Author: Jeta almakos

Kanë kaluar katër ditë që nga ku Qendra për Shëndet Publik dhe Komuna e Tetovës kanë njoftuar se uji në Banjën e qytetit nuk pihet, por qytetarët vazhdojnë ta konsumojnë. “Edhe pse kanë kaluar katër ditë nga ku qendra për shëndet publik edhe komuna e Tetovës shpërndanë njoftimin se uji në banjën e Tetovës në këtë vend nuk ka asnjë shenjë për të paralajmëruar qytetarët, ne qëndruar këtu gjysmë ore ndërsa takuam qytetarët që ishin duke mbushur ujë për pije ndërsa nuk ishin të njoftuar se ky ujë është i dëmshëm për shëndetin e tyre” Nga Qendra për Shëndet Publik…

Lexo më Shumë

Në emisionin Klan Debat, ministri Bekteshi tha se do ketë sërish vauçer për puntorët me rroga minimale. ”Jemi të gatshëm të rrisim mbështetjen në investime në objekte të reja, ndërtime të reja në standarde evropiane në përpuethshmëri me UNESKON. Njëkohësisht gjatë sezonit veror dhe fillimit të dimëror do të jenë masat si vitet tjera, puntorët me paga të ulta minimale do tu jepen ndihma ti vizitojnë vendet turistike si Struga dhe Ohri. Kemi paraparë mjete siç i kemi pas më herët me vauçerë nëse është nevoja ato mjete do të rriten”. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Ish-i dërguari i posaçëm i qeverisë për Bullgarinë, Vllado Buçkovski, mendon se trazirat në skenën politike bullgare me përdorimin dhe keqpërdorimin e çështjes maqedonase tregojnë se ka kohezion të të gjitha forcave pro-ruse në Bullgari, të cilat janë kudo. “Ato forca ruse janë kryesisht në biznes. Kjo është një përplasje e madhe mes dy bullgarive. Nuk është sekret se që nga koha e Car Borisit ai ka ndjerë se ushtria dhe gjeneralët e tij janë progjermanë, popullsia e tij proruse dhe se ai është i vetmi bullgar. Është e qartë se Petkov është përfaqësues i një farke të re të…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptar ka kundërshtuar bllok tarifat e propozuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Deputeti Elmi Aziri kërkoi që të zbatohet vetëm një tarifë për faturim. “ASH në këtë pikë me qëllim që të ruhen ekuilibrat dhe që nga kjo masë të përfitojnë të gjithë konsumatorët e lidhur në këtë kategori konsumuese, 0,4 shkalla e dytë, propozon dhe kërkon që të zbatohet si deri më tani vetëm një tarifë për faturim, por pasi konjukturat financiare dhe përllogaritjet e publikuara e të prezantuara lejojnë hapësirë për korrigjime të çmimit, propozon që çmimi për një kw/h për këtë kategori nga…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, nuk do të vizitojë qytetin ukrainas të Kievit me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe atë të Shqipërisë, Edi Ramën. Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë bërë të ditur se kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e ka pranuar ftesën e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq për vizitë të përbashkët në Kiev. Nga kabineti i Kovaçevskit kanë thënë se agjenda e kryeministrit për momentin është e ngarkuar dhe se një vizitë e tillë në Ukrainë është planifikuar për të ardhmen. “Ftesa për një vizitë për të cilën po pyesni dhe…

Lexo më Shumë

Koço Stojçeski, pronar i Kompanisë ‘Special’,i cili posedon parcelën afër poliklinikës së Bukureshtit ku me plan urbanistik parashihet ndërtimi i një objekti shumëkatësh, në një letër media e akuzon kryetarin e Karposhit për veprime të kundërligjshme dhe kërkon reagim nga institucionet kompetente. Siç tregon Stojçeski, ai ka pasur disa takime me kryetarin Jakimovski, të cilat, sipas tij, përfundojnë me pëlqimin për ndërtimin e të njëjtit lokacion nga ana e kryetarit, si dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komunës së Karposhit në hartimin e konceptit për Ndërtesa. Mirëpo, thekson Stojçevski, Jakimovski pas këtyre takimeve në daljet e tij publike përmend emrat…

Lexo më Shumë

Silvana Begaj Anëtarësimi në Bashkimin Europian ishte dhe është një ëndërr për shqiptarët. Një ëndërr që kërkon energji dhe punë reale për tu arritur. Por pse anëtarësimi në BE është kaq i dëshiruar për ne? Treg I përbashkët, monedhë e përbashkët, interest e bankave të kontrolluara nga Banka Qëndrore e BE, ligje të imponuara nga Komisioni Europian dhe parlamenti, lëvizje e lirë për punësim, shkëmbim studentësh pa tarifa marramendëse etj. E përkthyer për veshët e një qytetari të thjeshtë shqiptarë: Mund të depërtojë më lehtësisht në tregun Europian të punës, remitancat do të kenë kosto më të ulët, produktet e…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski nesër, më 13 qershor 2022, në Stamboll do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, në kuadër të vizitës së tij të punës. Takimi i kryeministrit Kovaçevski me presidentin Erdogan është konfirmim i marrëdhënieve jashtëzakonisht të mira me Turqinë dhe është planifikuar të diskutohen disa çështje bilaterale me interes për të dyja vendet.

Lexo më Shumë

Para se të hyjë në rend dite në Kuvend rishikimi i buxhetit, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka paraqitur amendament me të cilin kërkohet të sigurohen para për rritje lineare të pagave në sektorin publik. Fakti që ata u mashtruan nga qeveria e cila fillimisht u zgjati dorën dhe u premtoi rritje pagash pas rishikimit të buxhetit, e më pas sindikatat konstatuan se u mashtruan se nuk ka para në rishikim për ta, tani është radha e deputetëve për ta ndryshuar këtë. “Presim mbështetje nga të gjithë deputetët në mënyrë që të sigurohen fonde për rritje lineare të pagave të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar në lidhje me shakanë e tij që e bëri në drejtim të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për të cilët pati reagime të mëdha, sidomos nga maqedonasit. Rama në një postim në Twitter i ka quajtur histerike sulmet ndaj Kovaçevskit, ndërsa thotë se ka ironizuar bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në. “Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti U bënë sot plot 23 vjet nga triumfi i kauzës sonë të pastër si loti, çlirimit të tokës së Kosovës nga kthetrat e robërisë, agresionit dhe gjenocidit. Nuk kishte si të përfundonte ndryshe, Kosova kishte mburojë gjakun e bijve dhe bijave të saj, atdhedashurinë e tyre që nuk kërkonte asgjë më shumë se drejtësi në vendlindjen e tyre Kushtrimin e saj të lirisë bëmë që ta ndëgjojë bota mbarë dhe të ngritet në këmbë për të ndihmuar folenë e përgjakur të Kosovës që nuk njihte dorëzimin në luftën e saj për të ruajtur rrënjët e identitetit dhe dinjitetit.…

Lexo më Shumë

Kosova sot shënon Ditën e Paqes, pasi 23-vjet më parë më 12 qershor të vitit 1999, ishte çliruar përfundimisht nga okupimi i Serbisë. Më 9 qershor të vitit 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, kishte për të filluar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe çlirimi i saj. Pas kësaj marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës…

Lexo më Shumë