Nuk ka marrëveshje me Qeverinë për rritje lineare të pagave për 2.806 denarë dhe nesër do të merret vendim për grevë të përgjithshme, deklaroi kryetari i LSM-së Darko Dimovski pas mbledhjes dy orëshe në Qeveri. Dimovski tha se është i zhgënjyer nga bisedat me qeveritarët, të cilët, siç theksoi, kanë përgjigje për gjithçka, por jo për gjënë kryesore – për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë. – Kërkojmë rritje të menjëhershme të pagave. Goditjet e çmimeve dhe inflacioni dyshifror na japin të drejtën që menjëherë të kërkojmë korrigjim të pagave, sepse kjo nuk është më e qëndrueshme, tha Dimovski.
Author: Jeta almakos
Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet pasditen e sotme ka miratuar propozimin që Fatmir Skenderi të zgjidhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni. Skenderi vjen me propozim të koalicionit qeverisës dhe disa nga deputetët e opozitës kanë bërë sërish vërejtje pasi nuk ka kaluar propozimi që kandidatët për gjyqtarë kushtetues të paraqiten personalisht në komision. Komisioni do të përcaktojë edhe dy kandidatë për gjyqtarë kushtetues. Kryetarja e Komisionit Marija Georgievska pas votimit të propozimit e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për nesër në ora 11:00.
Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara gjatë pjesëmarrjes në konferencën e sigurisë “GlobeSec Bratislava 2022”, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot pati një takim dypalësh me zv. kryeministren e Ukrainës përgjegjëse për integrime evropiane dhe euroatlantike, Olha Stefanishina. Në takim, kryeministri Kovaçevski dënoi agresionin ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe theksoi mbështetjen e fuqishme të Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht para vitit 2014. Kovaçevski në takim me zv. kryeministren e Ukrainës, Stefanishina, shprehu respekt për mbrojtjen e guximshme të Ukrainës dhe rezistencën heroike…
Sot zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve z. Bekim Rexhepi pati takim me kandidati për Drejtor Gjeneral te Eurokontoll z. Jan Klas. Me z. Jan Klas biseduam për gjendjen e komunikacionit ajror në Еuropë si dhe për mundësit dhe mënyrat e zhvillimit të komunikacionit ajror edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi zëvendësi Rexhepi. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e përfaqëson vendin si anëtare e barabartë në komisionin e Përhershëm në Eurokontroll. Komisioni ka për detyrë miratimin e buxhetit vjetor të Eurokontrollit, regullat financiare, përcaktimin e politikave te Eurokontrollit dhe gjithashtu përzgjedhjen e drejtorit general. Republika e Maqedonisë së Veriut…
Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, i pranishëm në aktivitet tha se fëmijët shqiptarë kanë shumë dëshirë ta mësojnë gjuhën turke me kujdes dhe me dashuri të veçantë Në Tiranë është organizuar ceremonia e ndarjes së certifikatave për programin e kursit të gjuhës turke për fëmijët jetimë dhe për fëmijët e familjeve në nevojë në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA). Në aktivitet ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Dr. Emine Gizem Başkan, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, përfaqësues të institucioneve vendore të Tiranës, nxënës dhe prindër. Gjatë…
TRANSPORTI NGA SHQIPËRIA ME DESTINACION TË FUNDIT NË GREQI MPB-ja njofton se gjatë së Martës në Rajonin e Prilepit, gjatë një aksioni të ekipeve policore kundër tregtisë së jashtëligjshme me mjete narkotike, Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat’ dhe Policisë së Manastirit dhe Prilepit, është kryer një aksion anti-drogë, me cka, sic thonë nga MPB-ja, është ndërprerë një kanal ndërkombëtar për transportin e drogës nga Shqipëria, përmes vendit tonë, me destinacion të fundit – Greqinë, përcjellë KlanMacedonia. Gjatë aksionit janë konfiskuar 86 kg marijuanë me vlerë rreth 300.000 euro, kurse një person është privuar nga liria. “Në orët e mëngjesit në rrugën…
Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi në konferencën me temë “Përtej krizës…“Indikatorët për rritje të qëndrueshme”, tha se dy vitet e para të sajë, përcillen nga udhëkryqe. Ai tha se udhëkryqi i parë i kësaj conference ka qenë Covid-19 dhe I dyti është agresioni mbi Ukrainën. “Parashikimet e pasakta, qofshin ato të nënvlerësuara apo të mbivlerësuara, sjellin komplikime shtesë. Prandaj, parashikimi është vendimtar për gjithçka në jetë dhe parandalon plasaritjet në topin e kristaltë të parashikimeve. Në ekonomi, paparashikueshmëria rrënon tregjet. Në jetë, paparashikueshmëria shkatërron planet. Në politikë, paparashikueshmëria rrëzon sisteme. Në rrethana normale, proceset politike kanë rezultate parashikuese,…
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut druajnë se nga 1 qershori do të përballen me valë të re të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë, pasi më 31 maj skadon masa e Qeverisë për marzhën tregtare. Kjo masë ishte vendosur më 1 mars me qëllim kufizimin e fitimit për tregtinë me shumicë për 5 për qind, si dhe 10 për qind për tregtinë me pakicë. Sipas vendimit, që skadon të martën, produktet bazë ushqimore si buka, sheqeri, kripa, mielli, vaji, qumështi dhe produktet e tij, mishi, orizi, vezët, pastat, gruri dhe frutat e perimet shiteshin me fitime të vogla, ndërsa…
Se a është provokim festa e BDI-së në Tetovë, ashtu siç pohon Kasami, pyetëm qytetaret. Ja se çfarë mendojnë disa prej tyre: “Nuk është provokim, nuk është provokim, duhet të shkoj tash .” “Mendoj se ata kanë bërë shumë lëshime edhe për qytetin edhe për shtetin. Mendoni se festa në Tetovë është provokim apo jo ? Nuk di të përgjigjëm në këtë pyetje.” “Provokim është. Pse mendoni se është provokim? Unë se dua atë parti, unë se simpatizojë.” “Jo be çfarë provokimi”. “Normale është, nuk është problem secili e din të vetën.” “Provokim, pse provokim, ata janë zgjedhë ata e…
Sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, prof. dr. Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së tij në Roterdam, me rastin e Kongresit të PPE-së, u takua me Roberta Mecolan, kryetare e Parlamentit Evropian. Roberta Mecola është pjesë e PPE-së. Në takim u theksua nevoja për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE. Ndërsa, presidenti Mickoski theksoi se populli ynë e meriton dhe se vendi i Maqedonisë është në BE, por u theksua edhe shantazhi bullgar, të cilët janë të gjitha joevropiane dhe që e mohojnë gjuhën dhe identitetin tonë. Zonja Mecola e theksoi mbështetjen që Maqedonia ka nga institucionet e Unionit dhe…
Lajmi i shpërndarë pasditen e sotme për shtrenjtimin e derivateve të naftës me të paktën 10 denarë për litër, ka krijuar konfuzion nëpër pompat e derivateve në të gjithë vendin ku shihen radhë kilometrike. Kështu një litër benzinë nga mesnata do të kushtoj 106 denarë, ndërsa nafta 95 denarë për litër, pra TVSH rikthehet 18% për karburantet.
Bullgaria nuk mund të pranojë ndonjë deklaratë me gojë ose me shkrim si garanci. Një deklaratë në emër të Presidentit francez Emmanuel Macron, ose në emër të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ose kushdo tjetër, nuk është garanci, thotë eurodeputeti bullgare Andry Kovachev. “Për ne garanci mund të jetë vetëm nëse pikat tona nga pozicioni i kornizës dhe deklarata e Parlamentit bullgar, si dhe elementët e Marrëveshje së Miqësisë dhe Fqinjësisë, të përfshihen në kornizën e negociatave që duhet të miratojnë të gjitha shtetet anëtare”, tha eurodeputeti bullgare. Kovachev theksoi se “nga ana e Shkupit nuk ka…

