Edhe në orët e mbrëmjes zjarrfikësit kanë punuar për shuarjen e plotë të zjarrit në Tetovë, i cili gjatë ditës së djeshme pas “luftës” disa orëshe u vendos nën kontroll. Zjarri filloi në ndërtesën e ish-fabrikës “Makedonija Tabak” dhe përfshiu dy objekte në afërsi, në të cilat kompani private kanë prodhuar materiale ndërtimore. Zjarri u vu nën kontroll me ndihmën edhe të ushtrisë dhe zjarrfikësve nga të gjitha qytetet e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Zjarri është lokalizuar gjatë natës dhe është vënë nën kontroll, ka ende tym, pasi është djegur dhe ka rënë e gjithë kulmi i objektit të madh.…
Author: Jeta almakos
Gjatë një deklarate për media zv kryeministri Bytiqi për zjarrin në Tetovë tha se: ”Cfare te themi është një fatkeqësi që i ka ndodhur një biznesi prej bizneseve më të mëdha në Maqedoni, fati është që nuk ka viktima në njerëz ka dëme të mëdha materiale, ne themi se gjithë bashkarisht do mundohemi ti sanojmë dhe mendoj që ky ishte një rast i cili në fakt duhet të jetë si mësim për gjithë tjerët, sepse duhet edhe në kohëra kur të bëhen investime të jemi bashkë edhe në kohëra të vështira të jemi bashkë” – deklaroi Zv/Kryeministri, Fatmir Bytiqi. /KlanMacedonia/
Kamioni i dytë me ndihma humanitare të Kryqit të Kuq udhëtoi sot drejt Ukrainës, 1200 pako me ushqime dhe 400 pako me produkte higjienike që do të mbërrijnë si mbështetje për ata që kanë më shumë nevojë. Sekretari i përgjithshëm Sait Saiti shpreson se për dy ditë produktet do t’i dorëzohen Kryqit të Kuq të Ukrainës, ndërsa zëvendësambasadori i Ukrainës në vend shprehu mirënjohje për solidarizimin nga Maqedonia. “Shpresojmë që në dy ditët e ardhshme ndihma të arrijë atje ku duhet dhe shpresojmë që të jemi një pjesë e vogël e kontributit në gjithë atë që është një përpjekje për…
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, beson se përparimi në integrimet evropiane është i domosdoshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se tani është koha për integrim të shpejtë evropian të rajonit, ndërsa sipas presidentit Stevo Pendarovski, shanset për heqjen e vetos bullgare janë më të ulëta. Ndërsa sipas ish-presidentit bullgar Petar Stojanov, “Bullgaria është shumë e skllavëruar ndaj opinionit publik dhe ai beson se udhëheqësit e vërtetë të shtetit duhet të krijojnë opinionin publik, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendime historike”. “Fakti është se “ndërtimi i skenës politike bullgare” aktualisht është i tillë që vështirë të arrihet një marrëveshje”,…
VMRO-DPMNE-ja në konferencën për media të zëdhënësit partiak ka publikuar një video-xhirim të kamerave të sigurisë, që sic thonë nga opozita, është marrë nga rrjetet sociale. Bëhet fjalë për incidentin në Çair, ku sipas zëdhënësit Stoilkovski, është I implikuar edhe një zyrtar I lartë I Byrosë për Siguri Publike, përcjellë KlanMacedonia. VMRO-DPMNE-ja I ka bërë thirrje Qeverisë, Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovskit dhe LSDM-së të përgjigjen nëse ky xhirim është autentik, duke drejtuar akuza se po bëhen përpjekje për fshehjen e rastit. “Oliver Spasovski, Qeveria dhe LSDM-ja duhet të përgjigjen nëse ky është xhirimi autentik nga të shtënat në Çair?…
Vazhdojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin në ish objektin e “Makedonija Tabak”, gjegjësisht në fabrikën dhe depon për prodhimin e materialeve të ndërtimit. Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe vetura të ndihmës së shpejtë. Ende nuk ka informacione nëse ka të lënduar ose viktima. Objekti në fjalë është përdorur për prodhimin e materialeve izoluese të ndërtimit, gjegjësisht produkteve të styroporit. Në vendin e ngjarjes është edhe kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Gjurishtë dhe Strumicë, 43 litra në metër katror, ndërsa më së paku në Pretor, Topolçan, Demir Kapi dhe Gjevgjeli, një litër për njësi sipërfaqe. Sipas DPHM, deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm janë matur 34 litra mbetje e ujit në Tetovë, 22 litra në Prilep dhe Pozharanë, 17 në Petrovec të Shkupit, 14 në Kodrën e Diellit, 13 në Kriva Pallankë dhe Lazaropole, 10 në Shkup Zajçev Rid dhe Dibër, 8 në Berovë dhe Mavrovë, 5 në Shtip, 4 në Manastir dhe Vinicë, si dhe 2…
Një depo për materiale ndërtimore që ndodhet në dalje të Tetovës është përfshirë nga zjarri, raporton Portalb.mk. Ekipet e zjarrfikësve po ndodhen në terren, ndërkaq nga SPB Tetovë apelojnë që qytetarët me probleme respiratore të mos dalin jashtë pasi që nuk dihet nëse materialet që digjen janë të dëmshme. “Rreth orës 09:30 është lajmuar se në një fabrikë për prodhimin e izolimeve, stirodulit dhe stiropolit, afër monopolit, te rruga “Iliria” ka shpërthyer zjarr. Momentalisht nuk ka informata për të lënduar. Apelojmë që qytetarët që kanë problem me frymëmarrje dhe organet respiratore të mos dalin pa nevojë jashtë sepse ende nuk dihet…
Ksamílí, njè nga destínacíonet tèrheqèse dhe me çmímet mè tè larta nè bregdetín e Jugut nuk ofron atè pèr tè cílín paguajnè turístet. Kèta tè fundít janè pèrballur me rrugè gjíthè gropa e mbetje nèpèr qytet e plazh. Vera èshtè nè prag por Ksamílí ende nuk èshtè gatí tè presè turístèt. Í njohur sí njè nga destínacíonet tèrheqèse tè Jugut, por edhe me çmímet mè tè larta tè zonès, duket se ínfrastruktura rrugore nuk í pèrgjígjet fluksít turístík. Rrugèt qè tè çojnè drejt plazheve janè gjíthè gropa. Dísa prej tyre nuk janè shtruar ende, duke kríjuar vèshtírèsí nè lèvízje. Panorama…
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se në orët e mbrëmjes gjithashtu në vend ka mot jostabili, me shtrëngata dhe reshje të rrëmbyeshme, më së shumti në pjesët qendrore dhe në lindje, ndërsa lëvizja e reve është kryesisht në drejtim të lindjes dhe verilindjes. Aktualisht një pjesë e masës së vranësisë së paqëndrueshme nga e cila ka shtrëngata dhe kushte për reshje të rrëmbyeshme po lëviz nëpër Veles dhe në pjesët jugore të Shkupit dhe do të kalojë në Kumanovë dhe Shën Nikollë. Pjesa e dytë me jostabilitet më të gjerë përshkon Plaçkovicën dhe do të përfshijë Maleshevën dhe pjesën…
Gjithçka ndodhi për një orë. Shumë rrugë u bllokuan e shumë të tjera prishin veturat. Një pronar i një shtëpie për TS thotë se shiu sot i ka hyrë në bodrum dhe ia ka prishur gjithë apratet elektrike. “Siç e shikoni ujin ka depërtuar në bodrum dhe mi ka prishur gjithë paratet elektrike që i kam pasur” thotë për TS ku edhe e dërgon videon. Shiu i rrëmbyeshëm përpos dëmeve që ka shkaktuar në Tetovë ai e ka gjetur të pa pregatitur edhe kryetarin Bilall Kasami Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në një deklaratë për media tha se…
Kryeministri bullgar Kiril Petkov do të mbrojë kërkesat bullgare deri në fund dhe heqja e vetos do të varet nga zgjidhja e një opsioni të përshtatshëm për Bullgarinë, me kushtin që kërkesat e Bullgarisë të jenë pjesë e kornizës negociuese për Maqedoninë. Këtë informacion e publikoj dje mediumi bullgar “Kapital”, duke përcjellë informacione nga takimi i Petkovit me partnerët e koalicionit. Çështja e bllokadës së Maqedonisë është bërë pjesë e agjendës së këshillit të koalicionit për shkak të dyshimeve se kryeministri Petkov mund të ndërmarrë hapa i vetëm për zhbllokimin e Maqedonisë në momentin e fundit. Për këtë deklaratë mediat…

