Vala e rritjes së çmimeve që ka kapluar jo vetëm vendin tonë por edhe botën në përgjithësi ka ngjallur shumë shqetësime tek qytetarët. Ata për çdo ditë po përballen me rritjet e çmimeve dhe me atë se si të gjejnë zgjidhje për të kaluar muajin. Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup duke parë këto zhvillime ka vendosur që të trajtoj këtë temë kaq të ndjeshme për qytetarët. Pedagogët e këtij Universiteti kanë përgatitur elaborime shkencore të cilët do të prezantohen gjatë tryezës së rrumbullakët. “Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup organizon Tryezën e radhës të rrumbullakët me temë: “VALA E RRITJES SË…
Author: Jeta almakos
Demonstruesit sonte me maska në fytyrë kanë shembur gardhin mbrojtës para Kuvendit. Ata kanë hedhur fishekzjarre dhe sende ndaj policisë.
Komitat me gur tentuan të sulmojnë statujën e Skenderbeut. Tifo grupi Komitat që janë pjesë e protestave kundër propozimit francez i janë afruar edhe sheshit Skendebeu dhe Q.T Mavrovasja. Siç raporton KlanMacedonia protesuesit kanë hedhur gur e gjësende në drejtim të statujës së Skenderbeut që është vendosur në sheshin “Skenderbeu”. Protesuesit kanë hedhur gur edhe drejt dyqaneve në Q.T Mavrovasja. Gjatë gjithë kohës tifo grupi po brohorit thirrje antishqiptare. Gjithashtu protestuesit maqedonas kanë thyer xhamat e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup, në ditën e katërt të protestave kundër propozimit francez.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, del në protestën para Kuvendit ku ndodhen një pjesë e protestuesve. Protesta vazhdon prej disa ditësh për të mos pranuar propozimin francez.
Policia ju kundërvihet protestuesve duke i larguar nga hapsirat e Kuvendit dhe duke formuar kordon të ri informon Klan M, protestuesit vazhdojnë të gjuajnë me mjete drejt policisë ku kishte edhe disa të lënduar që u nisën me autoambulancë drejt spitalit.
Disa nga të pranishmit në protestën para Qeverisë janë ndarë dhe kanë vazhduar protestën para Kuvendit, përcjell FLAKA.
Komisioni Rregullativ për Energji ka miratuar vendimin me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,40% në krahasim me vendimin e datës 01.07.2022. Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë një rënie mesatare: benzina me 0,860%, nafta me 1,390%, vaji ekstra i lehtë me 1,407% dhe vaji djegës me 0,959%. Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EURODIESEL (D-E V) ulen për 0,50 den/litër, ndërsa çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 1,00 den/litër.…
Protestuesit e opozitës tashmë kanë arritur para Kuvendit të Maqedonisë me fjalë ofenduese për zyrtarët shtetëror, njofton Telegrafi Maqedoni. “Turpi i Maqedonisë jeni ju”, “Ju vjen era tradhëti”, “Jetën e japim kombin nuk e japim”, “Të gatshëm për të vdekur për Maqedoninë”, janë disa nga thirrjet. Sipas protestuesve, Pendarovski është i shitur, tradhëtar dhe homosekesual. Protestuesit e kanë gjuajtur objektin e Kuvendit me gjësende të forta. Përndryshe, protestat kundër propozimit francez janë aktivizuar para disa ditëve kur dy palët, pra Maqedonia e Veriut dhe Bullgari, pranuan ndryshimet në propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të përafruar qëndrimet për një…
Shqipëria pret gjithë sy e veshë epilogun e zhvillimeve në Shkup, të cilat definojnë edhe fatin e saj në rrugën eurointegruese. Mediat në Shqipëri, duke ju referuar burimeve diplomatike nga Presidenca Çeke e cila kryeson me BE-në që nga 1 korriku, thonë se në BE flitet me bindje se Shkupi do ta pranojë të ashtuquajturin propozim francez dhe se ka shanse të mira që një vendim pozitiv për të dy vendet të merret në mbledhjen e ambasadorëve të përhershëm të BE-së më 7 korrik. Kryeministri shqiptar Edi Rama, në intervistë për Kanal 5 thotë se Shkupi duhet ta pranojë propozimin…
Partia e cila është pjesë e koalicioni qeveritar, Alternativa e ka përshëndetur propozimin e dytë francez, që përbën një kornizë të volitshme, e cila, sipas tyre, e hap mundësinë e fillimit të negociatave për aderim në Bashkimin Europian edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ata gjithashtu kanë bërë thirrje për kohezion shoqëror dhe shtetëror rreth këtij propozimi. Sipas tyre, ky është propozimi më i mirë që ka ardhur ndonjëherë e me të cilin Maqedonia e Veriut e fiton perspektivën europiane pa e vënë në rrezik identitetin etnik të maqedonasve dhe gjuhën maqedonase. “Për këtë arsye, ne u bëjmë thirrje…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku u prit nga zëvendës Presidenti Kirill Gevorgian. Duke i falenderuar autoritetet e GJND (ICJ) për pritjen, Kryeministri Rama foli edhe për çështjen e hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Shqipëria i qëndron idesë se paraqitja e çështjes së zonave detare me Greqinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për t’u zgjidhur në bazë të parimeve ligjore, i shërben interesit të të dy palëve. Por, përpara se të hedhim këtë hap, duhet të arrijmë marrëveshjen e nevojshme për ta çuar këtë çështje në GJND dhe kjo marrëveshje ende nuk është…
Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, nesër arrin në Shkup në kuadër të bisedimeve për propozimin francez për kornizën negociuese. Këtë e kanë konfirmuar për MIA-n burime të larta diplomatike të BE-së, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Siç mëson MIA, qëllimi i vizitës së Mishel është të tregojë mbështetjen e BE-së për propozimin francez dhe të konfirmojë përkushtimin e unionit për integrimin e Maqedonisë së Veriut.

