Author: Jeta almakos

Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edward P. Joseph në një intervistë për TV21 tha se fatkeqësisht Serbisë askush nuk po i thotë që të zgjedh anë. Joseph tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka dërguar personalisht zëdhënësin Aleksandar Vulin që ta sulmojë ambasadorin amerikan në Beograd, për shkak të qëndrimeve të tij ndaj Kosovës. “Ky është problemi. Fatkeqësisht, mendoj se përgjigja është jo dhe do të jem shumë i qartë. E dini çfarë? Unë mendoj se për fat të keq, përgjigja për këtë pyetje është jo. Jemi këtu, në liqenin e bukur të Ohrit në qershor, tashmë në…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se zgjedhjet në këtë situatë nuk janë zgjidhje. Para nesh kemi një mision shumë fisnik për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai shtoi se RMV-ja duhet t’i fillojë bisedimet me BE-në. Sipas tij, para nesh ka projekte shumë të rëndësishme, jo vetëm politike, jo vetëm ekonomike, por edhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike, siç është Korridori 8 dhe Korridori 10 Në konferencën e sotme për media në selinë e BDI-së në Tetovë, ai theksoi se momentet e rëndësishme kërkojnë solidaritet të fuqishëm. “Siç janë para nesh tejkalimi dhe menaxhimi i krizës e cila…

Lexo më Shumë

Thuhet se në këtë fazë dhe brenda këtyre afateve është e pamundur të arrihet një zgjidhje për çështjet e hapura me Maqedoninë. Sipas Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, propozimi është një bazë e mirë për zgjidhjen e ardhshme të mosmarrëveshjes. “Në këtë fazë nuk ka më një mundësi objektive për përmbushjen e kritereve afatshkurtra të përcaktuara deri në fund të presidencës franceze të Këshillit të BE-së, garancitë e nevojshme për interesat bullgare dhe të drejtat e bullgarëve në shtetin fqinj”. Është e mundur që të ketë qartësi për hapat e ardhshëm në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Me sloganin “E tepërt është”, VMRO-DPMNE-ja para Qeverisë protestoi duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare! “E tepërt është të shohim se si Maqedonia jonë po rrënohet gurë pas guri, me shumë vuajtje, me pritje të pafund dhe po, është e tepërt! E tepërt është!”, tha Hristijan Mickoski, kryetar VMRO-DPMNE. Pasi foli nga asfalti, siç tha, si një prej mijëra qytetarëve, kur u ngjit në skenë, kreu i partisë Hristijan Mickoski kritikoi pothuajse për çdo sferë. Qeverinë e quajti kriminale dhe tradhtare. Për propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë tha se është “bullgarizim me këste i Maqedonisë”. I kërkoi…

Lexo më Shumë

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e nesërme ku qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do ta mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët në Prishtinë. Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet. Delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë pritet të mbërrijë aty në orën 10:45 dhe në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive është planifikuar të nis në orën 11:15 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt. Më pas, është planifikuar një konferencë për shqyp e kryeministrit të Kosovës…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare e kanë quajtur skandal mbajtjen e mbledhjes së koalicionit qeverisës brenda godinës së Qeverisë, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se liderët e partive nuk janë qeveritar, që të takohen në ambientet e qeverisë. “Është skandal që liderët politikë bëjnë mbledhje në qeveri dhe e partizanizojnë atë. Liderët e partive politike pjesë e koalicionit qeverisës nuk janë qeveritarë, as ministra që të takohen në qeveri dhe të mbajnë mbledhje të koalicionit. Qeveria është për mbledhjet e qeverisë, e kryeministrit dhe e ministrave, e jo për kryetarin e LSDM-së, Ahmetin dhe partnerët e tyre të koalicionit”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Ministra e Punëve të Jashtme e konfirmoi lajmin e publikuar në mediat malazeze se një djalë 22-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë në Mal të Zi. “Ministria e Punëve të Jashtme mori njoftim nga institucionet kompetente të Malit të Zi se një shtetasi (E.H. i lindur në vitin 2000 në Tetovë) i është konstatuar vdekja në vendin turistik Utjeha, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Po vijon autopsia me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit nga institucionet kompetente malazeze. Mediat malazeze sot njoftuan se një djalë i ri nga Maqedonia…

Lexo më Shumë

Evropa po “zien”, pasi vala e të nxehtit që shkencëtarët ia atribuojnë ngrohjes globale po thyen rekorde për këtë periudhë të vitit dhe nuk do të kursejë pothuajse askënd në kontinentin e vjetër. Situata më e keqe paraqitet në Spanjë, ku zjarrfikësit po luftojnë me zjarret duke u përpjekur të pengojnë flakët të arrijnë shtëpitë e banorëve. Londinezët nuk zgjedhin mjetet për t’u freskuar e poashtu edhe parisienët, pasi një pjesë e fontanave dhe ujëvarave janë kthyer në destinacion freskimi për ta. Kah mesi i javës meteorologët e vendit parashohin që “tedenca e vapës së madhe” do të jetë prezente…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar takimi i partnerëve qeveritar, ku pas këtij takimi, kryeministri Dimitar Kovaçevski, doli para mediave për të treguar se çka kanë diskutuar. Ai tha se ndër diskutimet ka qenë propozimi francez, derisa theksoi se në lidhje me këtë Qeveria do të jap edhe një qëndrim të saj. Kovaçevski, po ashtu tha se janë duke i ndjekur edhe zhvillimet në Bullgari, ndërsa tha gjithashtu se kanë diskutuar edhe për ekonominë dhe krizën. Kryeministri, një rëndësi të veçantë i dha edhe opozitës, ku tha se me partnerët e koalicionit kanë diskutuar se si opozita për dy vite radhazi, me kërcenime dhe…

Lexo më Shumë

Në konferencën e sotme për shtyp pas takimit me partnerët e koalicionit, kryeministri Dimitar Kovaçevski u pyet se si do të funksionojë Qeveria dhe koalicioni aktual në rast se opozita vazhdon me bllokada, përcjell TV21. Në një moment deri sa kryeministri Kovaçevski tha “ja do iu tregoj se si do të funksionojë”, lideri i BDI-së Ali Ahmeti u përgjigj “si deri tani”. Për më tepër ndiqni videon më poshtë.

Lexo më Shumë

Opozita maqedonase mbushi sheshet mbrëmë pas një incidenti të provokuar nga deklaratat e papërgjegjshme të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, në një samit me praninë e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ofendoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, duke e quajtur kryeministri i Bullgarisë Perëndimore. Opozita maqedonase kërkoi zgjedhje të parakohshme, kurse kryetari demokrat, Sali Berisha, e komentoi protestën e mbrëmshme. “Ja çfarë ndodh kur futet hokatari i rrjedhur në sherr në samite! 50.000 vetë protestojnë në Shkup kundër kryeministrit të tyre, që heshti kur Edi Rama, shakaxhiu pa kripë, i tha kancelarit Scholz për të, se ky është kryeministri i…

Lexo më Shumë

Pas takimit me koalicionin qeveritar, kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë për media tha se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në mandatin e rregullt, gjegjësisht në vitin 2024. “Zgjedhjet e parakohshme nuk do t’i zgjidhin problemet e qytetarëve, por do t’i thellojnë ato, ndaj e mbyllim këtë çështje. “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në mandatin e rregullt në vitin 2024”, tha Kovaçevski.

Lexo më Shumë