Author: Jeta almakos

Ka përfunduar takimi i partnerëve qeveritar, ku pas këtij takimi, kryeministri Dimitar Kovaçevski, doli para mediave për të treguar se çka kanë diskutuar. Ai tha se ndër diskutimet ka qenë propozimi francez, derisa theksoi se në lidhje me këtë Qeveria do të jap edhe një qëndrim të saj. Kovaçevski, po ashtu tha se janë duke i ndjekur edhe zhvillimet në Bullgari, ndërsa tha gjithashtu se kanë diskutuar edhe për ekonominë dhe krizën. Kryeministri, një rëndësi të veçantë i dha edhe opozitës, ku tha se me partnerët e koalicionit kanë diskutuar se si opozita për dy vite radhazi, me kërcenime dhe…

Lexo më Shumë

Në konferencën e sotme për shtyp pas takimit me partnerët e koalicionit, kryeministri Dimitar Kovaçevski u pyet se si do të funksionojë Qeveria dhe koalicioni aktual në rast se opozita vazhdon me bllokada, përcjell TV21. Në një moment deri sa kryeministri Kovaçevski tha “ja do iu tregoj se si do të funksionojë”, lideri i BDI-së Ali Ahmeti u përgjigj “si deri tani”. Për më tepër ndiqni videon më poshtë.

Lexo më Shumë

Opozita maqedonase mbushi sheshet mbrëmë pas një incidenti të provokuar nga deklaratat e papërgjegjshme të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, në një samit me praninë e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ofendoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, duke e quajtur kryeministri i Bullgarisë Perëndimore. Opozita maqedonase kërkoi zgjedhje të parakohshme, kurse kryetari demokrat, Sali Berisha, e komentoi protestën e mbrëmshme. “Ja çfarë ndodh kur futet hokatari i rrjedhur në sherr në samite! 50.000 vetë protestojnë në Shkup kundër kryeministrit të tyre, që heshti kur Edi Rama, shakaxhiu pa kripë, i tha kancelarit Scholz për të, se ky është kryeministri i…

Lexo më Shumë

Pas takimit me koalicionin qeveritar, kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë për media tha se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në mandatin e rregullt, gjegjësisht në vitin 2024. “Zgjedhjet e parakohshme nuk do t’i zgjidhin problemet e qytetarëve, por do t’i thellojnë ato, ndaj e mbyllim këtë çështje. “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në mandatin e rregullt në vitin 2024”, tha Kovaçevski.

Lexo më Shumë

Sindikatat po bëjnë koordinimin e fundit për grevën e paralajmëruar në sektorin publik. Të dhënat e marra nga Alsat, janë se ndërmarrjet komunale dhe publike, si dhe institucionet më 22 qershor, të mërkurën do të punojnë duke angazhuar vetëm një përqindje të vogël të punonjësve. Kjo do të thotë se shërbimet për qytetarët do të kryhen në shkallë të ulët. Sipas Ligjit për Veprimet Komunale, gjatë grevës, puna e këtyre kompanive nuk duhet të ndalet plotësisht. Plehrat do të grumbullohen me 10% të kapacitetit të ndërmarrjeve komunale, po aq është edhe përqindja e punonjësve bashkë me mekanizimin, që do të…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit do të prej një delagacion nga Republika e Finlandës dhe për këtë arsye ditën e hënë dhe të martë do të ketë regjim të veçantë rrugor. “Më datë 20 qershor dhe më 21 qershor 2022 (e hënë dhe e martë) Kryeministrja e Republikës së Finlandës, Sana Marin do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këto arsye, Departamenti për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të Shkupit. Ministria e Brendshme apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në…

Lexo më Shumë

Analisti Xhevdet Pozhari, ka njoftuar se sot ka vdekur vëllai i tij, Ardoniti. Pozhari ka thënë se varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e reja të qytetit në Gjakovë. Që pesë muaj, Ardoniti ishte në komë në Mjekimin Qendror Intensiv të QKUK Postimi i plotë: Shpirtbardhi jonë, Ardoniti, sot mbylli sytë përgjithmonë. Zoti e deshti pranë vetes, engjëllin tonë. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e diele 19.06.2022, në ora 17:00, në varrezat e reja të qytetit në Gjakovë. Të pikëlluar, Familja Pozhari.

Lexo më Shumë

Dhënia e pritshme e statusit kandidat për Ukrainën në BE ka bërë që kancelari gjerman, Scholz të kërkojë reforma në BE. Scholz ka kërkuar lëvizje në drejtim të hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, shkruan DW. Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kërkuar reforma në BE në mënyrë që të lehtësohen pranimet e anëtarëve të rinj në Bashkimin Europian. Jo vetëm kandidatët për një anëtarësim duhet të përgatiten, edhe BE vetë duhet të përgatitet për zgjerimin e unionit, tha politikani socialdemokrat në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Scholz do të lehtësojë anëtarësimet në BE me reforma…

Lexo më Shumë

Tragjikisht ka përfunduar dita e parë e qëndrimit në Mal të Zi, për shtetasin e Maqedonisë së Veriut. 22-vjeçari i cili kishte shkuar për të punuar në sezonin e verës, vdes në plazh. Media malazeze Primorski.me ka raportuar se djali ka mbërritur dje në gjirin mes Tivarit dhe Ulqinit dhe është mbytur në plazhin Uteha rreth orës 18:00. Prokuroria dhe policia janë duke hetuar rastin tragjik dhe sipas informacioneve fillestare nuk ka pasur shenja dhune.

Lexo më Shumë

Rreth 2.2 tonë kokainë e kamufluar në kanoçe me asparagus u sekuestruan nga policia peruane pak ditë më parë. Në krye të trafikut të drogës qëndronin dy shqiptarët Frank Malo dhe Gentjan Meta. Ata vepronin për llogari të mafies ndërkombëtare të trafikut të kokainës që trafikonte drogë nga Amerika e Jugut drejt vendeve evropiane. Ndërkohë autoritetet peruane kanë konstatuar se mafia shqiptare tashmë është instaluar në vendin e tyre pas ikjes nga Ekuadori ku përplasjet e dhunshme dhe të përgjakshme u bënë të shpeshta, shkruajnë mediat peruane. Në këtë mënyrë, ata kanë dhënë edhe mënyrën sesi dy shqiptarët Frak Malo dhe…

Lexo më Shumë

Zudi Enuzi Koka është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Çair, njoftojnë nga partia. “Enuzi ishte kandidati i cili u përzgjodh nga komisioni qendror, pas konkursit publik për paraqitjen e kandidatëve. Të njëjtin komisioni ja propozoi Kuvendit të degës ku dhe u zgjodh me shumicën e votave të kuvendarëve”, thonë nga ASh.

Lexo më Shumë

Pas shkarkimit të kryeparlamentarit, si dhe akuzave të ndërsjella të deputetëve të pushtetit dhe opozitës për rishikimin e buxhetit dhe temës së vetos së Maqedonisë, tensionet vazhdojnë për të dytën ditë në Kuvendin e Bullgarisë, ku vazhdon pasiguria e shumicës. Përgjigja në këtë pyetje do të dihet të mërkurën, kur pritet votëbesimi ndaj Qeverisë së Kiril Petkovit, sipas të dhënave të fundit matematikore, gjithsej 115 deputetë qëndrojnë prapa Qeverisë, ndërsa opozita ka 125 deputetë, që pritet të votojnë për rrëzimin e kabinetit. Por shifrat ndryshojnë vazhdimisht, pasi një deputet tjetër nga partia e Sllavi Trifonov ka vendosur t’i bashkohet grupit…

Lexo më Shumë