Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha tha se me me çmime të këtilla, biznesi në Maqedoninë e Veriut është para kolapsit, përcjell TV21. Hoxha bëri thirrje që së paku deri në pranverë të gjithë faktorët të bashkohen në mbrojtje të kompanive, ndërsa theksoi se aktualisht nuk munden të vlerësohen masat e Qeverisë për ballafaqim me krizën energjetike. “Ne shohim se me këto çmime, biznesi është para kolapsit. Për këtë ne kemi intervenuar si oda ekonomike, të gjithë së bashku që të gjindet mënyrë dhe zgjidhje që Qeveria t’u del në ndihmë për shkak se situata me rritjen e çmimeve të energjisë…
Author: Jeta almakos
Mëngjesin e sotëm, në moshën 38 vjeçare, në Shkup ka ndërruar jetë njëri nga berberët më të njohur të Shkupit, Xhevair Jakupi – Xheki, pronar i studios “Xheki Young” në QT Zebra. Lajmi u përhap me shpejtësinë e dritës në rrjetet sociale. Përmes profileve të tyre në Facebook, shkupjanët ndajnë kujtimet e tyre dhe i bëjnë nderimet e fundit njeriut që çdo ditë shpërndante energji pozitive dhe kujdesej për pamjen e tyre. Berberi i famshëm Xheki, edhe pse i ri, kishte më shumë se 25 vjet përvojë në këtë zanat. Ai ishte një nga berberët e preferuar të Shkupit.(INA)
Shkolla e mesme ekonomike “Arseni Jovkov” në Shkup për herë të parë drejtor do të jetë një shqiptar. Televizioni jozyrtarisht mëson se emërimi i Nazmi Ramanit për drejtor të shkollës vjen si rezultat i marrëveshjes së arritur mes “grupit të zjarrit” të BDI-së dhe kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, transmeton InfoShqip. Në këtë shkollë deri më tani pozitën e ndihmësdrejtorit e ka mbajtur Nazmi Rahmani. Arsovska më parë emëroi Said Said dhe Zuheir Rexhepi nga BDI si ushtrues detyre të drejtorëve të rinj. drejtorët e ndërmarrjeve publike të Shkupit “Rrugë dhe rrugë” dhe “Parqe dhe gjelbërim” në vend…
Gatishmëri mesatare e vendit, është vlerësimi i Komisionit evropian i cili sot dihet ta prezantojë Projekt-raportin për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Radio Evropa e Lirë dje kumtoi se kanë pasur qasje në raportin në të cilin ceket se nevojitet implementim efektiv i legjislaturës ekzistuese, në vend se të inicohen nisma ad-hok. Vetëm në kriteret ekonomike është cekur përparim i mirë, ndërsa në harmonizimin e vendit me politikën e jashtme evropiane dhe të sigurisë ka progres shumë të mirë. Në raport, sipas REL, ceket se puna e Kuvendit është çrregulluar me polarizimin politik, që e shtyu miratimin e shumë ligjeve.…
Ku munden të mbajnë familje me 200 euro Çmimet e produkteve në treg janë rritur dyfish në krahasim me vitin e kaluar. Çmimi i djathit ka arritur në 400 denarë. Qytetarët ankohen ndërsa Tregtarët thonë që blerësit nuk blejnë ushqime si më herët, por vetëm nga një gjysmë kilogrami. Çmimet janë shumë të shtrenjta 250 denarë, tash djathi i përzier ka arritur deri 400 denarë. Çmimet janë rekord, tani për tani kanë arritur shumë lartë. Gjithmonë Qeveria thoshte që do i zbresin, por jo e kundërta, kur thonë që do i zbresin ata i hipin. Dalin në treg marrin gjysmë…
Komunat blejnë dru për shkollat në sasi të mëdha, për të kursyer energjinë elektrike dhe për të siguruar klasa të ngrohta, ata i kthejnë stufat e vjetra dhe stufat me dru. Sezoni i ngrohjes ende nuk ka filluar, shkollat tashmë po marrin faturat e larta të energjisë elektrike, kryetarët e komunave janë në panik, duke kërkuar një mënyrë për të zbutur goditjen e krizës energjetike. Disa prej tyre thonë hapur se tashmë kanë siguruar dru për shkollat. “Komuna e Manastirit po bën gjithçka për të marrë dru, çmimi i të cilave është i lartë, e çmimet po vazhdojnë të rriten.…
Policia e Maqedonisë së Veriut mbrëmjen e sotme po kryen bastisje në disa kazino në Qytetin e Tetovës. Sipas informatave paraprake që posedon tv KlanM policia po bën kontrolle për të konstatuar se a ka shkelje të ligjit, apo persona të mitur të cilët janë prezent në kazinot. Në terren është edhe Drejtoria e të Ardhurave Publike së bashku me ekipet e policisë. Nga SPB Tetovë për Klan M thonë se nesër do të dalin me detaje më të hollësishme rreth aksionit në fjalë. /KlanMacedonia/
Silvana BEGAJ Nëse i referohemi të dhënave të INSTAT-it në dekadën e fundit kanë emigruar afërsisht nga 200.000 deri në 400.000 mijë shqiptarë. Portale të ndryshme kanë publikuar se në vitin akademik 2022-2023 janë regjistruar 15000 studentë më pak se një vit më parë. Shumë shkolla, kopshte dhe cerdhe janë mbyllur në mungesë të nxënësve. Këta studentët, nxënësit, fëmijët nuk kanë braktisur shkollën, por kanë braktisur Shqipërinë! Shqiptarë që po sakrifikojnë Gjithcka për Asgjë. Sot ka qindra mijëra shqiptarë që sorollaten nëpër azilet e Gjermanisë, Francës, Anglisë. Sot kemi qindra e mijëra shqiptarë që jetojnë në Europë në mënyrë të…
Pas dy shoqatave bullgare dhe klubeve “Mbreti Boris i tretë” dhe “Vanço Mihajllov”, të cilat u hapën në Maqedoni, në horizont është një përpjekje e tretë për regjistrimin e shoqatës “Mbreti Ferdinand” në Bogdanci. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se i shpreh qartë qëndrimet e tij lidhur me shoqatat që formohen dhe mbajnë emrat e bashkëpunëtorëve të regjimit fashist. Lidhur me hapjen e paralajmëruar të shoqatës, vlerësoi se emra të tillë në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve fqinje, por edhe më shumë i lëndojnë ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë, veçanërisht të komunitetit hebre. Regjistri qendror shqyrton…
VMRO-DPMNE duhet të ketë kujdes me politikat e saja sepse kështu si po vepron po largon qytetarët nga partia, por edhe partitë shqiptare për koalicion të mundshëm. Këto ishin fjalët e ushtruesit të detyrës kryetar i ASh-së, Arben Taravari në Click Plus duke folur për iniciativën për referendum të VMRO-DPMNE-së. Taravari tha se VMRO-DPMNE duhet të ketë kujdes veçanërisht kur flet për euro integrimet. “Unë mendoj se VMRO ka nevojë seriozisht të rishqyrton politikat e saja, posaçërisht kur bisedohet për euro integrimet dhe mendoj se paraqitjet e këtilla së paku ky fjalor të cilin e përdorë VMRO-DPMNE thjesht mendoj se…
Dje i ftuar në emisionin Polemikë në Tv Koha Tetovë, zv/ministri i Transportit Bekim Rexhepi përmendi projektet në vendbanimet shqiptare. Ai theksoi se nga fillimi i mandatit të tij në vendbanimet shqiptare është investuar 4 milion e 600 mij euro në sferën e infrastrukturës. Ai mes tjerash e rikonfirmoj qendrimin e tij pë ujin e pishëm në vendbanimin Pallçisht ku tha se këtë të enjte do të fillojnë punimet për ujësjellsin në këtë vendbanim.
Nga Strazburgu, deputeti I VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski ka thakesuar se Maqedonia nuk ka nis negociatat aderuese por është detyruar ta ndryshojë kushtetutën sipas kushteve dhe diktatit bullgar. Nikolovski, ka deklaruar se kjo paraqet një intervenim brutal në sovranitetin dhe pavarësinë e vendit, duke i drejtuar një thirrje Këshillit të Evropës. “I bëj thirrje Këshillit të Evropës që në këtë raport të propozojë hapjen e negociatave aderuese për maqedoninë pa anulime të mëtutjeshme dhe pa kërkesa plotësuese. Këshilli I Evropës duhet të kërkojë nga BE-ja që t`i respektojë kriteret e Kopenhagës. Ndryshimi I Kushtetutës së një shteti të pavarur nuk duhet…

