Author: Jeta almakos

Boris Kondarko nga KSHZ tha se afati për mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët për kandidatë fillon më 20 qershor dhe zgjat 15 ditë deri më 4 korrik, ndërsa KSHZ-ja e mbyll listën zgjedhore më së voni deri më 30 korrik. Listat e kandidatëve për kryetarë komunash i dorëzohen komisioneve komunale zgjedhore Mavrovë Rostusë dhe Qendër Zhupë më së voni deri më 15 korrik, ndërsa numrat e kandidatëve në fletëvotim do të zgjidhen me short nga KSHZ-ja jo më vonë se 26 korrik. “Fushata zgjedhore fillon më 31 korrik, që do të thotë 31 korrik në orën 0.00 të mëngjesit, duke…

Lexo më Shumë

Kancelari gjerman Olaf Sholc vizitoi dje Shkupin dhe Sofjen në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen mes dy vendeve deri në fund të presidencës franceze. Ai ka mbrojtur fuqishëm marrëveshjen për fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Nga ana e tij, kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën për shtyp me Sholc tha se ne nuk mund të mbahemi peng në samitet e BE-së, pavarësisht nëse do të ketë një datë apo jo dhe se po rriten pritshmëritë siç ishte në të kaluarën për atë se ç’farë do të ndodh në ndonjë samit…

Lexo më Shumë

Punonjësit policorë të SPB Tetovë, mbrëmë nga ora 22:00 deri 02:00 e datës, kanë kryer aksion kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet. Nga SPB Tetovë informojnë se mbrëmë janë vendosur gjithsej 96 gjoba (TE-66 dhe GV-30). Nga këto, 41 masa (TE-23 dhe GV-18) iu referuan tejkalimit të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Midis tyre, 6 drejtues mjetesh (TE-4 dhe GV-2) kanë tejkaluar shpejtësinë me më shumë se 70 kilometra në orë”. “Në aksion gjithashtu u zbuluan dhe sanksionuan 55 tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara (TE-43, GV-12), si dhe u sanksionuan 12 lloje të tjera të…

Lexo më Shumë

Në lidhje me dyshimet se ka kryer vrasjen e vëllait, policia ka arrestuar dhe ka realizuar bisedë informative me 40 vjeçarin, i cili i ka pranuar veprat për të cilat dyshohej. “Në fshatin Ginovsi në Kriva Pallankë, punonjësit e policisë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar 40 vjeçarin F.A. nga fshati Ginovci, duke vepruar në bazë të raportimit që ai para disa javëve, pas një përleshjeje, e ka mbyt vëllain e tij 29 vjeçar S.Xh.”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Ai dyshohej se viktimën e ka varrosur në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa trupi i gjetur është dërguar…

Lexo më Shumë

Sot, në orët e vona të ditës është realizuar me sukses aksioni për shpëtimin e familjeve të humbura, me dy makina, të cilat së bashku me fëmijët (katër) kanë bredhur në vendin tonë dhe kanë ngecur me automjet për shkak kushteve të këqija të motit dhe rrugëve në male. Aksioni për lokalizimin, gjetjen dhe shpëtimin është kryer përmes operativëve kujdestar në Qendrën për Menaxhimin e Krizave në numrin 112 në bashkëpunim me Qendrën Operative Emergjente (QKK) të QKM-së dhe Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QKMK) Veles, dhe në koordinim me Ministria e Punëve të Brendshme. Familjet kanë humbur, e…

Lexo më Shumë

AKSION ARTISTIK “PËR ÇMIMET – VETËM QIELLI ËSHTË KUFIRI” Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, veturat mbeten mjetet më të preferuara për të shkuar në vendin e punës. Sipas Regjistrimit të Popullsisë së vitit të kaluar, 35% e qytetarëve kanë përdorur automjetet e tyre për të mbërritur në punë. Autobusin e kanë shfrytëzuar 7%, biçikletën 2.3%, trenin e shfrytëzojnë 0.06%, kurse çdo i pesti në vendin e punës shkon në këmbë. Qytetarët thonë se për shkak të çmimeve të larta të derivateve të naftës, do të kërkojnë zgjidhje tjera për të shkuar në punë; me transport publik, në ditët me…

Lexo më Shumë

Kreu i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, siguron se Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga partia e tij nuk do ta respektojë marrëveshjen me Bullgarinë nëse e njëjta është e dëmshme dhe tradhtare për identitetin maqedonas. “Këtë marrëveshje që po e bën, nëse e bën LSDM-ja, e që do të jetë asimetrik, anacional dhe që drejtpërdrejt do ta godasë identitetin nacional të popullit tim dhe të Maqedonisë nuk e kam ndërmend në të ardhmen, kur VMRO-DPMNE-ja, do të bëjë Qeveri atë marrëveshje bilaterale. Asnjëherë nuk do të pajtohem me faktin që ajo marrëveshje të futet në kornizën negociuese sepse është vegël…

Lexo më Shumë

Nga Republika e Maqedonisë së Veriut për pelegrinazh këtë vit do të nisen 919 besimtarë, deklaroi për MIA-n, Irsel Jakupi, Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së. “Besimtarët do të udhëtojnë me 27, 29 dhe 30 qershor me pesë fluturime çarter Shkup-Xheda. Më i madhi prej tyre është 65 vjeç, ndërsa më i vogli 7 dhe 8 vjeç, fëmijë që udhëtojnë me prindërit e tyre, shtoi Jakupi. Sipas tij, sa i përket Myftinisë së Dibrës, e cila mbulon komunën Dibër, Qendër Zhupë dhe zonën e Rekës, komuna e Mavrovës Rostuseh, këtë vit në haxhillëk do të shkojnë 12 besimtarë. Kthimi i besimtarëve…

Lexo më Shumë

Kancelari gjerman Olaf Scholz pas vizitës së sotme në Kosovë dhe në Serbi, vizitën në rajon e ka vazhduar në Greqi, përcjell TV21. Scholz ka marrë pjesë në darkën e punës me pjesëmarrësit në Samitin e SEECP, gjegjësisht procesin e bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore, ku nikoqir është kryeministri grek Kiriakos Micotakis. Në darkë janë prezent presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ky i fundit gjatë ditës së nesërme edhe zyrtarisht do ta pres për vizitë në Shkup kancelarin gjerman,…

Lexo më Shumë

Djali i filantropit George Soros, Alexandar Soros ka publikuar fotografi me kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, përcjell TV21. Fotografitë janë shkrepur dy ditë më parë në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër, ky prezent ishte edhe Alex Soros. “I nderuar të takoj Ali Ahmetin, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, në Ballkanin e Hapur, me zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi”, ka shkruar Soros në mbishkrimin e fotografisë. Ndryshe në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër prezent ishin edhe presidenti i Serbisë-Aleksandar Vuçiq, kryeministri…

Lexo më Shumë

Kancelari Scholz kërkoi në Beograd vazhdimin e reformave, njohjen receproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksione ndaj Rusisë. Pas deklaratave në Prishtinë se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është shumë i rëndësishëm, kancelari gjerman Olaf Scholz sqaroi në Beograd se për këtë nevojiten reforma të mëtejshme në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kancelari tha se konkretisht bëhet fjalë për garantimin e sundimit të ligjit dhe lirisë së medias si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Scholz e vlerësoi reformën gjyqësore në Serbi duke shtuar në të…

Lexo më Shumë