Drejtori për Punë Hidrometeorologjike bëri të ditur se në Kodrën e Diellit ka 64 centrimetra borë, në Krushevë 62 dhe në Mavrovë 52. Siç njoftojnë nga DHP, deri të dielën moti do të jetë i vranët dhe i ftohë me erë në drejtim verior. Temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit, ndërsa temperaturat gjatë mëngjesit do të shkojnë deri -10 gradë celsius. Temperaturat pritet të rriten nga e hëna e ardhshme.
Author: Jeta almakos
Nën organizimin e Shoqatës Bjeshkatare Ekologjike “Shkupi”, 6 çiklistë nga vende të ndryshme të Ballkanit me biçikleta janë nisur nga Çarshia e Shkupit për në Çanakkala me rastin e 18 marsit, 107 vjetorit të Fitores së Çanakkalasë, raporton Anadolu Agency (AA). Me qëllim që të përkujtojnë dëshmorët e rënë në Çanakkala, çiklistët nga vendet si Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Sanxhaku, u nisën pasi falën namazin e sabahut, duke marrë me vete në mënyrë simbolike edhe dheun e vendeve përkatëse. Çiklistët do të udhëtojnë rreth 800 kilometra, ndërsa ndalesa e parë e tyre…
Për gati më shumë se 2 orë qytetarët e thirrur nga shoqëria civile kanë protestuar përballë Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve të shportës. Detaji që ra në sy nga të gjithë ishte fakti që shumë kryefamiljarë kishin dalë në protestë së bashku me familjen dhe fëmijët pasi siç thonë ata është e papërballueshme jetesa me këto çmime në stratosferë. Më pas qytetarët u zhvendosën tek “ura e Lanës” ku protestuesit bllokuan qarkullimin e automjeteve ndërsa për herë të parë shoferët u sensibilizuan pasi të gjithë fikën makinat duke paralizuar lëvizjen në këtë zonë të…
Një tjetër sulm ajror ka goditur një ndërtesë civile dhe termocentralin në Zhytomyr në Ukrainë. Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku i qytetit, Serhii Sukhomlyn, përmes ndy videove të postuara në rrjetet sociale. “Sapo është bërë një sulm ajror. Është goditur termocentrali i Zhytomirit dhe një ndërtesë civile”, shkroi ai në Facebook. Në godinën civile të goditur, kryebashkiaku tha se një grua e moshuar që jetonte atje ishte fshehur në bodrum dhe doli e gjallë me lëndime të lehta, për të cilat po trajtohet në spital. Në godinën civile të goditur, kryebashkiaku tha se një grua e moshuar që jetonte atje ishte…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot për herë të parë e kuptoi se për më shumë se dy vjet shkolla “Rilindja” në Llojan nuk ka ujë të pijshëm. Kjo për shkak të prezencës së lartë të nitrateve, gjë që e ka vërtetuar edhe Qendra së Shëndetit Publik në Kumanovë. “Do reagoj menjëherë, rastin e paraqisni ju unë do të interesohem edhe në sektorët e ministrisë në qoftë se ka situatë të paraqitur nga përfaqësuesit e shkollës Rilindja në fshatin Llojan, fëmijët janë në rend të parë dhe unë jam i përkushtuar për çdo shkollë në vendin tonë ashtu…
“Aktualisht, vendi 100 për qind të nevojave të gazit natyror i siguron nga Rusia dhe është 100 për qind i varur, ashtu si Moldavia dhe Bosnja e Hercegovina, kështu që nuk mund ta përballojmë luksin e heqjes dorë nga gazi rus”. Këtë e tha sonte kryetari i Komisionit Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE) Marko Bislimoski. “Qëndrimi im personal është se ne nuk kemi një luks të tillë të heqim dorë nga gazi natyror. Kemi një sezon ngrohjeje në vazhdim dhe nëse heqim dorë duhet të ngrohemi me mazut. Gjithashtu, gaz natyror përdorin të gjitha kompanitë që kryejnë…
Një vajzë është goditur nga një veturë teksa ka qenë duke kaluar vizëbardhat në rrugën Jahja Pashë të Çairit, transmeton TV21. Nga goditja e rëndë që ka marrë, vajza ka pësuar lëndime trupore dhe si pasojë është dërguar në spital. Nuk dihet se në çfarë gjendje është për momentin, por TV21 po pret informacione më të detajuara nga Ministria e Punëve të Brendshme./TV21
Çmimi i Dizelit nga mesnata do të rritet për 8.5 denarë për litër, ndërsa benzina do të shtrenjtohet për 3.5 denarë për litër, kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me këtë vendim çmimet e derivateve rriten mesatarisht për 6.88 për qind. Euro Super BS- 95 do të kushtoj 93 denarë për litër Euro Super BS-98 do të kushtoj 95 denarë për litër Euro Dizel do të shitet për 95 denarë për litër
Në Gjinekologjinë “Nënë Tereza” në Çair lind refugjatja e parë nga Ukraina. Drejtori i gjinëkologjisë, Bashkim Ismaili për Klan Maqedoni thotë që gjendja shëndetësore e nënës dhe foshnjës është stabile. Foshnja e lindur është vajzë me 3.890 g dhe 54cm. Lehona ka lindur spontanisht para dy ore ndërsa në spital është pranuar sot./KlanMacedonia/
Mungesën e derivateve në disa pompa të benzinës zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi e arsyeton me rritjen e konsumit gjatë fundjavës dhe jo si pasojë e keqpërdorimeve eventuale nga ana e pompave të benzinës. Ai mbrëmë në Click Plus tha se janë shitur 200 tonë naftë vetëm këtë fundjavë, derisa shitja e zakonshme arrin deri në 40 tonë. TV21 pyeti në Inspektoratin e Tregut nëse janë konstatuar deri më tani shkelje eventuale gjatë fundjavës? Thonë se që në momentin e parë që kanë qarkulluar zëra për keqpërdorime eventuale inspektorët kanë dalë në terren por nuk është konstatuar asnjë shkelje.…
Policët në Gostivar sot kanë arrestuar një 38-vjeçar me iniciale E.M. nga Gostivari për shkak të dyshimit se është i përfshirë në një rast droge, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. “Ekziston dyshimi se është i përfshirë në rastin e 15 dhjetorit të vitit të kaluar, kur në pikëpagesën Gllumovë është kapur me veturë me 100 kilogram marihuanë. E.M. një kohë të gjatë ishte në arrati jashtë shtetit ton, kurse sot, pasi është arrestuar, është dërguar në Burgun e Shuto Orizares për mbajtjen e paraburgimit 30-ditor”, qëndron mes tjerash në njoftim.
Punët për rrjetin e ri ujësjellës kanë filluar gjatë verës, por banorët e lagjes 146 në Tetovë ende janë pa ujë të pijshëm. Përveç se nuk kanë ujë, lagjja ka mbetur edhe pa rrugë të shtruar, e cila u gropos kur nisën punët për ujësjellësin. “Edhe pas 4 muajsh kjo lagje vazhdon të ngelet pa ujë të pijshëm, edhe pse komuna e Tetovës nga buxheti i saj ka harxhuar mbi 11 milionë denarë, ndërsa punët në këtë lagje vazhdojnë për 4 muaj rresht”, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari. Banorët të revoltuar thonë se kërkuan ujë, e tash mbetën edhe…

