Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një prononcim për gazetën LAJM, tha se vetëm Serbia përfiton nga iniciativa “Open Ballkan”. “Duke e pasur parasysh që Serbia është shteti më i fortë ekonomikisht brenda kësaj iniciative rajonale, lind pyetja logjike: ç’nevojë do të kishte Serbia të bëhet pjesë e tregut të Bashkimit Evropian kur në Ballkanin Perëndimor mund të krijojë një treg të vetin dhe një Union Evropian që do të udhëhiqet nga Serbia. Gjermania e Evropës, në rastin konkret do të ishte Serbia e Ballkanit. Nëse më lejohet të flas në zhargonin popullor do të them: nëse e…
Author: Jeta almakos
Pasditen e djeshme nga burgu i Shutkës Muhamed Zekiri nga paraburgimi është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup. Informacionin për Telmën e kanë konfirmuar nga burgu i Shutkës. Nga burgu kanë thënë se kërkesa për transferim në spital është dërguar deri tek gjykata që nga java e kaluar, ndërsa përgjigja ka ardhur mbrëmë. Nuk ka shpjegim përse Zekiri nuk është dërguar në repartin e dedikuar për të dënuar dhe ata që janë paraburgim por është dërguar në Klinikën Infektive. Nga Gjykata Penale kanë thënë se pas kërkesës dhe njoftimit për gjendje të përkeqësuar nga autoritetet e burgut, në afat sa…
Prokuroria Themelore Publike ka propozuar paraburgim për 56 vjeçarin S.J. nga Kosova nën dyshimet për korruptim të zyrtarëve policorë në pikën kufitare në Bllacë, transmeton Portalb.mk. “Procedurë hetimore ndaj shtetasit të Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi që ka kryer veprën penale – Dhënie ryshfeti, në bazë të nenit 358, paragrafi 1 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup. Ai gjatë daljes nga Maqedonia e Veriut, kishte tentuar që përmes 50 eurove që i kishte vendosur në pasaportë, të kalojë pikën kufitare pa u kontrolluar nga shefi i ndërrimit. Policia ka fotografuar hapësirën e brendshme të furgonit…
Ditën e sotme në Ohër nisin punimet për samitin e “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri Edi Rama mbërriti në qytetin e Maqedonisë së Veriut ku u prit nga zyrtarë vendas atje. Në një video të publikuar, kryeministri shfaqet teksa zbret nga makina e tij. Kreu i qeverisë së Shqipërisë zgjodhi që të udhëtojë me makinë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Siç kemi raportuar më herët, ai ka patur një ndalesë edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës. Ndërkohë në videon e bërë publike nga Qeveria e RMV-së, Rama shfaqet në një tavolinë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili…
Pas publikimeve të blloqeve të tarifave të energjisë elektrike nga KRRE-ja, ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët ku i quan këto blloqe manipulime nga ana e KRRE-së. Sipas Aleancës për Shqiptarët (ASH), mashtrimi qëndron pikërisht në kalkulimin e blloqeve, ku si për shembull në bllokun e parë, që kap dhe shtresat më të varfra që konsumojnë energji elektrike deri në 210 kWh, faturimi do të bëhet në 35 ditë dhe jo në 30, që kështu automatikisht një familje i bie të konsumojë vetëm 6 kWh në ditë me tarifën më të ulët, pasi nëse vazhdon faturimi si deri më tani…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha Radio Televizionit të Serbisë më 6 qershor se ai ishte i pakënaqur me atmosferën e krijuar në botë për shkak të vizitës të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe se lidhur me këtë vizitë, ishte krijuar “histeri”. “Në shumë bisedime, Serbisë iu kërkua që ta anulonte vizitën”, tha Vuçiq, duke shtuar se Serbisë nuk iu lejua që të bisedonte me ministrin e Jashtëm rus. Lavrov ishte paraparë që të vizitonte Serbinë më 6 qershor, por Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria refuzuan që të lejonin avionin e Lavrovit mbi hapësirën…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në shoqërinë e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, zëvendëskryetarin e Qeverisë për çështje ekonomike, koordinim të dikastereve ekonomike dhe investime Fatmir Bytyqi, kryetarin e Probishtipit, Dragan Anastasov, në kuadër të vizitës në Komunën e Probishtipit sot e vizitoi edhe kompaninë “Bulmak 2016” e cila është një shembull i shkëlqyer për punën e suksesshme dhe strategjinë e qartë të biznesit. Me viziton dhe strategji të qartë të biznesit, theksoi Kovaçevski, ata nga miniera “Zletovë”, si kompani në falimentim, për një periudhë të shkurtër kohore kanë bërë tregim të suksesshëm ekonomik. “Ministra ‘Zletovo’ e…
Pèr tè shkuar kètè vít nè Haxh do tè ju nevojíten sè paku 5.700 euro, por a kanè mundèsí besímtarèt myslíman qè tè paguajnè kètè shumè, nè vazhdím do tè pyesím dísa qytetarè. Pèr shtrenjtè, èshtè shtrenjtè, 5.500 shumè shtrenjtè èshtè, nuk ka para, por kush ka pèr shembull kurbetxhínjtè ose zanatçínjtè. A mendoní se kètè vít do tè shkojnè mè pak? Sívjet mè pak do tè shkojnè meqè èshtè 5.500. Kètè vít vèshtírè, díkush ka por pèr tè tjerèt vèshtírè. Kam qenè dy herè. A do tè donít pak tè shkonít? Po qè sot do tè doja. Sa kení…
Qytetarët çdo ditë ankohen për çmime të larta të produkteve dhe çmime të larta në tregje. Këtë fundjavë, është vërejtur rritje e madhe e çmimeve, përkatësisht vaji për gatim nga 20 në 25 denarë, sheqeri nga 5 në 8 denarë, mielli nga 6 në 9, qumështi nga 6 në 9 denarë, orizi nga 5 deri në 7 denarë, fasule nga 5 deri në 10 denarë… Shumë produkte të tjera jo thelbësore kanë parë gjithashtu një rritje të qëndrueshme. Presione të tilla inflacioniste do të rrisin spiralen inflacioniste dhe çdo rritje e pagave do të jetë e kotë. Në markete këtë…
Një person ka ndërruar jetë pasi një lis është rrëzuar në lagjen “Pejton” në Prishtinë. Era e fortë e kësaj pasditeje ka rrëzuar një lis që ka zënë dy persona. Nga policia kanë njoftuar se një person rreth 30 vjeç ka vdekur ndërkohë që një grua ka marrë lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK. Ambulanca dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ndërsa është krijuar trafik i rënduar.
Roli destabilizues i Moskës në Ballkan Të shtunën në Tetovë u promovua libri i gazetarit dhe analistit shqiptaro-amerikan, Dr. Selim Ibraimi, ” Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor”. Botimi paraqet një hulumtim disa vjeçarë i autorit për rolin e Moskës në Ballkan. “Dr. Selim Ibraimi bën përpjekje serioze ta identifikojë qartë interesin dhe planet ruse për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por mbi të gjitha, t’i identifikojë metodat e veprimit të Rusisë drejt realizimit të qëllimeve qofshin ata qëllime afat shkurta, qëllime afat mesme ose qëllime afat gjata”. “Jo rastësisht ai është përcaktuar që ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor ta analizojë…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 50-të, që u mbajt përmes video konferencës, miratoi ndryshimet dhe plotësimet e konkluzionit nga mbledhja e kaluar, në lidhje me Marrëveshjen për bashkëpunim për vendet e Ballkanit Perëndimor, në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara. “Në përputhje me konkluzionet, nënshkrues i kësaj Marrëveshjeje, e cila do të nënshkruhet në Samitin e Ballkanit të Hapur më 8 qershor në Ohër, do të jetë Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa nga…

