Të gjithë ata që do t’i censurojnë gazetarët apo në forma të ndryshme do të pamundësojnë lirinë e shprehjes së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, do të rrezikojnë të dënohen me burgim, nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kjo do të bëhet në bazë të Kodit të ri Penal, që tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare. Është hera e parë që në legjislacionin penal të Maqedonisë së Veriut parashihet dënim me burgim për atë që urdhëron ose zbaton censurë, ose ia heq apo kufizon lirinë e raportimit gazetarit. Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut thonë se përshëndesin…
Author: Jeta almakos
Radhët e gjata dhe bllokimet e turistëve dhe qytetarëve kroatë do të mbeten tani pjesë e së kaluarës pasi ura e shumëpritur që anashkalon një brez bregdetar boshnjak për të lidhur rajonin e tij jugor të Adriatikut – qytetin e Dubrovnikut – me pjesën tjetër të vendit është e hapur. Përmes një deklarate të lëshuar më 27 korrik, Komisioni Evropian theksoi se me inaugurimin e strukturës së bashkëfinancuar nga BE, ura 2.4 km e gjatë kalon gjirin e malit të Stonit në gadishullin Pelješac dhe më në fund lidh qarkun Dubrovnik-Neretva me pjesa tjetër e rajonit dalmat, raporton SchengenVisaInfo.com. Ndërtimi…
Silvana BEGAJ Me gjithë respektin për cilindo ekspert ekonomie që kemi në vendin tonë, me gjithë respektin për këdo që ka parë efekte pozitive nga Amnistia Fiskale, me gjithë respektin për ata që e propozuan dhe e votojnë, më duhet të them se: Amnistia fiskale nuk do të atdhesojë të ardhurat monetare të emigrantëve, pasi ju e dini mirë se një emigrant shqiptarë nuk mund të mbajë poshtë jastëkut 2 mln euro të fituara nga një punë e pastër. Ka shumë biznesmenë shqiptarë të cilët kanë arritur një ekonomi të mirë në emigrim, me punë të ndershme dhe të deklaruar…
Ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive e udhëhequr nga Artan Grubi ka bërë thirrje publike për të rinjtë për të qenë pjesë e “Peace Forum Dialogue” – Shkolla për liderë të rinj, e cila organizohet në 21 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Të dashur të rinj dhe të reja, Në 21 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, kemi shpallur thirrje publike për Shkollën për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue” që do të mbahet në Ohër nga data 10.08.2022 deri më 12.08.2022. Një mundësi e shkëlqyeshme participimi që të përvetësoni njohuri të reja mbi menaxhimin e konflikteve dhe ndërtimin…
Në stuhinë që goditi sot Shkupin, era ka dëmtua një pjesë të kulmit të një objekti. Frynte një erë e fortë me shi dhe kishte edhe pemë të thyera. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe fotografi të pemëve të rëna që bllokojnë Shkupin. https://www.facebook.com/watch/?v=5387700331343979&t=4
Një stuhi me të reshura të mëdha shiu është duke ndodhur në pjesën lindore të Kosovës. Nga këto pamje të siguruara nga faqet lokale dhe IndeksOnline, shihet se si shiu ka shkaktuar probleme në trafik. Ndërkohë stuhia ka filluar të lëvizë drejt Prishtinës.
Pas mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka takuar sot ambadasorin e Bashkimin Europian në vend, David Geer, me të cilin kanë diskutuar mbi rëndësinë e madhe që ka fillimi i procesit të negociatave për vendin dhe stabilitetin e rajonit, si dhe mbi peshën e sfidave të rradhës që e presin vendin pas hyrjes në fazën aktive të integrimit. Ambasadori Geer këto takime i ka filluar të martën me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi. Siç njoftojnë nga Reçica e Vogël, ambasadori Geer ka uruar kreun e BDI-së për këtë arritje…
Policia financiare, për kontrollin e kryer me urdhër të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar, kërkon të reagojnë edhe organet e larta gjyqësore. Ata sot kanë dorëzuar kërkesë deri te Këshilli i prokurorëve publik për të rishqyrtuar veprimet e kryetares së prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskovska. Sipas informacioneve të “Alsat”, drejtoria e udhëhequr nga Arafat Muaremi ka përgatitur parashtresë që ndoshta nesër do ta paraqesë në Këshillin gjyqësor, i cili do të duhet të kontrollojë se me çfarë baze një gjykatës në procedurë paraprake ka autorizuar prokurorinë për të kryer bastisje. Drejtoria e policisë financiare…
Në kuadër të realizimit të Dialogut Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e ShBA-së solli vendim për ndarjen e mjeteve shtesë për forcimin e sundimit të ligjit në vend, për këtë qëllim janë ndarë mjete shtesë me shumë prej prej 4,318 milionë dollarë amerikanë. Nga MPJ Maqedoni thonë se me fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve janë ngritur në një nivel të ri më të lartë në emër të thellimit të partneritetit strategjik. “Dialogu strategjik filloi më 2 qershor në Uashington, ndërmjet delegacionit…
Ndaj tre personave fizik dhe një personi juridik Prokuroria Themelore e Tetovës ka ngritur kallëzim penale për zjarrin që shpërtheu në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona. Sipas prokurorisë ish drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe udhëheqësi i modulares do të ndiqen për veprën penale vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, përkatësisht për mos vendosjen e aparateve kundër zjarrit, mjeku amë për mos veprim sipas rregullativave shëdetësore ndërsa Spitali i Tetovës do të ndiqet për dyja veprat. Kujtojmë që raporti i krim-teknikës kishte vlerësuar që zjarri që mori jetën e 14 personave në spitalin…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datë 26.07.2022 në ora 14:30 në Policinë e Sarajit, J.K.(52) nga fshati Arnaqi ka raportuar se vajza e tij V.K.(17) është larguar nga shtëpia. Nga MPB njoftojnë se po merren masa për gjetjen e personit.
Shtatë nga tetë të akuzuarit për incidentet para Kuvendit gjatë protestave kundër Propozimit francez, sot kanë pranuar fajin para Gjykatës Penale. Për shtatë personat që kanë pranuar fajin, Gjykata u shqiptoi 2 vite burg me kusht, përderisa në 4 vitet e ardhshme kryejnë ndonjë vepër penale. Të akuzuarit janë të moshës nga 18 deri në 36 vjet, nga të cilët 3 janë nxënës të shkollave të mesme dhe janë të moshave 18-19 vjeç. Ata ishin akuzuar për pjesëmarrje në turmë dhe për gjuajte me bekatonë dhe gurë në drejtim të ndërtesës së Kuvendit dhe kordonit policor. Të pandehurit akuzohen edhe…

