MPB njofton se kanë arrestuar 3 persona për shkak të kontrabandë me imigrantë. Më datë 04.03.2022 rreth orës 20:00 në një rrugë rajonale nga diga Mantovë deri në udhëkryqin për Negotinë, më saktësisht në afërsi të vendit të quajtur “kilometri i 20-të”, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Radovish kanë arrestuar E.G. (33) nga fshati Buçim, Rajoni i Radovishit, O.H. (34) nga Koçani dhe B.J. (38) nga Konçe, i dyshuar për organizimin e transportit të imigrantëve nga Siria dhe vende të tjera. Personat janë dërguar në Stacionin Policor Radovish, ndërsa automjetet “Volkswagen Tuareg” me targa të Radovishit në pronësi të E.G.…
Author: Jeta almakos
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar në Saraj të Shkupit një 28 vjeçar, për të cilin kushte urdhër për arrest, transmeton Portalb.mk. “Në fshatin Saraj, Shkup, punonjësit policor nga Njësi për intervenime policore pranë SPB Shkup, kanë arrestuar 28 vjeçarin N.N. nga fshatin Saraj, i cili kërkohet me urdhërarrest nga Burgu i Idrizovës për shkak arratisjes nga ky burg”, deklarojnë nga Policia, duke theksuar që ai vuante dënimin me dy vjet e nëntë muaj burg. Ai ishte dënuar për shpëlarje të parave dhe kontrabandë me migrantët, në bazë të nenit 273, gjegjësisht 418b nga Kodi Penal.
Anastasija Ilievska nga VMRO-DPMNE në konferencë për shtyp tha se opinioni ka pasur mundësi të dëgjojë deklaratë të Pendarovskit se ai ka ditur që nga 8 nëntori se do të ketë luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas saj, për 5 muaj, krerët shtetërorë nuk kanë ndërmarrë asgjë në sigurimin e rezervave dhe përgatitje për krizë. Ajo theksoi se as më 24 shkurt në Këshillin për Siguri nuk janë marrë masa për të mbrojtur qytetarët nga pasojat që i nxit kjo luftë. “Qeveria duhet të përgjigjet se çfarë ka bërë në lidhje me rezervat e domosdoshme të derivateve tv naftës dhe…
Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se nuk do të mbahet koncerti “Romancat ruse” që ishte paraparë për sonte në Operën dhe Baletin Kombëtar. Ata thonë se anulimi vjen nga lajmet e fundit që vinë nga Ukraina dhe që shqetësuan njerëzimin, pasi sipas tyre nuk është koha për romanca. Megjithatë nuk specifikojnë se nëse e njëjta do të ndodh edhe me koncertet tjera të formatit të ngjashëm, duke mos sqaruar as se nëse anulohet vetëm ky koncert pasi që romancat janë ruse – shtet i cili pushtoi Ukrainën. “Koncerti Romancat ruse, i paralajmëruar për sonte…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se paniku i djeshëm tek qytetarët për furnizim me karburante është shkaktuar nga disa “tregtar të vegjë”. Kreu i ekzekutivit siguron se vendi ka sasi të mjaftueshme të karburanteve dhe se në të ardhëm nuk parashihet që të ketë probleme në furnizim. “Tek qytetarët nuk duhet të ketë panik rreth furnizimit të pandërprerë me karburante. Republika e Maqedonisë së Veriut ka mjaftueshëm karburante furnizim të pandërprerë të pompave të benzinës. Ne furnizohemi me karburant përmes Republikës së Greqisë dhe problem i tillë nuk ekziston. Ajo që është shkaktuar mbrëm, u bë nga ana e disa shitësve…
Procesi për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut nuk do të ngadalësohet për shkak të luftës në Ukrainë, përkundrazi ai mund të përshpejtohet për shkak të rrethanave të reja gjeopolitike dhe nevojës për ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe më gjerë. Kështu kanë deklaruar të enjten në Shkup, ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Cyrille Baumgartner, në një konferencë për media së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian, David Geer. “Procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut i japim një rëndësi strategjike. Kjo është diçka që tashmë është pranuar dhe autoritetet franceze kanë arsye që këtë ta theksojnë publikisht në…
Kolona të gjata makinash me orë presin për t’u furnizuar me karburant. Kështu ishte gjendja mbrëmë nëpër shumë pompa të benzinës. Qytetarët, pasi lexuan lajme të pavërteta, u frikësuan se nga e hëna do të rriten çmimet e karburanteve. TV21 ishte në terren për të parë se a është normalizuar situata. “Situata në pompat e benzinës të paktën në kryeqytet sot është më e qetë siç po shihet. Nga Qeveria thonë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen, sepse ka sasi të kënaqshme të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës në mallrat rezervë”, raporton Almedina Ismajli, gazetare. Qytetarët që sot i…
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, ka folur për gjendjen e krijuar rreth furnizimit me derivate. Ai ka thënë se nuk ka vend për panik, pasi shteti ka rezerva të naftës. “Nuk ka krizë për furnizimin me naftë dhe derivate të naftës. Ka mjaftueshëm rezerva edhe tek tregtarët edhe në rezervat shtetërore të mallrave. Mos të bëhet panik tek qytetarët se do të kenë kufizime për naftën dhe derivate të naftës”, tha Bekteshi. Ndryshe, më herët Komisioni Rregullator për Energjetikë theksoi se në disa vende për furnizim me derivate kanë vendosur kufizim të derivateve që mund t’i blejnë qytetarët,…
Në Kumanovë, Shtip dhe qytete tjera në Maqedoni gjatë ditës së sotme janë vërejtur kolona të krijuara nëpër karburante, pas qarkullimit të një lajmi të rremë. Lajmi i rremë ishte se gjatë ditëve të ardhshme nuk do të ketë sasi të mjaftueshme të naftës dhe lajmi se do të ketë rritje drastike të çmimeve. Lajmi ishte përhapur përmes rrjeteve sociale, përcjell INA. Asnjë institucion apo kompani nuk ka bërë të ditur apo përhapur lajmin se çmimet e derivateve te naftës do të rriten ndjeshëm apo se do të ketë restriksione, për shkak të nevojave për rezerva. Kompania e njohur “Makpetrol”…
Dekreti për zgjedhjen e Lubomir Frçkovsit si ambasador në Kombet e Bashkuara nga nxitur reagimet e opozitës. Antonio Milloshoski nga grupi parlamentar I VMRO-DPMNE-së vlerëzon se Frçkovski po dërgohet si ambasador në mënyrë të paligjshme dhe se i njejti shumë shpejt do të kthehet. Sipas tij është e paparë që si ambasador të dërgohet një person të cilin SHBA-të paraprakisht e kanë refuzuar si diplomat jo të dëshirueshëm në Amerikë. “Kryetari Pendarovski nuk e flet të vërtetën kur tha se të gjitha kushtet ligjorë janë plotësuar, përkundrazi, kushti ligjorë nga neni 39 I ligjit për punë të jashtme për paraqitje…
Ministria e Punëve të Jashtme njofton se do të dërgojë një ekip diplomatik në Ukrainë, përcjell TV21. Ekipi përbëhet nga ambasadori i vendit tonë në Ukrainë, Krum Efremov, së bashku me një zyrtar tjetër konsullor me përvojë, të cilët do ta udhëheqin procesin në terren për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve tanë e bashkë me to edhe qytetarëve ukrainas (të cilët kanë lidhje me shtetasit tanë). “Informojmë se deri më tani rreth 50 shtetas tanë janë larguar nga Ukraina, ndërsa 50 janë ende në territorin ukrainas ashtu si dhe familjarë të tyre, shtetas ukrainas. Prej tyre, 25 janë larguar…
Një anketë që realizohet në mënyrë anonime, por që mban pyetje shqetësuese, është duke u realizuar në disa shkolla të vendit. Për këtë disa prindër kanë shkuar sot deri te ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri për t’i adresuar ankesat. “Kemi pasur reagime të shumta nga prindërit për anketën e realizuar në mënyrë anonime te nxënësit e klasave të gjashta, teta dhe të vitit të parë të shkollës së mesme. Anketa edhe pse e realizuar në mënyrë anonime, përmban pyetje që janë me përmbajtje shqetësuese që nuk janë të përshtatshme për fëmijë të moshës 11-vjeçare”, thanë prindërit para MASh-it.…

