Author: Jeta almakos

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, thotë se marrëdhëniet në parti janë të mira dhe se pas nënkryetarisë së djeshme do të shihet energji e re. “Marrëdhëniet janë të mira, organizatat politike në fakt përbëhen nga njerëz që përfaqësojnë elektorate të ndryshme dhe jo gjithmonë interesat e elektorateve të ndryshme, në lagjen time nuk janë të njëjta me interesat e ndonjë qyteti tjetër si Struga, Tetova dhe Gostivari. Por suksesi i një organizate matet nëse ajo mund të vendosë këndvështrime të ndryshme në një organizatë të fuqishme që u shërben njerëzve, realizon, jep dhe fiton. Dhe këtë po e bën BDI-ja”,…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2023. Lajmin e ka konfirmuar sot drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski. Ai konfirmoi se Maqedonia për herë të parë pas pavarësisë nuk do të jetë pjesë e ngjarjes më të madhe muzikore në Europë, ndërsa shtoi se mjetet financiare për këtë ngjarje do të përdoren për pagesën e energjisë elektrike. “Po, ne nuk do të marrim pjesë në Eurovizion. Nuk kemi paguar tarifën e regjistrimit. Problemi më i madh është rryma dhe kostot e larta, të cilat do të dalin nga udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e…

Lexo më Shumë

Sonte në një atmosferë festive në Galerinë e Arteve në Tetovë u hap për publikun artdashës ekspozita e rektori të UNT-së, profesor Izet Zeqirit. Në hapjen solemne të kësaj ekspozite kishin ardhur mysafir dhe personalitete të shquara si dhe sekretari shtetërorë në ministrinë e Kulturës Valmir Aziri. Në fjalën e tij rektori Zeqiri para të pranishmëve dha se “Jam munduar të sjllë diçka ndryshe nga ajo që kemi parë, nuk po pretendoj që është një punë profesionale, por është një punë me shumë përkushtim dhe një punë që vërtet e kamë bërë me shpirt” tha rektori Zeqiri. Ai më tej…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sonte deklaroi se janë të kënaqur nga Raporti i Komisionit Evropian, por sipas tij, kjo nuk do të thotë se duhet të ndalemi, por raporti duhet të jetë motivim për përzgjedhjen e fushave kyçe në të cilat do të kishte nota më të mira. “Jemi të kënaqur, por nuk mjafton që të relaksohemi dhe të mos bëjmë asgjë në 12 muajt e ardhshëm”, deklaroi Mariçiq në “Top tema” të TV Telma, duke shtuar se vlerësimi i përgjithshëm i gatishmërisë në nivel të mirë është i kënaqshëm, duke pasur parasysh se vendi po përballet. Një…

Lexo më Shumë

Shqipëria vihet në shenjestër të televizionit shtetëror rus si bashkëhartuese me Shtetet e Bashkuara e rezolutës së miratuar me shumicë të gjerë votash në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që dënon Rusinë për aneksimin e 4 rajoneve ukrainase. Vladimir Soloviov, drejtues i një emsioni mbrëmjeje në kanalin e parë të televizonit shtetëror rus Russia 1 ironizon rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Vladimir Solovyov:Qenka një vend i quajtur “Shqipëri” që ishte aq i vrazhdë sa nuk donte të lejonte Rusinë, një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, në shkelje të të gjitha normave, të mos shprehte…

Lexo më Shumë

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të vogël ka mbaruar mbledhja midis anëtarëve të kryesisë! Pas takimit Zëvendës Kryeministri i parë nuk e komentoj fare mbledhjen por vetem u shpreh! ” Ju uroj natë të mirë! Kalofshi mirë! BDI më e fortë se kurrë” tha Grubi./Gazeta Lajm

Lexo më Shumë

Nxënësit në autobus sikur peshqit në konservë! Kërkojnë të shpeshtohet autobusi me numër 56 i cili qarkullon në Dërven Fazile Halili I stërmbushur deri në hapësirën e fundit, aq sa nuk merret frymë brenda. Ky është autobusi me numër 56 që kalon në fshatrat e Komunës së Sarajit. Nxënësit ankohen se situata është e tillë çdo ditë dhe se nuk mund të durojnë më. Madje siç thonë shpesh ndodh që nxënësit nuk kanë mundësi të hipin në autobus sepse nga rrëmuja nuk hapet as dera. “Problemi jonë është që me autobusin numër 56 bëhen shumë turma të njerëzve dhe nxënësit…

Lexo më Shumë

Pas bojkotit që i bëri “Grupi i zjarrit”, kreu i BDI-së Ali Ahmeti i është adresuar të pakënaqurve dhe ka kërkuar të marrin pjesë në takimin në selinë e partisë në Reçicë të Vogël. Mbledhja partiake vjen një ditë përpara mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, ku duhet të zgjidhen organet më të larta partiake. Paraprakisht “Grupi i zjarrit” vendosi të mos marrë pjesë në takimin konsultativ te Ahmeti. Siç mësohet arsyeja e bojkotimit ishte pakënaqësia nga takimi i djeshëm dhe emrat e propozuar nga Ahmeti që do të përbëjnë ekipin e nënkryetarëve të partisë. Sipas burimeve, emrat që…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka befasuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke ia mbyllur sytë e pastaj duke e përqafuar në Berlin. Në videon e publikuar nga vet Rama në Tik Tok, shihet sesi Rama i afrohet Kurtit ia mbyllë sytë dhe kërkon ta gjejë se kush është. “Gjeje kush jam”? – ka shkruar Rama në rrjetin social. @ediramatiktok“Gjeje kush jam”? ♬ original sound – EdiRamaTikTok Kurti ka udhëtuar për në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022. Sipas njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, ky kongres është organizuar me mbështetjen…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot tha se Besmira Ejupi ka marrë certifikatë të sigurisë para se të punësohet në MPJ, përcjell TV21. Osmani tha se MPJ-ja nuk ka ndonjë procedurë ku kërkon këtë lloj të certifikatës. “Do t’i pyesni shërbimet e sigurisë, sepse ata japin certifikatë dhe mendoj se janë punësuar në MPJ me certifikatë veç më të marrë, kjo është nga institucionet e tjera. Kështu që ne nuk kemi këtu ndonjë procedurë ku ne kërkojmë ose kemi dhënë certifikatë”, tha mes tjerash Osmani.

Lexo më Shumë

Nuk kam marrë asnjë qindarkë jashtë punës sime, punoj vetëm në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve dhe diku tjetër. Mënyra e llogaritjes së orëve të detyrës përcaktohet me akt ligjor përkatës dhe ndiqet deri në detaje. Dhe, së fundi, rroga ime nuk ka qenë asnjëherë 300.000 mijë denarë, asnjëherë. Kështu ka shkruar në profilin e saj në Facebook, Prof.Dr. Aspazija Sofianova, e cila një ditë më parë, u akuzua se ka marrë rrogë mujore më shumë sesa i ka takuar sipas orëve të punës. Drejtoreshë e Klinikës së së Fëmijëve, dr. Sofianova njihet si ndër mjeket më të mira të…

Lexo më Shumë