Author: Jeta almakos

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka thënë se me çmimin e ri të të energjisë elektrike dhe modelin e ri tarifor qytetarët do të dëmtohen dy herë. Shtrenjtimi i rrymës siç tha ai do të jetë mes 17 dhe 18 për qind. Mickoski në pjesëmarrjen në Tv Sitel tha se rryma do të shtrenjtohet, ndërsa populli do të djeg gjithçka që mundet që të mund të ngrohet këtë dimër. “Me modelin e ri tarifor qytetarët do të dëmtohen dy herë, një herë drejtpërdrejtë përmes pagesës së faturave dhe herën e dytë përmes buxhetit, sepse përsëri do të duhet nga 150…

Lexo më Shumë

Sot zavendëministri i Transportit dhe Lidhjeve z. Rexhepi në prani të Ambasadorit të polonisë z. Wojciech Tycinski hapi puntorinë regjionale tre ditore të inspektimit të transportit rrugor të organizuar nga Inspektorati Shtetëror i Transport, Sekretariati i Komuniteti të Transportit, dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Polonisë dhe Inspektoriatin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor të Polonisë. “Përvojat nga vendet që janë pjesë e Bashkimit Evropian, të cilat vërtet kanë diçka për të ndarë, janë gjithmonë të mirëseardhura. Besojmë se përmes këtij trajnimi do të rrisim ndjeshëm kapacitetin dhe efikasitetin e shërbimeve të inspektimit në Inspektoratin Shtetëror të Transportit” -…

Lexo më Shumë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti sot gjatë seancës së parlamentit të Maqedonisë, tha se ”dua sot në veçanti të ju drejtohem banorëve të Pallçishtit që është vendbanim i imi, edhe pse janë rrëzë malit Sharr primitivizmi politik ika lënë pa ujë plot 20vite”. Në këtë drejtim ishte edhe pyetje sepse ka 4 vite që kur ish kryetari i komunës Albon Xhemaili kishte siguruar mjetet nga banka botërore dhe primitivizmi politik plot 4 vite bënte evaluim. Sot pas kaq vitesh mora përgjigje se qenka hapur tenderi.Top24. Dauti tha se banorët janë të revoltuar dhe se muajn e ardhëshëm ata…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 21.30 në qarkoren e Shkupit, gjegjësisht afër daljes për në lagjen Radishan. Akisdenti ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete në të cilën kanë qenë duke udhëtuar dy persona, njëri nga të cilët ka vdekur në vendin e ngjarjes, raporton KlanMacedonia. Në vendin e ngjarjes gjenden ekipe të shumta të policisë dhe ekipet e ndihmës së shpejt./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Presioni sindikal për përmbushjen e kërkesave të tyre në kuadër të grevës së përgjithshme për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë për secilin punëtor që të futet ose me amendament ose përmes Marrëveshjes Kolektive, vazhdon edhe sot dhe atë me bllokimin e hyrjes së Shkupit në lagjen Avtokomand nga ora 7 deri në ora 10:00. Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) do të lejohen për qarkullim vetëm autoambulancat, policia, ushtria dhe zjarrfikëse. Përndryshe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kanë thënë gjatë ditës së djeshme se tashmë janë parë rezultatet e para të protestës pasi të punësuar në…

Lexo më Shumë

Dje thashë se Bujar Osmani po punon që Shqipëria të fillojë negociatat me BE-në dhe me Maqedoninë çfarëdo që të ndodhë le të ndodhë. Ajo e ka lënduar. Por është e vërtetë, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, iu përgjigj akuzave të ministrit të Jashtëm Bujar Osmani se është aq i pangopur për pushtet sa nuk e do vendin e vet. E vërteta dhemb. Veçanërisht i lënduar është Bujar Osmani, Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski. Dje thashë se Bujar Osmani po punon që Shqipëria të fillojë negociatat me BE-në dhe me Maqedoninë çfarëdo që të ndodhë le të ndodhë. Ajo dhemb.…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale po shpërndahen fotot e veturës, e cila fatmirësisht ishte bosh dhe nuk ka të lënduar nga aksidenti. Turistëve u kërkohet të kenë kujdes se ku dhe si parkojnë dhe të përdorin frenat e dorës kur parkojnë në kodra. “Kujdes!! Dëshiroj të tërheq vëmendjen e ndjekësve tuaj për parkimin përpjetëz. Manuali i detyrueshëm, shpejtësia e detyrueshme dhe rrotullimi i duhur i rrotave. Fatkeqësisht sot në Nea Kalikratia ka ndodhur një aksident kur një makinë e parkuar ka rënë në det. Fatmirësisht në makinë nuk ndodhej askush. Turistët janë nga Maqedonia, me targa të Shkupit”, thuhet në apelin në…

Lexo më Shumë

Me datë 26.06.2022 në periudhën nga ora 00:30 deri në ora 03:00 nga zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Njësiti për Tregti Ilegale të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme pranë Byrosë për Siguri Publike dhe Njësisë për Trafikim Ilegal të Drogave në SPB Kumanovë, në bashkëpunim me ekipin mobil në Drejtorinë doganore, në vendkalimin kufitar “Tabanovc” në hyrje të shtetit kanë privuar nga liria A.G.(40), T.D. (39), të dy nga Shkupi dhe A.B. (36) nga Tetova, transmeton KlanM Gjegjësisht, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet të pasagjerëve “BMW” me targa kombëtare holandeze, i drejtuar nga T.D.,…

Lexo më Shumë

VMRO – DPMNE vazhdon të kërkojë përgjegjësi nga Qeveria në lidhje me çështjen me Bullgarinë. Në tribunën e organizuar sot nga kjo partia, deputeti Antonijo Milloshoski tha se, pushteti ekzekutiv jo vetëm që negocioi këtë formë të propozimit francez, por ka përjashtuar tërësisht Kuvendi si vend më legjitim ku duhet të zhvillohen bisedime kur bëhet fjalë për çështje që tejkalojnë mandatin e një politikani. “Ata dëshironin ta fshihnin nga deputetët sepse është e dukshme se këto negociata janë udhëhequr në një rreth të ngushtë dhe me siguri treshja ka qenë Kovaçevski, Bujar Osmani, Bojan Mariçiq. Por madje edhe në ato…

Lexo më Shumë

Bullgaria po shfrytëzon fuqinë e saj si një vend anëtar i BE-së për të thënë se ju jeni një vend artificial në thelb. Ju jeni një vend artificial dhe jeni vetëm një krijim artificial jugosllav, por gjuha dhe historia juaj bazohen në identitetin tonë bullgar dhe ne jemi më të fuqishëm se ju, tha në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Edward Joseph, ligjërues në universitetin amerikan “Johns Hopkins”. “Ajo që mund të theksoj është fakti se njerëzit në Bullgari, të cilët dihet se kanë afinitete shumë të forta pro-ruse, si dhe presidenti Rumen Radev dhe ish-kryeministri Boyko Borissov,…

Lexo më Shumë

Kryeministri bullgar i dorëhequr Kiril Petkov sot ka deklaruar se do të jetë sërish kandidat për kryeministër të partisë së tij “Vazhdojmë me Ndryshimet” (VN), për marrjen e mandatit të ri për formimin e qeverisë. Ai tha se nuk do të negocionte me partitë opozitare që rrëzuan kabinetin e tij të parë. “VN nuk do të negociojë me Slavi Trifonov, Boyko Borissov, Deljan Peevskin dhe Kostadin Kostadinov. Ne kemi një dialog me DB dhe BSP. Ne nuk duam zgjedhje, por nuk do të paguajmë çmimin e disa lojtarëve të prapaskenës që ende mund të kontrollojnë fondet që duhet të shkojnë…

Lexo më Shumë