Policia sekuestron 173 kg kokainë me vlerë 6 mln euro në një kontejner, erdhi nga Afrika e Jugut

Policia sekuestron 173 kg kokainë me vlerë 6 mln euro në një kontejner, erdhi nga Afrika e Jugut

Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine në portin e Pireut. Lënda narkotike ishte fshehur në një kontenier frigoriferik.

Në total u gjetën 173 kilogramë kokainë e ndarë në 160 pako.

Operacioni për zbulimin e drogës u krye mëngjesin e së hënës.

Kontejneri kishte mbërritur në Pire nga Afrika e Jugut.

Sipas vlerësimeve të policisë, fitimet nga shitja e kokainës do të kalonin 6.000.000 euro.

Nëndrejtoria e Prokurorisë së Narkotikëve po kryen hetimet paraprake dhe ka nisur tashmë bashkëpunimin me Autoritetet përkatëse jashtë vendit, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.