Author: Jeta almakos

GA-MA është kompani tërësisht shtetërore që nga gjysma e dytë e vitit të kaluar, pasi Qeveria dhe Makpetrol arritën marrëveshje dhe kompania private hoqi dorë nga aksionet e saj për një kompensim të duhur monetar. GA-MA ka të punësuar gjithsej 58 persona, pesë prej të cilëve janë anëtarë të Bordit të Drejtorëve. Vitin e kaluar, të hyrat e GA-MA kaluan 7.7 milionë euro, që është 23 për qind më shumë se viti paraprak 2020, në të cilin për shkak të krizës së koronës pati ulje të caktuara të konsumit të gazit natyror në vend. Shpenzimet më të mëdha operative të…

Lexo më Shumë

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme është raportuar për vjedhje në ekuipazhin që po filmonte në rrugën “Samoillova” në Shkup. Është raportuar se janë vjedhur kuleta dhe gjësende tjera nga automjetet e ekipit. “Me datë 12.10.2022 në ora 21:20 në Stacionin Policor Qendër, M.E.(35) nga Republika e Turqisë ka raportuar se në ora 11:20 në rrugën “Samoilova” në Shkup, një person i ka marrë kuletat me para dhe sende të tjera nga dy automjetet e një ekuipazhi që po filmonte në këtë lokacion. Sipas njoftimit, personi ka përdorur forcë fizike edhe ndaj një personi nga Republika e Turqisë, i…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE thotë se Raporti i Komisionit Evropian, tregon neglizhencën sistematike të Qeverisë ndaj reformave. Sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i partisë, Stefan Andonovski tha se në raport, është shprehur se nuk ka përparim në zbatimin e rekomandimeve nga raporti i vitit të kaluar, veçanërisht për administratën publike. “KE përmend edhe abuzimin me flamurin evropian në miratimin e ligjeve me procedure të shkurtër. Sipas KE-së, këto ligje duhet të kufizohen ndjeshëm pasi ato reduktojnë mundësitë për procese legjislative gjithëpërfshirëse dhe debate domethënëse. Raporti vlerëson gjithashtu se puna e Kuvendit është ndërprerë nga polarizimi politik, i cili ka vonuar miratimin e shumë…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, realizoi takim me me fituesit e garës kombëtare NASA Space Apps Challenge, nxënësit e SHMQSH “Zef Lush Marku”, “ Rade Jovçevski – Korçagin” dhe “ Orce Nikollov”. Duke i uruar për suksesin dhe vendin e parë, ministri Shaqiri theksoi se garat si NASA Space Apps Challenge janë pjesë e procesit më të madh për përgatitjen e një gjenerate të re shkencëtarësh, inxhinierësh, astronautësh dhe kërkuesish, të cilët do të udhëheqin botën në kryerjen e misioneve të reja. Jam i lumtur që kjo ngjarje ndërkombëtare vazhdon të njohë cilësinë, ambicien dhe talentin e jashtëzakonshëm…

Lexo më Shumë

“Më falni tani, unë këtu nuk jam në konsultime për të dhënë këshilla se kush do të ketë mundësi, kush nuk do të ketë mundësi. Dispozita e nenit 135 është e qartë, precize se në çfarë baze duhet të rregullohet kërkesa”. Kështu kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi komentoi sot përgjigjen e tij ndaj nismës së kryetarit të së “Majtës”, Dimitar Apasievit për referendumin mbi marrëveshjen me Bullgarinë. Xhaferi tha se e njëjta është refuzuar për shkak se nuk është përpiluar në pajtim me dispozitat e Rregullores. “Fillimisht parashtruesi i iniciativës ka eksperiencë dy vjeçare parlamentare si deputet. Shpresoj se e…

Lexo më Shumë

Bujqit do të mund të aplikojnë për subvencione përmes sistemit të ri “de coupling” i cili u mundëson fermerëve jo vetëm të marrin subvencione nëse posedojnë tokë pjellore e cila mund të përpunohet por edhe në qoftë se kanë arritur sasi të caktuar të prodhimit. Mënyrën e re të subvencionimit të bujqve paralajmëroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Lupço Nikollovski i cili tha se modeli është i stilit evropian dhe qëllimi është nxitja e prodhimit më të madh të ushqimit dhe zvogëlimi i varësisë së vendit nga importi. “Mënyrën e vjetër të subvencioneve, ku fermerët merrnin subvencione…

Lexo më Shumë

Për shkak të luftës në Ukrainë, prodhimit të ulët vendor, çmimet e produkteve ushqimore do të vazhdojnë të rriten. “Asnjëherë nuk është prodhuar më shumë ushqim se sa në vitin 2021 dhe tani kemi problem me mungesën e ushqimeve dhe çmimet. Ajo që qytetarët tanë duhet ta dinë është se ushqim do të ketë gjithmonë, por pyetja e vetme është me çfarë çmimi dhe kush do të jetë në gjendje ta përballojë atë. Është problem i madh, për të cilin mendoj se politikanët tanë në Ballkanin Perëndimor nuk kanë gjetur zgjidhje për këtë situatë”, tha Muhamed Brka- profesor në Fakultetin…

Lexo më Shumë

Ngjan si një histori tragjike filmash. Ai vetëm 17-vjeç bie për herë të parë në dashuri. Por kjo ndjenjë e bukur, për të cilën ndodhta kishte ëndërruar netë të tëra, u kthye befas në tragjedi. Fotot e mëposhtme i përkasin 17-vjeçarit Kenado Shira, i cili u vra ditën e sotme në Klos së bashku me babanë e tij Ilir Shira. I mituri i vra nga Fiqiri Mjeshtri, pasi kishte një lidhje dashurie me vajzën e tij. Pas mbarimit të shkollës, i mitur u nis drejt e në lokal ku ndodhej babai i tij së bashku me Fiqiri Mjeshtrin, për të…

Lexo më Shumë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është përplasur me përfaqësuesen serbe në Këshillin e Evropës pas fjalës së tij kundër raportit të Dick Martyt për UÇK-në. Përfaqësuesja serbe tha se është e tronditur nga deklarata e Ramës për raportin e Martyt. “Jam e tronditur, është disrespekt ndaj kësaj organizate. Ajo rezolutë, ai raport nuk është nga delegacioni serb apo rus, është raport nga kjo organizatë. E di që ramë dakord se do flasim për Ballkanin e Hapur, por është e pamundur të mos reagoj pas këtij fjalimi, është diçka që nuk e kam dëshmuar që 15 vite”, tha ajo. E ndaj kësaj…

Lexo më Shumë

Udhëheqësia e Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV-së), tha se ka ulur shpenzimet për këtë vit (8 muajt e parë) të gërryerjes/transportimit të thëngjillit për 11euro/ton dhe prodhimin e energjisë për 58euro në MWh rrymë që i jep Furnizuesit universal “EVN Home”. Por, kjo nuk garanton ulje të çmimit për konsumatorët në amvisëri apo industri, pasi që KRRE deri në fund të vitit pritet të rishikojë të gjitha kapacitet e prodhimit vendor dhe importit të rrymës dhe sipas paralajmërimeve do të rritje të çmimit të energjisë elektrike nga muaji janar, informon Alsat. Drejtori i EMV tha se rritje do të…

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa dhe Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, mbrëmë treguan se sa bukëshkelë janë, ashtu siç treguan që kur i bëmë fitues në këtë komunë. Në radhë të parë i gjithë opinioni, madje edhe vetë aktivistët e Lëvizjes Besa në Zhelinë janë dëshmitarë se si, jo vetëm struktura e degës, por edhe eksponentë të lartë partiakë kanë qenë pjesëmarrës aktiv në shumicën dërmuese të aktiviteteve, në mbështetje të kandidatit të Lëvizjes Besa. Një fakt i pakontestueshëm që demaskon akuzat e ulëta dhe bukëshkelëse, është edhe vetë rezultati në dy rrethet zgjedhore. Kujtojmë se në rrethin e parë, kandidati…

Lexo më Shumë

Shkruan: Artan Grubi, zv.kryeministër i parë në RMV Retrospektivë faktike e historisë së mbarë popujve të Ballkanit, e kapitullit të mbyllur të armiqësive dhe kapitullit të hapur të paqes dhe bashkëpunimit nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare, si dhe porosi të fuqishme drejtuar Europës mike nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Fjalë që vunë në dukje vullnetin tonë të palëkundur të partneritetit properëndimor dhe ëndrrën e pashuar të integrimit, por edhe kërkesat tona plotësisht legjitime dhe të drejta kombëtare për Kosovën dhe luftën e saj të drejtë ndaj mbrapështisë ideologjike të…

Lexo më Shumë