Author: Jeta almakos

Nga e hëna pritet intervenim në çmimin e vajit për gatim, i cili do të ulet për 7 deri në 8 denarë, ndërsa të martën në seancë të qeverisë do të propozohet që prodhuesit të mos mund ta përcaktojnë çmimin e një produkti të shkruar në ambalazh sipas të cilit do të shitet në dyqane. Si masë e tretë do të jetë propozimi i një kufiri shtesë të kostos prej 10 për qind dhe 20 për qind për produkte të caktuara, siç është për shembull transporti. Pas rritjes së çmimeve, ekspertët e ekonomisë thonë se vetëm ngrirja e plotë e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një lidhje direkte për “Fax News” u prononcua rreth samitit “Ballkani i Hapur” i cili u mbajt në Ohër ditë më parë ku u takuan presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe nikoqiri i kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, përcjell in7 Sela theksoi se Sërbia ka shkaktuar qindra mijëra viktima, pa njohjen e Kosovës dhe kërkim fajle s’ka Open Ballkan. “Në lidhje me Open Balkan jam deklaruar si kryetar i Aleancës për Shqiptarët që para dy vitesh dhe mendoj që është…

Lexo më Shumë

Tre kërkesat e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov janë edhe më radikale se ato të Karakaçanovit. Ky është qëndrimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pasi dje Petkovi kërkoi nga Maqedonia që të pranojë ta respektojë qëndrimin kornizë të miratuar në Parlamentin bullgar, bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë dhe të zbatohet Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë. Mickoski thotë se propozimi i Petkovit është vetëm një tentim për të mbajtur koalicion, me, siç tha, nacionalizmin ultra-radikal. Sipas tij, do të ishte e pranueshme vetëm nëse Bullgaria e shfuqizon Rezolutën e vitit 2019 dhe deklarohet se nuk ka asnjë çështje të…

Lexo më Shumë

Plani i Shqipërisë dhe Malit të Zi është që, deri në vitin 2024, së bashku të ndërtojnë një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin – komunën më jugore të Malit të Zi dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri. Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë, nga 70 kilometra sa janë tani. Projekti u prezantua nga kryeministri i Malit të Zi dhe ai i Shqipërisë, Dritan Abazoviq dhe Edi Rama, gjatë samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër. Ndërtimi i urës mbi Bunë dhe lidhja e…

Lexo më Shumë

Rrihet brutalisht tekniku medicinal i ndihmës së shpejtë në Tetovë. Rasti ka ndodhur dje në orën tre të mëngjesit, kur në urgjencë është paraqitur një djalë me të ëmën e tij, e cila ka qenë në gjendje të alkoolizuar, shkruan Alsat. Dhe pasi është informuar nga tekniku medicinal se zonja në këtë gjendje duhet të dërgohet në repartin internistik, personi M.G. 28 vjeç nga Tetova, ka filluar ta godasë me grushte dhe shqelma, duke e lënë me dhëmbë të thyer, hundë të thyer dhe lëndime të rënda në ekstremitete. Pas kësaj, tekniku Xhelal Nuhiu, është shtrirë në repartin e kujdesit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit ka reaguar ndaj Samitit të iniciativës rajonale “Open Balkan” i cili u zhvillua sot në qytetin e Ohrit, duke pyetur se a do të mundet Open Balkan të hapë ato dyer të mbyllura nga gjaku dhe lufta në gadishullin tonë, transmeton TS. Taravari përmes Facebook shkruan: A do të mundet Open Balkan të hapë ato dyer të mbyllura nga gjaku dhe lufta në gadishullin tonë?…këtë e dinë vetëm familjet që i kanë humbur njerëzit e tyre në luftë…a mundet Vuçiçi t’i bindë për shembull shqiptarët se ai nuk mendon më se Kosova dhe njerëzit e…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë bekimin e tyre për Ballkanin e Hapur përmes të dërguarit të posaçëm, Gabriel Escobar. Por i dërguari i Departamentit të Shtetit dha për herë të parë një përcaktim të qartë të kësaj nisme dhe karakterit të saj. Escobar: SHBA  ju mbështet që iniciativa të jetë ekonomike, ky nuk është projekt politik, por është një projekt i rëndësishëm ekonomik dhe i tillë duhet të mbetet. Kosova refuzon të bëhet pjesë e kësaj nisme, pasi e quan nismë të Serbisë. Qëndrimet ironike të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov sikur nisma është projekt i Beogradit i shërbyen…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thurur lavde për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe e ka quajtur “pionier i Ballkanit të Hapur” duke shtuar se kur ai akuzohej se po ulej me armiq, nuk mund të imagjinohej që gjuha shqipe të ishte gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe të kishte dy zëvendëskryeministra shqiptarë. Këto komente Rama i bëri gjatë një konference për shtyp në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Videon e ka shpërndarë vet Ahmeti në llogarinë e tij zyrtare në Facebook duke e falënderuar Ramën. “Ali Ahmeti është një nga pionierët e Ballkanit të Hapur…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Bosnjë e Hercegovinës kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”, teksa presidenti serb tha se kjo është nisma më e mirë në rajon, që sjell përfitime për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrësit e nismës “Ballkani i Hapur” mblidhen sot dhe nesër në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për takimin e radhës. Të martën ata morën pjesë në një darkë pune, ndërkaq të mërkuren pritet të nënshkruajnë katër marrëveshje bashkëpunimi – për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit –…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i kënaqur që pasditen e sotme ka pirë kafe për mirëseardhje në Ohër. Ai postoi gjithashtu edhe foto nga një takim me homologun malazez Dritan Abazoviq dhe ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Kristofer Hill. Në njoftim nuk e fsheh edhe kënaqësinë që “nga sot dhe zyrtarisht Mali i Zi hyn në Ballkanin e Hapur” dhe shton se Hill prej kohësh është mik i Shqipërisë dhe mbështetës i madh i Ballkanit të Hapur. “Është kënaqësi e madhe të pish kafe në Ohër për mirëseardhje. Kënaqësinë e ndava së bashku me kryeministrin Dritan Abazoviq, i…

Lexo më Shumë

Për anët negative dhe pozitive të “Ballkanit të Hapur” po debatohet me analistët Ivo Djordjevic dhe Nikola Srbov, të cilët sonte janë të ftuar në studion e TV21. Sërbov thotë se frika e tij e vetme është se ky nuk është “maksimumi” për Maqedoninë në integrimin në BE. “Kam frikë se nuk do të mbetemi në këtë rreth vicioz dhe se ‘Ballkani i Hapur’ mund të jetë destinacioni ynë përfundimtar drejt BE-së,” tha Sërbov.

Lexo më Shumë

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, mbrëmë ka biseduar përmes telefonit me Presidentin bullgar Rumen Radev dhe me Kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski – ka njoftuar Pallati i Elyzesë. Makroni është shprehur i gatshëm t`i takojë në Paris, Kovaçevskin dhe Radevin, kur të vijë koha me qëllim të arritjes së marrëveshjes dypalëshe që do të mundësonte hapjen e negociatave aderuese të RMV-së me BE-në. Pallati i Elyzesë ka rikujtuar se Franca që kryeson BE-në deri më 1 Korrik, tashmë disa javë mbështet kërkimin e një zgjidhjeje midis dy vendeve.  “Gjatë bisedës Presidenti i Francës ka shprehur mbështetje të plotë për arritjen…

Lexo më Shumë