Shumica parlamentare në përpjekje për plotësim të shpejtë të përbërjes së Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend… Në koordinimin e zakonshëm të së hënës, kreu i Kuvendit Xhaferi ka njoftuar koordinatorët e grupeve parlamentare se duhet të japin propozimet e tyre për vendet boshe të anëtarëve të këtij trupi punues. Komisioni për zgjedhje dhe emërime është pa kryetar dhe pa një anëtarë, kurse opozita po ashtu duhet të zgjedhë dy zv/anëtarë. Ky komision është kyç për të propozuar emra deputetësh të cilët do të plotësonin edhe përbërjen e komisioneve të tjera parlamentare të cilët kanë disa vende bosh prej…
Author: Jeta almakos
Ja motër, në errësirë jemi, që një javë nuk kemi rrymë. Një pjesa e madhe e komunës së Haraçinës tashmë disa ditë po përballet me mungesë të energjisë elektrike. “Janë duke bërë shaka me ne, shkurt e shqip. A ua ka vështirësuar punën? Shumë, që një javë është prishur mishi, frigoriferët nuk punojnë. Me EVN-në a keni folur? Kemi fol, biles nuk dëgjojnë, nuk vijnë, nuk ka sigurim në Haraçinë dhe thonë nuk vijmë. Kemi nijet të organizojmë protestë dhe të bllokojmë autostradën, ose duhet të shkojmë përpara EVN-së dhe t’i bllokojmë që mos të punojnë as ata sikurse ne”…
Prekaz ka ndezur flakadanët e lirisë për të kujtuar luftën dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe mbi 50 të vrarëve të familjes së tij.
Kështu bëri të ditur ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla, gjatë një raportimi para Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Diasporë. “Qytetarët e Ukrainës në kufirin me Kosovën mund të hyjnë pa viza, por ata që dëshirojnë të qëndrojnë në Kosovë, do të detyrohen të paraqiten tek organet kompetente me qëllim që të marrin leje qëndrim”, tha Gërvalla. Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndërmjet dy shteteve ekziston regjimi i vizave. Ministrja Gërvalla tha se do të krijojnë kushte për të gjithë familjarët e ushtarëve ukrainas në Kosovë, të cilët dëshirojnë të…
Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni komunikuar me ish-mësuesen tuaj, por kujtimet mbeten! Një mësuese apo mësues i caktuar ju ka lënë përshtypje dhe ju e mbartni përherë me vete dhe sigurisht që ju bën të jeni nostalgjik por mbi të gjitha mirënjohës. E pra, kjo është koha, sot është dita që ta ktheni favorin duke ju thënë edhe një herë faleminderit mësuesve në jetën tuaj. Themi qëllimisht ‘mësuesve’ sepse padyshim që ata janë shumë, por sigurisht disa janë më të spikatur ndaj është edhe më e lehtë ta filloni me ta.…
Me flamuj ukrainas dhe pankarta për të dytën herë në Shkup u protestua kundër pushtimit rus në Ukrainë. Nën organizim të shoqatës “Lesja Ukrainka”, protestuesit kërkuan që urgjentisht të mbyllet hapësira ajrore mbi Ukrainë, por theksuan edhe kërcënimet nga rreziku nuklear. “Përveç agresionit rus që është i orientuar drejt shkatërrimit të popullsisë dhe infrastrukturës ukrainase, u paraqit edhe kërcënimi jo vetëm për Ukrainën, por edhe për gjithë Evropën dhe më gjerë. Me vet invazinonin rus në Ukrainë, në rrezik është vendosur edhe siguria nukleare globale. Ne si ukrainas në RMV publikisht i drejtohemi Qeverisë së Maqedonisë së Veriut me apel…
Shkolla “Rilindja” në të cilën mësojnë nxënës nga fshatrat Llojan dhe Vaksincë, nuk ka ujë për pije! Drejtori i shkollës, Idriz Sulejmani, thekson se uji që vjen përmes rrjetit ujësjellës nuk është i sigurt, ndërsa shpjegon se i kontaminuar është edhe uji nga pusi, i cili ndonjëherë përdoret nga nxënësit. “Nuk e kemi atë qe duhet ta kemi si çdo shkollë që e kanë ujin e sigurt, na s’kemi ujë ku me marr ujë. Institucionet të cilët e vëzhgojnë d.m.th punën e ujit në shkollë çdoherë nga 2-3 herë vit ato e kontrollojnë ujin, uji është kancerogjen”, tregon Sulejmani. Sulejmani…
Në rrjetet sociale po shtohen postimet e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut që shprehin gatishmërinë e tyre për t’iu ofruar strehim refugjatëve nga Ukraina, të cilët po ikin pas shpërthimit të luftës më 24 shkurt. Një nga këta persona që ka postuar një mesazh të tillë në rrjetet sociale është edhe Ana Mitrejçevska nga Manastiri. Ajo thotë se mund të strehojë dy apo tre persona nga Ukraina. “Tash e disa vjet punoj në projekte të ndryshme të organizatave joqeveritare, me ç’rast kam njohur shumë miq nga e gjithë bota, përfshirë edhe nga Ukraina. Më është paraqitur një shoqe që dëshiron…
Enti Shtetëror i Statistikave ka paralajmëruar se rezultatet e regjistrimit të realizuar në shtator të vitit të kaluar do të shpallen deri në fund të këtij muaji. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski tha se, do të tentojnë t’i shpallin sa më shpejtë të jetë e mundur, nëse nuk ka shumë gabime në materialin, megjithatë ai siguroi se do të respektohen afatet ligjore. “Obligimi ynë është që të dhënat t’i shpallim deri në fund të këtij muaji dhe do t’i përmbahemi asaj. Plani ynë është që diku ka data 30 të dalim me të dhëna. Bëhet fjalë për…
Tetova ka 3 strehimore të mëdha dhe rreth 100 më të vogla që gjenden poshtë banesave, e të cilat që do të shërbenin për mbrojtje në rast se rrezikohet jeta e qytetarëve. Mediat vizituan disa prej tyre. Nuk mirëmbahen siç duhet, por prapë se prapë në rast nevoje në këto bunkerë do të mund të strehoheshin numër i madh i qytetarëve. Ne gjendemi në një hyrje të një strehimores e cila gjendet në një bllok ndërtesash në qytet, këtu është hyrja dhe ne do futemi brenda për të parë nëse e njëjta është e pastruar. Kjo strehimore ka kapacitet të…
Silvana Begaj (Shkëputur nga ditari i një ushtari) Ne qëniet njerëzore jemi gjithmonë në luftë: luftë për jetën, luftë për dashurinë, luftë idesh, luftë inatesh, luftë me veten, luftë me ëndrrat etj etj. Por ajo lufta në fushëbetejë qenka ndryshe. Tek të parat e di që mund të vdesësh një ditë dhe llogarit jetën, tek kjo e dyta je i vdekur dhe llogarit po sikur të jetosh. Në luftë kupton që paske jetuar kot! Kishe mundësinë të puthje nënën cdo ditë dhe nuk e bëje. Sot, nuk e di a do ta takosh më. Kishe mundësinë të qeshje, të përqafoje,…
Nga Anisa Bahiti Më në fund Presidenti ukrainas Zelenskyy shprehu të gjithë mllefin me të drejtë të akumuluar ndaj Perëndimit. Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të NATO-s më 4 mars në Bruksel dëshmoi që NATO në raport me Ukrainën ka vendosur të sillet si një OJF ndërkombëtare. Aleanca, nëse mund të quhet e tillë, tashmë dëshmoi dobësinë e vet duke mos vendosur Non Fly Zone mbi Ukrainë. Nuk bëhet fjalë për një aksion ushtarak, por për një aksion mbrojtje mbi civilë. Njëherësh të gjithë udhëheqësit e vendeve të NATO-s u sollën si diletantë. Ëndrrat e qytetarëve ukrainas për t’u shkëputur…

