Author: Jeta almakos

Në gjysmën e dytë të vitit 2023 qytetarët e Qytetit të Shkupit do të kenë transport publik falas, pikërisht ashtu siç ishte premtuar, tha në pres konferencën e sotme kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, raporton MIA. Arsovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se transporti publik do të jetë plotësisht falas, siç është paralajmëruar në program. Megjithatë, siç tha ajo, të gjitha institucionet duhet t’i respektojnë obligimet dhe t’i paguajnë borxhet. “Problemi është me të gjithë ata në këtë vend që nuk respektojnë detyrimet e tyre. Megjithatë, me pengesa nga të gjitha institucionet e shtetit, të cilët…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një paraqitje të ftuar mbrëmë në servisin publik RTVM nuk ka përjashtuar formimin e një shumice të re parlamentare dhe se sipas pretendimeve të tij po negociohet për këtë. “Ashtu siç ata po thonë se po negociojnë për të siguruar shumicën për ndryshimet kushtetuese, edhe ne kemi të drejtë të punojmë edhe për një mazhorancë të re për të rrëzuar qeverinë. Natyrisht që po punojmë, ka hapa konkretë. Ne thjesht po sigurohemi që të mos ketë një Kastriot të ri. Po bisedojmë me disa nga 120 deputetët”, tha Mickoski. Ai mohoi se ka mosmarrëveshje…

Lexo më Shumë

Pretendimet e Qytetit të Shkupit dhe NTP-së janë hedhur poshtë nga Qeveria. Në një komunikatë të ekzekutivit thuhet se pushteti qendror nuk i ka kurrfarë borxhi Ndërmarrjes për Transport Publik. Nga atje thonë se gjendja në të cilët ndodhet NTP-ja është tregues se në mënyrë të papërgjegjshme i menaxhojnë fondet e destinuara për transportin e nxënësve dhe nuk i shlyejnë obligimet në kohën e duhur. Sipas Qeverisë, Ministria e Arsimit i kryen rregullisht detyrimet e saj ndaj të gjitha subjekteve, por në vitin kalendarik nuk është marrë një vendim për lehtësim të transportit të studentëve, për faktin se në semestrin…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka. Gjatë takimit Grubi dhe Reka kanë diskutuar mbi bashkërenditjen e detajeve të mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, që pritet të mbahet më 14 Nëntor në Shkup, në të cilën mbledhje pritet të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme, si vende tërësisht të përkushtuara në rritjen e bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve në shumë sfera, përfshirë dhe atë ekonomike me çka njëkohësisht rritet edhe konkurrenca e kompanive në vendet e rajonit.…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i komunës së Gostivarit dhe humbësi serik i zgjedhjeve në këtë komunë sonte në emisionin e Klan Maqedonisë ka akuzuar zëvendëskryeministrin e parë të RMV se gjatë kampanjës në Gostivar më shumë ka promovuar veten se Nevzat Bejtën shkruan Top24. Por falë kujtesës së freskët të banorëve të Gostivarit që për Top24, nisën statuset e FB të ish Kryetarin Nevzat Bejta ku ai lavdëronte dhe falenderonte Artan Grubin për investimet në komunën e Gostivarit.   

Lexo më Shumë

Për të qenë konsekuent me naracionin politik , me premtimet dhe përbetimet që në çdo cikël zgjedhor kemi dhënë para elektoratit, unë si dibran dhe përfaqësues i BDI-së në Dibër, dua të shpreh mirënjohjen time për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe garniturë qeverisëse për realizimin e projekteve që me dekada të tëra kanë qenë pjesë e premtimeve parazgjedhore: 1. Ndërtimi i Rrugës Dibër- Kërçovë si pjesë e rrugës së Arbërit; 2. Ndryshimi i emrave të rrugëve dhe adresave të Dibrës, që kishin ngelur nga periudha komuniste dhe që edhe përpos një iniciative të mëhershme, para një viti, nga kjo garniturë…

Lexo më Shumë

Për kanonizimin e edukatorit Kiril Pejçinoviq dhe reagimet në Bullgari, kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, thotë se “po bëhen përpjekje serioze që të mohohet lufta autentike e Pejçinoviqit për Maqedoninë dhe popullin dhe identitetin tonë”. “Dëshirojnë ta paraqesin si bullgar dhe nuk ndalen me kaq, shkojnë më tutje dhe thonë se maqedonasit nuk do të ndalen këtu, por do ta bëjnë edhe me Krçovskin, vëllezërit Milladinovci, Shapkarevin. Çfarë është ajo? Është miqësi apo fqinjësi e mirë? Nuk mund të pajtohem me këtë. Prandaj them se jemi gati kur të formojmë qeverinë, të ulemi dhe të rinegocojmë këtë pjesë të Marrëveshjes…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut 112 mijë persona janë të regjistruar si të papunë, prej tyre 21 doktorata dhe 638 magjistra. Sipas të dhënave të Agjencisë së punësimit rreth 8000 vende pune janë të lira, për të cilat Agjencia e Punësimit ndërmjetëson, kjo është gjendja momentale në vendin tonë sa i përket gjendjes sociale të qytetarëve. Nga institucionet e vendit vazhdimisht bëjnë përpjekje për të zvogëluar numrin e punë kërkuesve në vend duke realizuar projekte të ndryshme me iniciativa për vetëpunësim por edhe me krijimin e kuadrove të profesionalizuar me trajnime të ndryshme. Bekim Murati, drejtor në Agjencinë e Punësimit në…

Lexo më Shumë

Në emisionin Klan Debat, Nevzat Bejta për së pari herë ka treguar se ai në garën për kryetar të Gostivarit e ka humbur nga disa funksionarë të partisë së tij. ”Disa funksionarë të BDI-së, fshehurazi punojnë për të më dobësuar mua, nuk janë angazhuar aq sa duhen dhe prandaj un kam humbur në Gostivar. Ata funksionarë vazhdojnë të jenë në BDI, kanë menduar që të fiton partija kundërshtare dhe pastaj të më hedhin akuza dhe të më burgosin. Këto shqetësime i kemi biseduar, gjithashtu i kam treguar edhe kryetarit Ali Ahmeti” – tha Nevzat Bejta. Ai ka folur rreth mbledhjes…

Lexo më Shumë

Kryesia e sindikatave përfaqësuese të NTP-së pas mbledhjes së sotme kanë vendosur që nesër të mos nisin grevë, pasi u është premtuar se do t’u paguhen pagat e prapambetura. “Ne kemi vendosur që t’i japim një shans ekipit drejtues të NTP-së për ta bërë këtë nesër. Qytetarët e qytetit të Shkupit dhe të tjerët që përdorin transportin publik, nesër do të mund të shkojnë lirshëm nga shtëpitë në vendet e tyre të punës pa asnjë ndërprerje”, tha tha Miço Stojanovski nga Sindikata e punëtorëve në komunikacionit dhe lidhjeve. Por, siç theksoi Stojanovski, nëse deri të mërkurën nuk u paguhen rrogat,…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit dhe ish-nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta në emisionin “Klan debat” në Klan Maqedoni u shpreh se në zgjedhjet ku ka humbur në Gostivar, fajtor janë disa funksionarë të BDI-së “Si kandidat kam pasur 12 mijë vota, kurse kundëkandidati 11 mijë vota në rrethin e parë. Në rrethin e dytë, unë kam pasur 16 mijë dhe ai 16.900. Vet qytetarët e thonë se sa funksionarë të BDI-së nuk më kanë mbështetur dhe fitoi kundërkandidati im”, u shpreh Bejta. Bejta theksoi se humbja e tij ka ardhur nga neglizhenca që e kanë bërë disa funksionarë të BDI-së.…

Lexo më Shumë

Rufi Shabani është një mastershef dhe menaxher shqiptar që ka fituar dy çmime të para në kampionatin e picave në Bullgari. Ai jeton prej 12 vitesh në Rusi dhe menaxhon 11 restorante. Kjo ka bërë që të përballet edhe me situatën e luftës, e cila sipas tij, i ka lodhur njerëzit dhe mundohen të shohin punët e veta. “Po çmimi i parë ishte për pica romana, ndërsa për çmimin e dytë ishte për pica napoletana. Unë jam nga një fshat nga rrethina e Tetovës dhe i kam mësuar si të gjithë rinia. Ne jemi tre vëllezër dhe merremi me gatim.…

Lexo më Shumë