Author: Jeta almakos

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe ministri i Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Fikrim Damka sot kanë realizuar takim në Klubin e Deputetëve. Pas takimit, dy ministrat dhanë edhe deklarata për shtyp, ndërkaq ministri kosovar Damka për një moment prej gjuhës shqipe padashje kalon në serbisht edhe përkundër faktit se kishte përkthyes të angazhuar. Ndryshe, qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive në zbatimin e projekteve për zhvillim rajonal dhe për shkëmbim të përvojave në funksion të përforcimit të kapaciteteve administrative.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, policia dhe institucinet tjera kanë arrestuar 10 persona dhe ka konfiksuar 40 kilogramë marihuanë në vlerë prej mbi 200 mijë eurove. Sipas policisë, krahas pjesmarrjes së shtetasve të Maqedonisë, në këtë grup kriminal ndërkombëtar ka pasur shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë të cilët janë të përfshirë në tregti ilegale me drogë dhe kanë transportuar transportin e marihuanës nga Shqipëria përmes Kosovës në Maqedoninë e Veriut për të përfunduar në Turqi. Nga policia shtojnë se në fshatin Sopishte nga policët janë ndaluar dy automjete, e drejtuar nga S.F dhe B.F,…

Lexo më Shumë

Nga qindra qytetarë të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Ukrainë, 13 prej tyre kanë kërkuar ndihmë nga Ambasada e Maqedonisë në Kiev. Ambasadori i RMV-së në Ukrainë Krum Efremov, për TV21 tha se një shtetas i Maqedonisë është në Luhansk, por ai është i sigurt, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ambasadori apeloi për këdo që ka nevojë për ndihmë të kontaktojë ambasadën. Ai thotë se situata në Ukrainë për momentin është e qetë dhe siç thotë ai, ka apel nga autoritetet që gjithçka të zgjidhet në rrugë diplomatike.

Lexo më Shumë

Në orët e pasdites të së premtes së kaluar, policë të shumtë ishin përgatitur për të kryer një ndërhyrje në një mulli në fshatin Shirokë të Suharekës. Njësiti për hetimin e narkotikëve në Prizren kishte marrë informacione se në një objekt disakatësh që funksiononte si mulli po zhvillohej veprimtari ilegale kryesisht i rritjes së bimëve narkotike dhe përgatitjes së drogës për treg. Prokuroria e Prizrenit kishte udhëzuar hetuesit policorë që të ndërmerrnin të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar rastin dhe informacionin e marrë. Në hetimin e rastit u vunë në dispozicion edhe masa të fshehta për të siguruar…

Lexo më Shumë

Thellimi i krizës në Ukrainë mund të ketë ndikim në tregjet ndërkombëtare, gjë që mund të ketë ndikim edhe në Maqedoninë e Veriut, vlerësojnë zyrtarët dhe njohësit në Shkup. Ministri i Financave në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Besimi, tha se përshkallëzimi i krizës në Ukrainë, pasi Rusia njohu dy rajonet lindore Luhanskun dhe Donjeskun si entitete të pavarura, mund të ketë ndikim veçmas në fushën e energjisë. “Varet nga ndikimi mbi tregjet në Evropë në fushën e energjisë, i cili tashmë është ndierë. Mund të jetë më keq nëse ndodh diçka, nëse situata përshkallëzohet dhe çmimet rriten. Përshkallëzimi tjetër mund të…

Lexo më Shumë

13 produkte ushqimore bazë nga 1 marsi do të pësojnë ulje të çmimit, paralajmëron Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. “Të ketë ulje çmimesh e nëse nuk ka do të përforcohen kontrollet”, tha Bekteshi. Qeveria me rekomandim të Ministrisë së Ekonomisë ka marrë vendim për vendosjen e marzhave për import të disa produkteve ushqimore me qëllim parandalimin e rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë. “Përcaktohet marzh më i lartë tregtar deri në 5 për qind të çmimit të shitjes të përllogaritur në tregtinë me shumicë, respektivisht deri në 10 për qind të çmimit të shitjes në tregtinë me pakicë, si…

Lexo më Shumë

Hakerët grek kanë shprehen se po godasin bankat në Maqedoninë e Veriut. Para pak çastesh, në Twitter hakerët u shprehën se kanë sulmuar një bankë dhe po ashtu nuk janë të qasshme në ueb-faqe edhe disa banka tjera, ndërsa për bankat ende nuk kanë shkruar nga “Powerful Greek Army”. Ende nuk ka infromacione zytare në lidhje me këto sulme hakerësh. Kujtojmë se më herët “Powerful Greek Army” thanë se kanë arritur të hynë sistemin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Lexo më Shumë

Një serb në një fshat të Obiliqit është arrestuar nga Policia e Kosovës, meqë dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri, e cila mësohet të jetë e tipit kallash. I njëjti, siç merr vesh Klan Kosova, një ditë më parë, pati publikuar edhe një fotografi, i shoqëruar nga një person tjetër, duke shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar forcat ruse në ndërhyrjen e tyre në Ukrainë. Për më shumë detaje ndiqni raportimin më poshtë:

Lexo më Shumë

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë dënuar të hënën, 21 shkurt, vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të njohur rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, si entitete të pavarura. Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se ky vendim përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës, si dhe marrëveshjeve të Minskut që lidhen me lindjen e Ukrainës. “Shqipëria është e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar…

Lexo më Shumë

Këshilli i Ambasadorëve thekson se është koha e fundit, presidenti i shtetit, partitë e përfaqësuara në Kuvend, Qeveri dhe MPJ në bashkëpunim me institucione dhe organizata shkencore, profesionale dhe ekonomike, ish presidentët dhe personalitete të njohura në vend të krijojnë dhe miratojnë vizion, mision dhe strategji për zbatimin e politikës së jashtme të vendit. Krahas kësaj, theksojnë nga Këshilli duhet të caktojnë nivel të transparencës në procesin e negocimit, miratimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve multilaterale dhe bilaterale që prekin çështjet e identitetit (komb, etni, gjuhë, literaturë, kulturë dhe histori) të popullit maqedonas dhe tjerë në vend si dhe të angazhohen…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi homologu i tij rus, Vladimir Putin njohu pavarësinë e rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore, Donetskut dhe Luanskut. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit thotë se e dënon vendimin e Rusisë. Sipas tij, ky akt unilateral është shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjes së Minskut. Sipas Metës, ky vendim minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Postimi i Ilir Metës: Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.  Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes…

Lexo më Shumë

Nga sot, disa lloje të cigareve, janë shtrenjtuar për 10 denarë. Nëse doni të bleni një pako të Marlboro Core, Touch, Slim, Touch XL, Chesterfield Original, Blue, Silver, Original100s, Blue100s, Slim, Chesterfield Supreme, Bond, Oriental, Aqua и T.D Blue, do të duhet të paguani 10 denarë më tepër. Valë shtrenjtimesh të cigareve pati edhe javën e kaluar kur një pjesë e brendeve u shtrenjtuan gjithashtu për 10 denarë. Shtrenjtimi I cigareve ishte paralajmëruar qysh në muajin e kaluar, edhe pse askush nga prodhuesit dhe importuesit e cigareve në vend, zyrtarisht nuk e konfirmoi informacionin.

Lexo më Shumë