Author: Jeta almakos

Ndalesa për eksportin e grurit dhe misrit nga Serbia që hyn në fuqi nesër, nuk do të vlejë për vendin. Mullisët tanë do të mund t’i sigurojnë tashmë sasitë e dakorduara, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski. Nikollovski në konferencë për shtyp, pas kryeministri Dimitar Kovaçevski i bëri të ditur masat e reja për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe të likuiditetit të kompanive, theksoi se në mënyrë intensive po bëhen përpjekje edhe për gjetjen e plasmanit të pemëve dhe perimeve, para së gjithave të pjeshkave, mollës, duhanit dhe rrushit. Qeveria në periudhën e…

Lexo më Shumë

Thonë se me rritjen e nivelit të popullatës së imunizuar për shkak të vaksinave dhe sëmundjes, shumica e infektimeve tashmë janë asimptomatike. Mbeten në fuqi propozimet e deritanishme ku përfshihet mbajtja e maskave edhe në shkolla. “Skriningu që u realizua nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë me ndihmën e Komisionit për Sëmundje Infektive, tregon se respektohen masat nga ana e fëmijëve dhe gjithashtu ka një numër shumë të vogël të fëmijëve të infektuar. Mendoj se kur ata do të vlerësojnë, për një kohë të shkurtë do të hiqen edhe maskat në shkolla dhe në ambiente të mbyllura, e cila për…

Lexo më Shumë

Esat Halimi, mërgimtar ka rrëfyer për momentin kur e shpëtuan një 30 vjeçare nga Ukraina pasi ishte ndarë me familjen e saj pas fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë. Ai ka thënë se rrugëtimi drejt Kyivit nuk ka qenë i lehtë. “Nuk ka qenë edhe i lehtë. Jemi përgatitur dhe kemi shkuar nëpër Poloni. Kemi hyrë në Ukrainë. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Kemi kaluar shumë postblloqe, vende, nuk ka qenë lehtë, por në fund u krye mirë, një histori e mirë, nuk është keq”, tha ai në T7. Halimi tregoi edhe për mënyrën se si kanë hyrë…

Lexo më Shumë

Do të vijojë periudhë shumë e vështirë nëpër të cilën nuk kemi kaluar asnjëherë, kështu e paraqet situatën pas luftës në Ukrainës, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në ClickPlus në TV21. “Dikush mund të thotë se kemi pasur ne, kemi kaluar luftë në 2001 dhe unë po ju them se nuk ka qenë kriza aq e madhe sa po ndodh sot”, tha Bytyqi.

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sot pas rritjes rekord të karburanteve në Shqipëri në ditët e fundit duke marrë si shembull çmimin e naftës në Ukrainë, që sipas tij edhe pse në luftë e ka çmimin mbi dyfish më të lirë se Shqipëria.   Në një njoftim në rrjetet sociale, Meta është shprehur se ukrainasit në luftë e blejnë naftën me 1 euro për litër, ndërsa shqiptarët në paqe e blejnë naftën me 2.2 euro per litër. Ai ka publikuar edhe të dhëna nga një raport i “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022,  për çmimet e naftës…

Lexo më Shumë

Ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, mëngjesin e sotëm i është djegur vetura e tipit “Audi”, ndërsa nga zjarri janë përfshirë edhe tri vetura të tjera “Passat”, “Matiz” dhe “Nissan”. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të makinës. Vetura paraprakisht ka qenë e parkuar nga bashkëshortja e Shilegovit, konfirmojnë nga MPB. “Më datë 09.03.2022 ora 03?20 është raportuar se në rr. “Petre Piruze” në Shkup ka shpërthyer zjarr në automjetin “Audi” me targa të Shkupit në pronësi të personit juridik të parkuar nga J.SH. Nga zjarri janë përfshirë edhe automjetet “Passat”, “Matiz” dhe “Nissan” me targa të Shkupit, të gjitha në…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Është e vërtet se Doktori i pari e vuri në zjarr kazanin ku gatuhej demokracia e baltosjes dhe e grindjeve më perverse ndërpartiake dhe se, ai i pari i promovoi në vlera kombëtare gazetarët e opinionistët që kishin vetëm një armë, e cila i bënte të guximshëm e të paprekshëm gjatë mbrojtjes së partisë në pushtet: paturpësinë dhe pandëshkueshmërinë. Paturpësi të cilën e shitën aq shtrenjtë sa u bënë kapitalistë dhe pronarë të vilave të shtrenjta, paturpësi e cila u lejonte të publikonin edhe shpifje monstruoze të llojit se i biri i kundërshtarit politik, ka baba gjyshin e…

Lexo më Shumë

“Për të mos i trembur qytetarët, por kam disa informacione se benzina mund të rritet edhe për 10 denarë”, theksoi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vlado Misajlovski në emisionin “Çfarë nuk është e qartë”. “Është një organ rregullator që duhet të dalë dhe ta thotë këtë. A e dini pse? Sepse shumë kompani duhet të kenë parashikime se çka do të ndodhë. Imagjinoni me këtë goditje çmimi sa qytetarë janë prekur? Pagat nuk po rriten, ato mbeten të njëjta. Rriten çmimet e vajit, miellit, të gjitha sendet ushqimore, shporta e konsumit”, theksoi Misjallovski. Sipas tij, nëse shihet ekonomia e përgjithshme në Maqedoni, sa kompani transporti…

Lexo më Shumë

Faqja Albislam informon se se pasojë e goditjes nga rryma, kanë ndëruar jetë nënë e bijë. Postimi i plotë: Inna lilahi we inna ilejhi raxhiun Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen dhe padyshim se kthimin të gjithë e kemi tek Allahu. Sa po morëm lajmin se nga një fatkeqsi nga rryma kan ndërruar jetë hafizja Mirafete Saqipi së bashku me nënen e saj . Lus Allahun ti mëshirojë të dyja tua lehtësojë natën e varrit dhe ti fus në xhennet pa llogari. Familjes tu jep sabër të bukur dhe ti bashkon në xhennetet e larta atje ku ska ndarje. Ja…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme – Ohër, drejtimi për parandalim, Këshilli Republikan i Sigurisë në Komunikacionin në Rrugë dhe Asociacioni Internacional i Policisë rajoni Ohër, sot me dhuratë simbolike – lule, grave pjesëmarrëse në komunikacion, ua uruan 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB – Ohër. Shtoi se sivjet, ky aktivitet realizohet për herë të parë edhe në Dibër, si edhe në rajonin e Strugës, Kërçovës. Ndërsa në kuadër të fushatës edukative “Gratë drejtojnë automjetet me përgjegjësi”. “Nëpunësit policorë, grave pjesëmarrëse në komunikacion u dhuruan edhe freskues me aromë për në automjet, por edhe afishe…

Lexo më Shumë

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet pretendon se ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është financuesi kryesor i Rusisë, pasi sipas tyre “Ministria e Punëve të Jashtme rezulton se blen derivate nga kompania ruse e licencuar në vendin tonë”, transmeton TV21. “Ka disa ditë që zyrtarët e BDI-së shpifin kundër opozitës shqiptare, ndërsa sot Bujar Osmani arriti kulmin duke akuzuar edhe qytetarët për mbështetje të Rusisë. Ai tha se blerja e karburanteve nga kompanitë ruse është ndihmë e drejtëpërdrejtë ndaj Rusisë. Me këto fjalë Osmani bëri gabimin Frojdian dhe pranoi me gojën e vetë se ai është financuesi kryesor i Rusisë.…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar vendim për pagesën e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore që kanë pësuar fermerët në vitet 2016, 2017 dhe 2018. Shuma e kompensimit do të jetë 10 për qind e vlerës totale të parashikuar. Vendimi përfshin 35 raporte të dorëzuara nga 29 komuna, do të kompensohen mbi 9100 qytetarë dhe persona juridikë, njoftuan nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Qeveria gjithashtu ka marrë vendim edhe për pagesën e kompensimit për dëmet nga fatkeqësitë natyrore në kulturat bujqësore në vitin 2021 në komunat Rosoman, Demir Kapi, Rankovcë, Karbinc dhe Bogadanc. Përqindja totale e…

Lexo më Shumë