kanalizim të rregulluar, mbjellje e 100 mijë fidanëve dhe synimi për një barazi zhvillimore në të gjitha komunat. ‘’Vizioni ynë është i qartë një Shkup i barabartë, një qytet për të gjithë, pa dallim lagjeje, komuniteti apo gjinie’’ theksoi Selami.
SKENDER REXHEPI-KANDIDAT PËR KRYETARË TË QYTETIT TE SHKUPIT
‘’Ne jemi këtu për të diskutuar për Qytetin e Shkupit do të bëjmë qendra innovative teknologjike, për të rinjët ku ata do të mundë bashkë me start up inkubator ku rinia do të mundë të jepë mendimet e tyre të krijojë, idetë e përbashkëta dhe ide zhvillimore në kuadër të programit tone, për gjelbërim të sigurojmë për të rinjët diku 5000 vende pune të cilët do të mundë të angazhohen në krijimet e kushteve më të mira për gjithë qytetarët së bashku’’.
Data 17.10.2026
Aktuale
- MPB: Privohen nga liria dy persona gjatë bastisjes në Prilep, është gjetur drogë
- Qeveria Rama angazhohet për mbështetje të bizneseve të vogla pas protestave
- Privohet nga liria një banor i Ohrit i cili mbante armë ilegalisht
- Kontroll në Tetovë, gjendet armë dhe municion, ndaj 45-vjeçarit do të ngrihet kallëzim
- Shqipfolësit përfitojnë një vit Premium falas në aplikacionin inovativ Listub
- Kokainë dhe pistoletë në Reçicë të Madhe, arrestohet 57-vjeçari
- Stojko Ramov zgjedhet kryetar i ri i SAShK-ut, premton rikthimin e dinjitetit të mësimdhënësve
- Fermerët po përballen me rritje të reja të çmimeve



