Kuvendi solli vendim për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. NE nuk kemi dhënë kërkesa të reja për Shkupin dhe jemi të gatshëm ta miratojmë konferencën e parë ndërqeveritare menjëherë pasi miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut do ta nënshkruajnë protokollin, siç biseduan edhe ministrat e punëve të jashtme, ka shkruar Ministria bullgare e Punëve të Jashtme në Tuiter. Asambleja popullore e Bullgarisë sot e miratoi propozimin francez për Maqedoninë e Veriut. “Për” votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër”, ndërsa 21 “abstenime”. “Parlamenti bullgar sot solli vendim historik me të cilin jepet dritë jeshile për propozimin francez për…
Author: Jeta almakos
Retorika e ashpër e kryeministrit Edi Rama në Bruksel të enjten, ka hasur në kundërshti të fortë nga qeveria bullgare. Është ministria e punëve të jashtme bullgare e cila përmes një reagimi fillimisht kujton se “Bullgaria ka qenë gjithmonë mes vendeve anëtare të BE-s që ka mbështetur identitetin Europian të popullit shqiptarë”. “Kjo çështja e Bullgarisë është një turp”, deklaroi kryeministri. Pikërisht për këtë qëndrim ministria e punëve të jashtme bullgare thotë: “Nuk është hera e parë që ne dëgjojmë ofendime të rënda nga kreu qeverisë. Të tilla deklarime përmes një gjuhe të ulët, nuk duhet të justifikohet në vazhdimësi…
“Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp që një vend i NATO-s, kidnapon dy vende tjera të NATO-s” Ky fjalor i kryeministrit shqiptar Edi Rama në Bruksel ka ngjallur reagimin e ministrisë së Jashtme bullgare. Nga atje kërkojnë që kryeministri shqiptar të rregullojë komunikimin! “Presim që kryeministri shqiptar të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani nga një vend kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë nivel, më shumë se çdo gjë tjetër, ne insistojmë të ruajmë një ton të mirë komunikimi”, deklaroi MPJ e Bullgarisë. Shumë shpejtë…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot protestën e zhvendosi para Ministrisë së Financave. Kërkesa e tyre është rritje lineare të pagës për 2.806 denarë. Gjithashtu thonë se nëse nga muaji i ardhshëm shtrenjtohet rryma, punëtoret nuk mund do të mund t’ia dalim. Nga sindikata presin që të hënën të arrihet marrëveshje. “Parashikohet të hënën të arrihet marrëveshja që do të thotë kjo grevë ishte e suksesshme. Në dy ditët e kaluara në më shumë ndërmarrje dhe komuna kemi nënshkruar marrëveshje për rritjen lineare të pagës 2.806 denarë”, tha Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave. Nga ana tjetër sekretari i…
Ditën e sotme është mbajtur Samiti për Ballkanin Perëndimor ku supozohej se do të çeleshin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por ndodhi e kundërta. Për këtë çështje ka folur edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron i cili ka shtuar se ata do të bëjnë mëtë mirën për të siguruar heqjen e vetos Bullgare. Macron: Presidenti Michel foli për diskutimet tona mëngjesin e sotëm për Ballkanin Perëndimor. Ne do të bëjmë më të mirën për t’u siguruar që Veto-ja të hiqet nga Parlamenti bullgar. Është detyra jonë ta bëjmë që RMV të ndërmarrë hapin e fundit sepse ka bërë…
Në një ceremoni solemne, presidenti Stevo Pendarovski ndau mirënjohjen “Unazën Inxhinierike” 12 studentëve më të suksesshëm, të cilët diplomuan nga fakultetet e disiplinave inxhinierike në vend. Presidenti Pendarovski pohoi se me dhënien e kësaj mirënjohjeje kontribuojmë në afirmimin e profesioneve inxhinierike dhe mund të krenohemi me rininë inxhinierike cilësore, e cila vlerësohet gjithnjë e më shumë si në vendin tonë ashtu edhe jashtë saj. “Dua ta shprehi vullnetin tim që pjesa më e madhe prej jush do të fillojnë të avancohen dhe në aspektin profesional të realizohet qëllimi i tyre për profesionistë në vendin e tyre. Për këtë qëllim duhet…
Në emisionin Klan Debat, Erisa Zykaj gazetare e tv Klan nga Brukseli tha se: ”Le ta quajmë këtë një dështim, sepse BE-ja nuk ishte në gjendje të bashkohej dhe të tregonte se mund të fillonte negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këtë e tregoi sot anulimi i konferencës për media. Ata shmangën mbajtjen e një konference për shtyp ku ndoshta do të pyeteshin nga gazetarët se pse kjo ishte një dështim. Ata nuk donin ta pranonin publikisht se ishte një dështim, por fakti është se është keq, në të vërtetë është. Sepse presidenca franceze, megjithëse përgatiti një propozim shumë…
Paga minimale nuk mjafton, ndërsa për rritjen e saj punëdhënësit i bënë thirrje qeverisë që të subvencionojë sektorin e biznesit, pasi ky i fundit vetë nuk ka mundësi të rrisë pagat. Ata thonë se me pagën aktuale prej 18.000 denarë nuk arrijnë të motivojnë punonjësit të cilët jane edhe fuqia blerëse e këtij vendi, për çka duhet të limitojë prodhimin ose të mbyllin kompanitë e tyre. Biznismeni dhe kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, Nagip Fejzi, thotë se duhet urgjentisht të rritet paga nëse duam të mbajmë në vend edhe atë pakë fuqi punëtore që na ka mbetur dhe të…
Propozimi francez me 11 vota pro u miratua në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme në Kuvendin e Bullgarisë dhe së shpejti do të jetë në seancë plenare. Propozimi i presidentit Makron do t’u paraqitet deputetëve vetëm me një amendament, të propozuar nga deputeti Hristo Ivanov. Partitë që tashmë kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin propozimin francez, thonë se është e panevojshme që Sofja të deklarohet. Debati në Komision filloi me dëgjimin e ministres së Jashtme në dorëheqje, Teodora Gençovska. Ajo tha se Protokolli dypalësh ndërmjet dy vendeve devijon nga qëndrimi Kornizë i Bullgarisë, prandaj janë kërkuar garanci nga…
Kryetari i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Weber, para samitit të sotëm të BE-së fajësoi Maqedoninë për të gjitha bllokimet e një vendi – por nuk është Bullgaria. Weber tha se “kishte një moment” për t’i dhënë dritën jeshile Maqedonisë, por “nuk ishte Bullgaria, por Franca ajo që e pengoi atë”. Ai shtoi: “Duhet të jemi të qartë tani, duhet të jemi të vendosur, duhet të tregojmë lidership” dhe të japim një “plan të qartë kohor” për Ballkanin Perëndimor. Por në të njëjtën kohë, Weber thotë se BE nuk mund të pranojë shtete të reja anëtare. I pyetur në një…
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell shprehu zhgënjimin që vetoja e Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut nuk do të bjerë sot, raporton ABC. “Sot duhej të fillonim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, i cili sigurisht është një zhgënjim për shumë njerëz. Ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti bullgar në orët e ardhshme por gjërat nuk po shkojnë mirë. Kjo tregon edhe një herë se unanimiteti është një problem i madh në vendimmarrje”, ka theksuar ai.
Sotne ka rënë qeveria e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov. Me 123 vota PRO dhe 116 Kundër iu votua mosbesim qeverisë- kërkesë e dorëzuar nga partia GERB. Nga koalicioni qeveritar thanë se do përpiqen të formojnë qeveri të pakicës dhe do bëjnë çmos mos vijë deri të zgjedhjet e parakohshme. Sipas procedurave, presidenti Radev partisë më të madhe duhet të japë mandat për formimin e Qeverisë, gjegjësisht “Vazhdojmë me ndryshimet” në krye të cilës është Petkov. Derisa vazhdoi votimi mijëra qytetarë ishin para Kuvendit në mbështetje të kryeministrit Petkov.

