Author: Jeta almakos

Porti i Durrësit duket se është kthyer në një pikë tranziti për shtetasit kosovarë për të kaluar në vendet e BE-së, raporton OraNews. Policia çdo ditë informon për arrestime të shtetasve nga Kosova apo nga Maqedonia e Veriut të cilët tentojnë të largohen në mënyrë të paligjshme apo që japin “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” Policia Durrësit informoi sot se ka arrestuar dy banorë të Shkupit, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke ndihmuar dy shtetas nga Kosova për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të veprimeve ndaj dy kosovarëve ka nisur procedim penal…

Lexo më Shumë

Danella mos mendo që ke gjet “mal pa ujk” dhe mund të bësh çfarë të duash!! Taksat për pronë, pagesa për ujë, higjienë komunale, parqe dhe gjelbërim janë pagesa po që nga të njejtët qytetarë që JU zonjë e nderuar sipas kësaj qeverisjes tuaj po i leni pas dore dhe po i trajtoni si qytetarë të rangut të dytë, si në udhëheqësi ku nuk keni paraparë asnjë kuadro shqiptarë në Drejtorit ku menaxhon Komuna e Qytetit të Shkupit, por edhe kohën e fundit ke filluar edhe punëtorët shqiptarë ti largosh nga puna!!! Sallamadin mund ta tregoni në Sektorin privat apo…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënon veprimin e nëpunësve të sektorit për marrëdhënie me opinionin dhe të sigurimit të “Higjienës Komunale – Shkup” të cilët sot në mënyrë serioze i kanë shkelur të drejtat e gazetarëve Furkan Saliu dhe Avni Tahiri, përmes marrjes së dhunshme të pajisjes së tyre dhe ndalimin e paligjshëm kundër vullnetit të tyre. Sipas kolegëve, kjo ngjarje skandaloze ka ndodhur sot në hapësirat e kësaj ndërmarrje publike në Shkup. Në këtë incident një nëpunëse e cila është prezentuar si përgjegjëse për marrëdhënie me opinionin, pas një debati paraprak verbal me dy gazetarë, kolegut Saliu…

Lexo më Shumë

“Hamburgu, kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë?!”, “Nënë, dënoji ata që ta larguan djalin”. Këto dhe thënie të tjera u vendosën sot në hyrje të stacionit të autobusëve në Tetovë nga të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët të cilët garojnë në zgjedhjet për Këshillin Komunal të Tetovës. “Sot jemi këtu, në vendin prej ku për çdo ditë, dhjetëra e qindra të rinj tetovarë largohen drejt perëndimit pasi kanë humbur shpresën nga pushtetet e deritanishme, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror. Ne nuk jemi për të mbyllur këtë stacion e as për t’i ndaluar këto autobusë, por për t’ua…

Lexo më Shumë

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, gjatë ditës së nesërme pritet të dorëzojë në Prokurorinë Themelore Publike kallëzimet e paralajmëruara penale ndaj prokurorëve që kanë kryer bastisjen në zyrën e tij, shkruan Alsat. Kallëzimet kundër Vilma Ruskovskës, Ivana Trajçevës dhe Elizabeta Josifovskës, nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikimin e dokumentit zyrtar. Jozyrtarisht, paraqitja bazohen në raportin nga mbikëqyrja e Prokurorisë Themelore të Lubomir Joveskit, në të cilin janë konstatuar një sërë parregullsish gjatë kontrollit të kryer në Policinë Financiare nga ana e Prokurorisë për Krim të Organizuar të…

Lexo më Shumë

Disa qytetarë në Maqedoninë e Veriut, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se mezi mbijetojnë me të ardhurat që marrin. Kjo për faktin se çmimet e produkteve janë rritur, por nuk janë rritur edhe pagat. Se çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë rritur krahasuar me një vit më parë, thuhet edhe në të dhënat e fundit të Entit shtetëror të Statistikave. Sipas Entit, paga mesatare brenda një vitit është rritur për gati 3.000 denarë (50 euro), duke arritur 31.400 denarë (rreth 500 euro). Por, këto para bazuar në rritjen e çmimeve, kanë vlerën e 28.700 denarëve apo rreth…

Lexo më Shumë

Dr. Jashari është ligjërues në Universitetin e Tetovës dhe jep kontribut në këtë universitet pothuajse prej themelimit të tij. Ka qenë studenti i parë i involvuar në pilot-projektin për master ndërkombëtar (2006), duke qëndruar për një semestër në Universitetin e Leipzig-ut ku edhe fiton certifikatën për spektrometrinë e masës dhe përfundon pjesën hulumtuese të magjistraturës. Duke i vazhduar bashkëpunimet ka udhëhequr projektin për zhvillimin e Evropës Juglindorë nën suazat e fondacionit Gjerman – DAAD (SOE-DAAD) dhe vet ka marr pjesë në shumë vizita kërkimore-shkencore duke e përfunduar pjesën eksperimentale të doktoraturës së tij në lidhje me dizajnimin dhe sintezën e…

Lexo më Shumë

Media të rajonit si nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi kanë shkruar për rastin me klinikën “Zhan Mitrev”, përcjell portali DokazM. Sipas këtij shkrimi, janë paralajmëruar mbi 150 padi kundër pacientëve të vdekur nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia. Laboratori Investigativ Reporter (IRL) publikoi dokumentarin “Dirty Blood” në të cilin lindën dyshimet se në klinikën Zhan Mitrev u kryen eksperimente mbi pacientët me COVID-19, ku disa prej tyre ishin të infektuar me bakterie. Nga 6000 deri në 12000 euro kushtoi dhjetë ditë kujdes gjysmë intensiv për pacientët me COVID-19 në këtë  spital privat në Shkup. Prokuroria…

Lexo më Shumë

Kompjuter, projektor, pajisje dixhitale (fotoaparat, telefon, televizor, CD pajisje), por edhe mozaiqe, pllaka logjike, loja “Mos u zemëro njeri”, vegla kopshtare, pajisje për higjienë personale dhe higjienë në shtëpi. Këto janë vetëm një pjesë e pajisjes dhe mjeteve të cilat do t’u nevojiten nga shtatori nxënësve të klasës së dytë nëpër shkollat në shtet, që mësimdhënësit të mund ta realizojnë programin mësimor në lëndën Shoqëri, në pajtueshmëri të Konceptit të ri për arsim fillor. Byroja për Zhvillim të Arsimit paradokohe i publikoi programet mësimore për lëndët për klasë të dytë dhe të pestë, ndërsa ndërkohë pritet që Ministria e Arsimit dhe…

Lexo më Shumë

Luigj Marku, 39-vjeç nga Kallmeti i Lezhës, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok e ka “pësuar keq”. Gjatë një “live” që ai po bënte me ndjekësit e tij në TikTok ai është rrahur nga disa persona. Në momentin që është rrahur, Marku ndodhej në një park. Disa shqiptsrë që e kanë dëgjuar i janë afruar dhe kanë nisur ta rrahin. Në këtë moment video “live” është ndërprerë. Më 13 korrik, Luigj Marku është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit. Ndaj Luigj Markut është…

Lexo më Shumë

Kompania në pronësi të miliarderit tetovar Lazim Destani do të hap fabrikë për prodhimin e veturave të vogla elektrike në Tetovë mëson ekskluzivisht portali Shqipmedia. Sipas informacioneve jozyrtare që priten të bëhen publike nga vet kompania në fjalë ditëve në vazhdim, fabrika do të hapet në zonën e lirë industriale në Tetovë dhe priten të punësohen mijëra punëtorë. Fabrika do të jetë në lidhje me prodhimin e veturave elektrike të kompanisë më të re të familjes Destani që ka filluar si start up në Gjermani “Next e GO Mobile”. Kompania ka hap filialin e saj para disa ditësh edhe në…

Lexo më Shumë

Partia në pushtet LSDM përmes një komunikate për media ka deklaruar se ekonomia vendore është stabile dhe shteti po siguron pagat dhe detyrimet ndaj punëtorëve pavarësisht krizës ekonomike dhe energjetike. “Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja arrin të ruajë stabilitetin dhe likuiditetin e ekonomisë vendase edhe në kohën e krizës ekonomike botërore.  Politikat ekonomike në kohë dhe efikase japin rezultate, treguesi i fundit për këtë janë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, të cilat tregojnë se në gjashtëmujorin e parë të vitit eksportet janë rritur për 20.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Është dëshmi…

Lexo më Shumë