Author: Jeta almakos

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja. Grubi me këtë rast e uroi ambasadorin Qehaja për detyrën e re dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në vend. Bashkë konstatuan se marrëdhënie bilateral mes dy vendeve janë në nivel të duhur dhe njejtë duhet vazhduar edhe më tej duke punuar fortë në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në rrugën e integrimeve euro-atlantike, kurse Maqedonia e…

Lexo më Shumë

Nëpunës policorë nga SPB Shkup, nga Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz,nga Departamenti i Policisë Kriminalistike dhe nga Departamenti për Operacione Speciale Policore, në koordinim me ekipe të Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, pas planit paraprakisht të përgatitur gjatë mbrëmjes së kaluar (04/05.06.) kanë kryer kontrollime në punën e më shumë objekteve gastronomike në Shkup. Gjatë këtij kontrolli janë legjitimuar 36 persona, gjatë së cilës një person është arrestuar për shkak të vërtetimit të identitetit, poashtu janë kontrolluar dhjetëra automjete gjatë së cilës një automjet është sekuestruar për procedurë të mëtejme.…

Lexo më Shumë

Fakti që amvisëritë do të paguajnë fatura më të larta të energjisë elektrike në gjashtë muajt e ardhshëm nuk është më dilemë. Këtë e konfirmoi drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski. Por, ai siguron se çmimi i energjisë elektrike do të rritet pak. “Ajo që ne po bëjmë në këtë moment është që të ulim kostot e kompanisë për 15 për qind shtesë dhe në të njëjtën kohë të rrisim prodhimin për 20 për qind shtesë. Do të mund të arrijmë çmime dukshëm më të ulëta në mënyrë që eventualisht t’i mundësojmë EVN Home që të kërkojë çmim nga rregullatori, gjegjësisht…

Lexo më Shumë

Mbi 700 refugjat aktualisht gjenden në vend ndërsa nga Kryqi i Kuq sigurojnë se vendi është i gatshëm të ofrojë asistencën humanitare dhe shëndetësore edhe 1.500 migrantë të tjerë. Pjesa më e madhe e tyre ballafaqohen me problemin e pajisjes me dokumentacion për qëndrim. Mbi 300 migrantë ukrainas dhe mbi 400 afganë po qëndrojnë aktualisht në Maqedoninë e Veriut. Nga Kryqi i Kuq sigurojnë se vendi është i gatshëm të ofrojë asistencën e nevojshme humanitare dhe shëndetësore, ndërsa aktualisht Maqedonia e Veriut ka kapacitete për të pranuar edhe 1.500 migrantë të tjerë. ”Me informatat që unë i posedoj, për një…

Lexo më Shumë

Hotelierët dhe gastronomët shprehen të pakënaqur me numrin e kuponëve turistikë, që shteti ka dhënë për këtë vit, për të ndihmuar sektorin e turizmit, nëse e dinë se edhe ky sezon do të jetë i pasigurt, për shkak të krizës ekonomike në vend dhe në botë, dhe lufta ne Ukrainë. “Pasojat e pandemisë vazhdojnë. Ne në industrinë e turizmit po luftojmë me pasojat e pandemisë. Një nga goditjet më të mëdha përveç te agjencitë turistike i vuajnë edhe aviokompanitë. Ata ishin ndër më të prekurit nga kjo pandemi”, deklaroi Jakim Malenko-pronar i një Agjencie turistike Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët(ASH), Ziadin Sela ka përcjell një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Sulejman Sulejmanit, i dënuari në rastin e montuar të Sopotit, që sot ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit. “Gjithmonë do të mbetesh simbol i rezistencës, qëndresës dhe krenarisë shqiptare. Gjithë jetën jetove si i huaj në shtëpinë tënde, por gëzohemi që në fund arritëm bashkërisht të triumfojmë mbi këtë padrejtësi. Pas një jete me shumë sakrifica, si shumë shqiptarë të tjerë, të malltretuan edhe burgjeve me një rast të montuar. Asnjëherë nuk u nënshtrove edhe pse plagët e padrejtësisë të kishin rënduan shëndetin.…

Lexo më Shumë

Nuk ka zjarr mes Maqedonisë dhe Bullgarisë në këtë moment. Incidenti i djeshëm nuk do t’i prishë marrëdhëniet mes dy vendeve, tha në intervistë për TVB, ministrja e jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska e cila është për vizitë pune në Shkup. “Marrëdhënie normale, konstruktive. Udhëhiqet dialog normal pune, me të vërtetë të dyja palët punojnë në mënyrë thelbësore. E gjithë kjo merr shumë orë, tani vazhdojmë të përpiqemi për të gjetur zgjidhje për çështjet e hapura me qëllim që të realizohet marrëveshja për fqinjësi të mirë”- deklaroi Teodora Gençovska, Mpj Bullgaria. Megjithatë, a mund të marrim dritë jeshile nga Bullgaria…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” se Maqedonia e Veriut ka refuzuar kërkesën e Ambasadës së Federatës Ruse për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të këtij shteti për fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka paralajmëruar se do të vizitojë Beogradin të hënën. Kërkesa e Ambasadës Ruse është bërë pavarësisht se Maqedonia e Veriut më 28 shkurt ka vendosur sanksione ajrore ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Lavrov, së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin, janë në listën e sanksioneve të shteteve të shumta…

Lexo më Shumë

Vlerësimi i punës së administratës publike rregullohet në përgjithësi me Ligjin për marrëdhëniet e punës, më detajisht me Ligjin për nëpunësin administrativ (LNA) dhe në masë më të vogël me Ligjin për të punësuarit publikë (LPP), thuhet në Raportin e “Metamorfozis” për reformat në administratën publike me titull: “Administrimi” me administratën – parakusht kyç për reformat, i cili përshkruan gjendjen e procesit të reformave nga viti 2021 deri më 31 mars 2022, shkruan Vërtetmatësi. Në përgjithësi, zyrtarët administrativ vlerësohen dy herë në vit. Një herë në gjysmë viti dhe një herë në fund të vitit. LNA ka detaje për këtë dhe një sistem…

Lexo më Shumë

Tarifat e reja për energjinë elektrike janë gati, të hënën do t’u prezantohen qytetarëve, thonë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Rregullorja e re është bërë nga ekspertë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Për momentin, rregullatori nuk zbulon saktësisht se sa blloqe tarifore do të ketë, por siguron se kjo mënyrë tarifimi do të sigurojë qasje të drejtë, pra ata që konsumojnë sasi dukshëm më të mëdha të energjisë elektrike se konsumi mesatar, do të paguajnë çmim më të lartë se të tjerët. “Qëllimi kryesor i vendosjes së tarifave është formimi i bllok tarifave që do…

Lexo më Shumë

Tre vendet nga “Ballkani i Hapur” në Ohër do të angazhohen për një luftë të përbashkët kundër evazionit fiskal, por edhe për përshpejtimin e procedurave për njohjen e diplomave të arsimit të lartë ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Është planifikuar një kartë turistike dhe nënshkrimi i një memorandumi për shkëmbim kulturor. Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të angazhohen për një marrëveshje të përbashkët për përpjekjet e përbashkëta për të luftuar evazionin fiskal në të tre vendet. Kështu thuhet në tekstin e Memorandumit të Mirëkuptimit në të cilin Radio Evropa e Lirë (RFE) ka pasur qasje dhe…

Lexo më Shumë

Ish-nënkryetarja dhe ministrja e LSDM-së, Radmila Shekerinska ishte pjesë e panelit të organizuar nga Forumi i Gruas së BDI-së me rastin e 20 vjetorit të partisë. Në fjalën e saj, Shekerinska tha se arsimimi në gjuhën amtare është edhe ekonomikisht i arsyeshëm. “Më lejoni të ju përgëzoj për përvjetorin e rëndësishëm dhe uroj që 20 vitet e ardhshme të jenë edhe më të suksesshme. Ata që ishin ulur rreth meje panë që kisha gati një fjalim, por sinqerisht edhe videot edhe disa nga komentet më bënë të ndryshoja atë që mendoja dhe planifikoja të thoja. Fillimisht dola në televizion dhe…

Lexo më Shumë