Author: Jeta almakos

Në dhjetë ditët para mbajtjes së Samitit të qershorit dhe Konferencës për Ballkan Perëndimor të presidencës francezem zëvendëskryeministri për çështje evropian Bojan Mariçiq në takim me eurokomisarin për zgjerim Oliver Varheji ka porositur se nevojitet që maksimalisht të shfrytëzohet koha për arritje të zgjidhjes evropiane midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila me lidership nga ana e BE-së do të vendosë vulë evropiane në ardhshmërinë e rajonit, njofton Portalb. Siç informojnë nga Sekretariati për çështje evropiane, Mariçiq ka theksuar se është e fuqishme mbështetja dhe përkushtimi i presidencës franceze për arritje të marrëveshjes dhe zhbllokim të procesit tonë eurointegrues. Krahas dialogut midis…

Lexo më Shumë

Studentët e diplomuar, në të cilët investon shteti, po ikin jashtë vendit, paralajmëron drejtori i Entit për Statistikë, Apostol Simovski, në emisionin “200” në Alsat. Siç shton ai, dikush duhet të brengoset dhe të pyesë veten se çfarë po ndodh me kuadrot me arsim të lartë. “Vetëm 17% të keni në shtet me arsim të lartë, ndërsa thuajse të gjithë shkojnë në fakultet… dikush duhet të brengoset, të pyesë se ku na shkuan këta fëmijë. Ata që mbarojnë fakultet Ikin nga vendi. Nuk mund të jetë 40% me arsimin e mesëm dhe vetëm 17% me fakultetin kur 90% e të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Krahas takimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në orët e mbrëmjes në Filharmoni do të mbahet një ngjarje solemne, që do të shënohet me koncert të Ansambleve folklorike nga Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, e më pas do të ketë pritje përkatëse për kremtimin e përbashkët të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Analisti Imer Selmani në “Click Plus” ka komentuar kërkesat e Bullgarisë ndaj Maqedonisë. Ai fillimisht tha se askush nuk e di se çfarë kërkojnë bullgarët për të hequr veton ndaj Maqedonisë. Selmani e komentoi hapjen e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në të, se nuk është problem, por i frikësohet ndonjë kërkese tjetër. “Kushtetuta jonë është e hapur, ne jemi një shtet multietnik dhe mendoj se nuk do të ishte problem për të përmbushur këtë kërkesë të Bullgarisë. Por kam frikë se kjo nuk është kërkesa e vetme e Bullgarisë për heqjen e vetos”, ka komentuar Selmani. Selmani tha se sjellja…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë kundër dy gjinekologeve nga spitali “D-r Trifun Panovski” në Manastiri, pasi të njëjtit dyshohet se nuk kanë vepruar si duhet dhe kanë shkaktuar vdekjen e një foshnje përcjell TV21. Konkretisht, gjinekologët akuzohen për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve, shkelje të nenit 217, paragrafi 4, nga neni 207, paragrafi 1 dhe 3 nga Kodi Penal. “Lehona është pranuar për lindje më datë 12.10.2019 rreth orës 17:00 në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin Klinik në Manastir, ku kujdestarë kanë qenë të akuzuarit. Ata nuk kanë monitoruar dhe nuk kanë regjistruar në kohë ndryshimet…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Qendror të Alternativës pas mbajtjes së Kongresit të Parë të partisë. Në këtë mbledhje në rend dite ishte edhe zgjedhja e Kryesisë së re Qendrore. Në këtë mbledhje po ashtu nënkryetarë të AAA u zgjodhën: Bekim Sali, Admirim Aliti, Safije Sadiki – Shaini, Arben Labënishti dhe Amir Elezi. Ndërkaq, një nga emrat e zgjedhur si nënkryetar dhe që i jep shtysë partisë së Afrim Gashit është emri i njohur për opinionin publik, mjeku i suksesshëm dhe profesionist, Arben Labënishti, i cili pritet te jete “motorr” i Alternativës për njësinë e…

Lexo më Shumë

Vetëm 10 ditë përpara samitit të Këshillit Evropian të qershorit dhe aktivitetit të intensifikuar diplomatik për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë, Bullgaria ndodhet në një situatë kaotike lidhur me qëndrueshmërinë e qeverisë së vendit. Bullgaria është e fokusuar në një shumicë të re në vend të zgjedhjeve të reja. Kryeministri Kiril Petkov thotë se nëse vendi hyn në një seri të re zgjedhjesh, kjo do të jetë katastrofike dhe do të thotë humbje e kohës historike. Tre partitë e koalicionit “Ne vazhdojmë me ndryshimin”, “Partia Socialiste Bullgare” dhe “Bullgaria Demokratike”, kanë aktualisht 109 deputetë nga 121 që nevojiten për një…

Lexo më Shumë

Të dhënat e Fondit kanë treguar se po rritet numri i pushimet mjekësore ku nuk përfshihen ato të lehonisë. Në vitin 2013 janë shënuar 13.683, në vitin 2014 janë shënuar 15.316, dhe në vitin 2015 janë shënuar 16.456 pushime mjekësore. Në vitin e kaluar nga arka e Fondit të Shëndetësisë janë paguar afër një miliardë denarë apo rreth 16.2 milionë euro. Kjo është një shifër rekord në raport me vitet e kaluara. E shprehur në denarë kjo nënkupton se janë paguar një shifër rekord prej 997.187.553 denarë, në raport me 769.341.000 denarë në vitin 2020, 868.316.139 denarë në vitin 2019…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski dhe drejtori i NP “Rrugë dhe Rrugica”, Boris Nastov, sot në konferencën për medie në Kisela Jabuka, shpallën fillimin e ofensivës ndërtimore në Shkup, në të cilën në fazën e parë është planifikuar ndërtimi i mbi 20 rrugëve komunale në komunën Gjorçe Petrov. – Sot në komunën Gjorçe Petrov fillon ofensiva ndërtimore e Shkupit. Fillojmë me ndërtimin e më shumë se 20 rrugëve në këtë komunë. Bëhet fjalë për rrugë të paasfaltuara deri më tani, përkatësisht po asfaltohen për herë të parë me kërkesë të…

Lexo më Shumë

Herët në mëngjes policia ka bastisur burgun e Idrizovës. Zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq-Talevska, informoi se pas marrjes së urdhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake, është kryer bastisje në 25 qeli të Burgut të Idrizovë dhe janë gjetur drogë, armë dhe sende të tjera të ndaluara. “Gjatë bastisjes janë gjetur: një shumë e madhe parash nga sa është e lejuar që të dënuarit të posedojnë në valuta të ndryshme, mbi 50-të telefona celular, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe më shumë mjete të mprehta, drogë në gjendje pluhuri dhe të lëngshme dhe tableta, mjete tjera për të cilat ekziston dyshim se…

Lexo më Shumë

Deklarata e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, që nënkupton se akcizat për derivatet do të ulen kur t’i kujtohet Qeverisë janë skandaloze dhe konfirmojnë paralajmërimet tona për plaçkitje të qytetarëve, thuhet në reagimin e partisë  Aleanca për Shqiptarët. I bëjmë thirje Qeverisë dhe ministrit në fjalë se tani është momenti për të pranuar propozimet e Aleancës për Shqiptarët, për uljen e akcizës dhe TVSH-së për karburantë, të bëra publike që në fillim të krizës. Rikujtojmë se Aleanca për Shqiptarët propozon ulje të TVSH nga masa 18% në atë 5%, uljen e akcizës për benzinën nga 22,00 denarë në 15,00 denarë…

Lexo më Shumë

Për bukën e bardhë, sheqerin dhe vajin e lulediellit, vendoset marzhë tregtare në lartësi prej 5% në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Ndërkaq marzhë tregtare prej 10% do të vendoset për produktet si mielli, makaronat, orizin dhe qumështin. Masa do të hyjë në fuqi prej nesër pasi të shpallet në Gazetë Zyrtare ndërsa do të vlejë deri më 30 shtator, bëri të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. “Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë ka vendosur që të ngrijë marzhat tregtare për tregtarët me shumicë dhe pakicë, sa i përket prodhimeve apo produkteve që kanë të bëjnë me produktet…

Lexo më Shumë