Ndonëse nuk dihet një datë konkrete, Qeveria pret që ditëve në vijim propozimi francez për zhbllokimin e procesit integrues të arrij në Shkup. Burime nga Ministria e Jashtme thonë shkurt për Alsat se në javën që pason propozimi francez mund të arrijë në adresë të tyre, por pa precizuar saktësisht ditën edhe pse shpresat për tejkalimin e bllokadës mund të shuhen më 30 qershor. Ndërkohë opozita pretendon se propozimi francez i miratuar në parlamentin bullgar nuk është ai të cilin sipas tyre e propagandon Qeveria. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në një intervistë për Sitel ka deklaruar kërkesat bullgare do…
Author: Jeta almakos
Një stuhi e madhe ka goditur mbrëmë pas orës 19:00 qytetin e Dellçevës. Për momentin një numër i rrugëve të qytetit janë të përmbytura. Dellçeva për një kohë të shkurtër ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa komunikacioni në autostradën A3 zhvillohet në kushte të vështira. Shtyllat e prishura, reklamat dhe tabelat e ndezura, si dhe pllakat, oxhaqet dhe panelet diellore të prishura janë regjistruar në disa lokacione. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në vendbanimin Dellçevë e re, ku janë përmbytur edhe bodrumet e qytetarëve.
MPB njofton se gjatë ditës së djeshme ka vijuar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 masa, nga të cilat 50 masa tejkalim të shpejtësisë, 16 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë për kalim në semaforë me ngjyrë të kuqe. Janë shqiptuar 19 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, katër masa për përdorim të celularit, 12 për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
“Edhe pas dy ditëve heshtje nga Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq se kush ka bërë, kur ka bërë dhe çfarë sulmi hibrid ka pasur në Maqedoni”, akuzon VMRO-DPMNE në deklaratën e saj partiake. VMRO-DPMNE theksoi se nëse duke defokusuar opinionin me sulmin e pretenduar hibrid në vend, Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq duan t’i shpëtojnë përgjegjësisë për debaklin e plotë në negociatat me BE-në dhe proceset e rrënuara përgjithmonë të negociatave. “Gënjeshtrat dhe manipulimet se nuk e kishin parë apo nuk e kishin marrë propozimin francez, u shembën si kullë letrash, ndaj nën presionin e qytetarëve dhe VMRO-DPMNE-së, Kovaçevskit iu desh të…
Ose plotësimi i kërkesave dhe më shumë para në llogari ose nga 1 shtatori mjekët amë do të mbyllin ambulancat për një kohë të pacaktuar. Thirrja e fundit e mjekëve nga kujdesi parësor shëndetësor, thotë doktoresha Lilija Çolakova Dervishova në një prononcim për “Sitel”, duke apeluar tek autoritetet shëndetësore që të mos lejojnë pacientët të mbeten pa mjekët e tyre. “Mund të them se shëndetësia parësore private adreson thirrjen e fundit për të dalë nga këto probleme. Nëse nuk zgjidhet asgjë, sipas kërkesave të kolegëve tanë më 1 shtator, ambulancat ndoshta nuk do të funksionojnë për një javë derisa të…
Vendimi për Republikën e Maqedonisë së Veriut mbron interesin bullgar, tha sot ministri bullgar i Inovacionit dhe Zhvillimit, Daniel Lorer. Sipas tij, është e drejtë që Parlamenti bullgar të vendosë të mbështesë procesin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësim në BE, sepse duhet një konsensus i gjerë për këtë temë. “Çështja e Republikës së Maqedonisë së Veriut është aq e dhimbshme për Bullgarinë, sa është e gabuar që një grup i vogël njerëzish të vendosë për të. Diçka kaq e rëndësishme duhet të jetë vendimi i parlamentit bullgar. “Askush në Evropë nuk e kuptoi…
Ka përfunduar tenderi për Furnizuesin Universal. Nga EVN Home njoftojnë se thirrjes i është përgjigjur vetëm EMV dhe ka bërë ofertë – ta shesë energjinë e prodhuar me çmim gati 20% më të lartë se ai aktual, që është 41 euro për megavat/orë. “AD EMV, si ofertues më i favorshëm dhe i vetëm në tender përmes ankandit elektronik, i ka ofruar EVN Home çmimin e blerjes së energjisë elektrike prej 48 euro për megavat orë, për të mbuluar 100% të sasisë totale të planifikuar. Çmimi i blerjes prej 48 euro për megavat orë për periudhën korrik-dhjetor 2022 është 17% më…
Ministria e Jashtme e Bullgarisë një ditë pasi Parlamenti Bullgar miratoi propozimin francez të plotësuar me pozicionet e saj që janë të papranueshme për Maqedoninë kërkon nga Shkupi të tregon hapa konkret mbi aspiratat euro-integruese. Diplomacia bullgare përmes një kumtese thotë se Sofja është e gatshme për nënshkrimin e protokollit në përputhje me marrëveshjen për fqinjësi të mirë. “Është koha që faktorët relevant në Maqedoni të Veriut, jo me fjalë – por me vepra të dëshmojnë paracaktimin dhe angazhimin e tyre për të ardhmen e tyre Evropiane dhe të rajonit. Shpejtësia me të cilin Maqedonia e Veriut do të rrugëton…
Sulmet hibride për të cilat pretendon pushtetit se janë organizuar nga struktura të caktuar për të rrënuar strategjinë shtetërore në raport me kontestin bullgar, sipas opozitës maqedonase janë amulli e shpikur nga Qeveria për të mbuluar dëshmimin mbi datën për negociata me BE-në. OBRM-PDUKM-ja kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare për të dalë nga turpi në të cilin Qeveria e ka futur shtetin dhe qytetarët. “Për gjithë këtë debakël diplomatik për negociatat me BE-në patjetër të ketë përgjegjësi për Kovaçevskin, Osmanin dhe Mariçiqin. Përgjegjësi dhe dorëheqje për dëmin afatgjatë në procesin negociues. Për këtë arsye zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e…
Nëse duam një zgjidhje të një çështjeje dypalëshe ku do të kishte një qasje të balancuar, por edhe për të marrë parasysh kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është shumë e qartë se çështjet që lidhen me gjuhën, identitetin dhe historinë duhet të zhvillohen paralelisht, sepse në të kundërtën, përfshirja e tyre në kornizën e negociatave do ta ndot plotësisht procesin e anëtarësimit dhe që do të garantojë se më tej nuk do të ketë veto shtesë nga Bullgaria, tha ish-ambasadori i BE-së në vend Ervan Fuere. Në paraqitjen e sotme të ftuar në televizionin Sitel, Fuere theksoi se sipas tij…
Presidenti i Francës, Emanuel Makron e përshëndeti votimin në Parlamentin bullgar për propozimin francez dhe tha se procesi vazhdon. “Dua të përshëndes votimin e Parlamentit bullgar i cili hap rrugën për heqjen e vetos dhe hapjen e negociatave për anëtarsëimin e Maqedonisë së Veriut në BE”, tha Makron në konferencë për media.
Opozita këmbëngul në dorëheqjet e kryeministrit, zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, dhe ministrit të jashtëm. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se vetoja bullgare është pasojë e diplomacisë së dobët që ka Shkupi gjë që sipas opozitës ka rrënuar pozicionet shtatore për afat të gjatë kohor. Për momentin nuk planifikohet nismë për interpelenacë kundër Bujar Osmanit dhe Bojan Mariçiqit. “Për momentin ajo që kërkojmë është dorëheqje dhe përgjegjësi nga Osmani, Mariçiq dhe Kovaçevski. E shohim se si përfundojnë nismat për interpelancë, ju përkujtoj në nismën kundër kreut të Kuvendit. Sigurisht që për një vendim të tillë do të duhet të mblidhen organet e partisë dhe…

