Author: Jeta almakos

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në tri ditët e fundit (nga 1 korriku deri më 3 korrik 2022), janë kryer 1.695 teste dhe janë regjistruar 290 raste të reja me Covid-19. Shkup 186, Ohër 18, Manastir 14, Prilep 9, Kumanovë dhe Veles nga 8, Kavadar 7, Tetovë, Strumicë dhe Koçan nga 5, Shtip dhe Strugë nga 4, Gostivari, Kërçova dhe Gjevgjelia nga 3, Negotina, Dellçeva dhe Dibra nga 2, Probishtip dhe Makedonski Brod nga 1. Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (290), janë regjistruar 49 riinfeksione. Janë regjistruar 250 pacientë…

Lexo më Shumë

Kreu i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në konferencën për shtyp pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha propozimi i ri francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë nuk dëmton gjuhën dhe identitetin maqedonas, përcjell TV21. Kovaçevski drejtuar qytetarëve tha se për momentin kemi nevojë për mendim racional dhe se nuk duhet të refuzohet ky propozim. “Lehtë është të refuzojmë, të vonojmë, të zgjedhim pasiguri të re, por në këtë moment historik kemi nevojë për mendim racional me kokë të ftohtë. Ka nevojë për mençuri dhe përgjegjësi dhe analizë objektive të të gjitha skenarëve, duke u kujdesur për ardhmërinë e…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar të dielën se propozimi i ri francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë është i pranueshëm pasi sipas tij, bëhet fjalë për një “kompromis kalimtar”, për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilin marrin pjesë institucionet kryesore të shtetit, presidenti Pendarovski tha sa qeveria duhet të të miratojë edhe një konkluzion apo aneks në propozimin e modifikuar se do të refuzojë bisedimet në rast se gjatë këtij procesi pala bullgare insiston që të negociohet edhe për gjuhën dhe identitetin maqedonas.…

Lexo më Shumë

Kryemnistri Dimitar Kovaçevski në konferencën e stome për shtyp njoftoi se gjatë ditës së nesërme do të takohet me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, përcjell TV21. Kovaçevski tha se takimi do të bëhet në kuadër të konsultimit të gjërë mbi propozimin e ri francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, respektivisht për hapjen e rrugës evropaien të vendit. “Ka mbetur për konsultime edhe një pjesë e partive opozitare. Unë mëngjesin e sotëm kisha telefonatë me zotëri Ziadin Selën, kështu që me siguri nesër do të takohemi, bashkë me zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, që ti prezantohet dhe shpjegohet në…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njoftoi se takimi i sotëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski ka qenë me karakter informativ mbi propozimin francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, përcjell TV21. Mickoski tha se ka njoftuar kryeministrin se për VMRO-DPMNE-në ky propozim mbetet i paparanueshëm. “As për mua personalisht, as për VMRO-DPMNE-në. Këto dy dokumente, kështu siç janë nuk janë të pranueshme. VMRO-DPMNE dhe unë personalisht nuk e kemi ndërmend ta pranojmë”, deklaroi Mickoski. “I kam ofruar Kovaçevskit që të del dhe ta refuzojë këtë që është parashtruar si propozim, kurse, unë të tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare.…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sinjalizuar se do ta pranojë propozimin francez, i cili synon të zhbllokojë rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE përmes kompromiseve me Bullgarinë për shkak të tensioneve dypalëshe, shkruan gazeta prestigjioze ndërkombëtare “Financial Times”. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha në një deklaratë se idetë e propozuara nga Franca, e cila kryesoi BE-në gjatë gjashtë muajve të fundit, janë “bazë për hapjen e një procesi të gjerë konsultimi” në Maqedoninë e Veriut. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se besonte se ishte arritur një “zgjidhje kompromisi”, pa dhënë detaje. “Kjo zgjidhje sjell siguri”. . . për të…

Lexo më Shumë

Kreu i shtetit ka reaguar ndaj sharjeve që kryetari i “E Majta”, Dimitar Apasiev ka adresuar së fundmi drejt tij. Pendarovski thotë se një rast i tillë është precedent në Evropë. “Përafërsisht e di se për çfarë qenie bëhet fjalë. Por nuk kam besuar që mund të vijë në situatë të shajë prindin e vdekur. Kjo është dhimbja ime personale të cilën nuk mund ta kuptoj, që nuk e kuptoj pse duhej ta thoshte, nëna ime ka vdekur para 10 viteve dhe mendoj se ishte jonjerëzore, sharja në vete, por edhe të më shash varrin e nënës së vdekur, kjo…

Lexo më Shumë

Ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian dhe ish-shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Maqedoni, Evran Fuere, tha për TV 24 se BE-ja po krijon një precedent joevropian me Maqedoninë e Veriut. “Korniza e negociatave është një burg për Maqedoninë dhe që në këtë rast Bullgaria mban çelësin”, tha Fuere për TV24.

Lexo më Shumë

“Hapi i parë në mbrojtje të identitetit maqedonas është kthimi i pasaportave bullgare. Të parët në radhë: politikanë dhe politikanë me xhepa plotë!” Këtë porosi e ka shkruar profesori i njohur maqedon Vlladimir Millçin, në një postim në facebook. Millçin është i njohur si themeluesi i Fondacionit “Soros” në Maqedoni, por që më pas nuk është pjesë e këtij fondacioni që mban emrin “Shoqëria e Hapur”. (INA)

Lexo më Shumë

Një 24-vjeçar nga Kërçova ka ndërruar jetë në një aksident trafiku, përcjell TV21. Pak pas mesnate, respektivisht në ora 01:30 në Stacionin Policor të Kërçovës është raportuar për një aksident që ka ndodhur në magjistralen Gostivar-Kërçovë, ku një veturë e tipit BMW me targa të Shkupit që po drejtohej nga 23-vjeçari A.D. nga Drogomishti i Madh ka humbur kontrollin. Shoferi dhe pasagjeri 24-vjeçar L.R. janë transportuar në Spitalin e Kërçovës, ndërsa më pas në një spital privat në Shkup, ku 24-vjeçari L.R. ndërroi jetë nga plagët e marra. MPB njofton se do të kryhet autopsi.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët dega Kërçovë përmes një press konference për media ka drejtuar akuza ndaj autoriteteve të komunës së Kërçovës në lidhje me gjenocidin ekologjik që realizon nërmjet deponive të egra, përcjell in7 Teksti integral nga press konferenca e degës së ASH – Kërçovë Jemi këtu në cilësin e Degës së Alenacës për Shqiptarët në Kërçovë, për të ndalur, “gjenocidin ekologjik”, që në thelb ka helmimin, gjegjësisht dëmtimin e shëndetit kolektiv të banorëve të kësaj ane që ua ushtron në vazhdimësi Termocentrali i Osllomesë dhe paaftësia e pushtetit lokal për të menaxhuar me hedhurinat.” Janë këto dy faktorët e rrezikut që…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhja e vetme për kapërcimin e krizës politike, ekonomike dhe zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, vlerëson partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE. Ajo konsideron se Qeveria aktuale, respektivisht kryeministri Dimitar Kovaçevski, nuk ka legjitimitet meqë, sipas saj, ka trashëguar në këtë post ish kryeministrin Zoran Zaev. Veç kësaj, opozita fajëson Qeverinë për thellimin e krizës ekonomike, për shkak të, siç thotë, paaftësisë për përballje me pasojat e krizës globale, korrupsionit të lartë, drejtësisë selektive, mungesës së stabilitetit politik dhe për marrëveshje të dëmshme me Bullgarinë për zhbllokimin e procesit të integrimit…

Lexo më Shumë