“Përmes postimit të tij në Facebook, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në festën e ditëlindjes së partisë së tij në Tetovë”- shkruan ai, transmeton InfoShqip. “Ejani të festojmë sonte së bashku në sheshin e Tetovës, me fillim nga ora 20:30, dy dekada plot arritje, dy dekada të organizimit, të cilin ata e mbështesin vazhdimisht, për të udhëhequr proceset në vend!“. Gula Çeliku, profesoreshë në Universitetin Shtetëror në Tetovë dhe doktoreshë e shkencave politike, tashmë i është përgjigjur kësaj ftese për të marrë pjesë në festën e “integruesve” në rubrikën e saj me…
Author: Jeta almakos
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme një 16-vjeçar me veturë ka përplasur për vdekje një grua në bulevardin “Nikolla Karev” në Çair të Shkupit. Gruaja 47-vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. “Më datë 04.06.2022 në ora 13.05 është raportuar se në Blv.“Nikolla Karev“ automjeti i pasagjerëve “Seat Leon” me targa të Shkupit i drejtuar nga një 16 vjeçar nga Shkupi ka përplasur T.R. (47) nga Shkupi. T.R. vdiq në vendngjarje. Mjeku ka konstatuar vdekjen”, thonë nga MPB.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot përmes një videoje të postuar në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve, siç tha ai, në protestë të përgjithshme për ndryshim më 18 qershor në ora 20:00, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. “U bëjmë thirrje për bashkim, mbështetje të çdo individi, mashkull dhe femër, të krishterë, myslimanë, ateistë, maqedonas, shqiptarë, turq, rom, serb, vlleh, boshnjak e të tjerë, kjo është beteja juaj për Maqedoninë tonë, për tuajën dhe për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Dhe kur kauza dhe aksionet janë të larta, do të thotë se kjo betejë nuk do të jetë as…
Kryesia e Aleancës për Shqiptarët sot mbajti mbledhjen e dytë pas Kongresit, në të cilën profesoresha Vjollcë Berisha u zgjodh Sekretare e përgjithshme, ndërsa profesor Elmi Aziri, Sekretar Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, përcjell INA. Në këtë mbledhje siç thuhet u miratua edhe Rregullorja e punës së Kryesisë së Partisë. “Para anëtarëve të Kryesisë u njoftua se gjatë afatit të konkursit të të shpallur për kryetar dege, nga data 16.05.2022 deri me datë 23.05.2022, kanë aplikuar 45 kandidatura në gjithsej 28 dege. Ditëve në vazhdim komisioni për përzgjedhjen e kandidaturave do t’i shqyrtojë të gjitha aplikimet dhe do të intervistohen…
Partia Socialiste në Shqipëri do të propozojë emrin e Bajram Begajn për Presidentin e ri të Republikës. Kreu i PS dhe njëherësh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS u shpreh i sigurt se ka votat e nevojshme për ta zgjedhur Begajn kreun e ri të shtetit. “Kemi arritur në konkluzionin që z. Bajram Begaj është i duhuri për të qenë Presidenti i Republikës së Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme”, tha kryeministri Rama. Ai tha se është ndjekur shembulli i Alfred Moisiut në krye të Presidencës për të arritur tek ky propozim. Emri…
Silvana Begaj Aksesorë i nevojshëm, por i zëvendësueshëm. Matës i burrërisë së meshkujve të familjes ku jeton. Kukull robotike me programe dhe rregulla të përcaktuara nëse do ta kalojë këtë jetë me nder. Që fëmijë iu mësojmë punët e shtëpisë si një detyrë të domosdoshme për të qënë e denjë dhe jo si të nevojshme për të jetuar. Bën dhe punën e burrave, por përsëri nuk fiton dot respektin si një burrë. Se një femër në vendin tonë ashtu si e rrisim të luaj me kukulla, ashtu dhe e mësojmë të jetë një kukull në duart e të tjerëve në…
Në Maqedoninë e Veriut prej në mesnatë përsëri do të rriten çmimet e disa derivateve të naftës, ndërkohë diseli do të jete 99.5 denarë, transmeton Portalb.mk. “Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 2,00 denarë/l, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 rritet për 2,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 3,00 denarë/litër”, raportojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit. Kështu, çmimet e derivative të naftës pas mesnatës: benzini BS-95 do të jetë 109 denarë, BS-98 do të jetë…
Nëse deri më 22 qershor nuk plotësohet kërkesa për rritje lineare të pagave deri në 2.806 denarë në sektorin publik, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) njoftoi se kudo që ka sindikata të organizuara në sektorin publik, gjegjësisht ushtria, policia, arsimi, shëndetësia, ndërmarrjet komunale, udhëheqësitë, administrata do të hyjnë në grevë të përgjithshme duke e ndërprerë punën në vendin e punës, raporton 360shkallë, përcjell Portalb.mk. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot njoftoi se nga 22 qershori do të hyjë në grevë të përgjithshme kudo që ka organizim në sektorin publik nëse deri atëherë, gjegjësisht deri më 21 qershor, Qeveria nuk i…
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i bën thirrje qeverisë që të pranojë propozimin e partisë së tij për TVSH-në 0 për qind për produktet ushqimore bazë dhe uljen e akcizës për derivatet e naftës nga 18 në pesë për qind, shkruan Alsat. “Kemi një goditje çmimesh, rritje të çmimeve të karburanteve, prandaj ne propozojmë, por për fat të keq sërish qeveria ka refuzuar të zgjasë masën që kemi propozuar më parë për të pasur normë preferenciale të TVSH-së si për karburantet, ashtu edhe për ushqimet dhe produktet që vlente deri më tani. Por, meqenëse VMRO-DPMNE-ja e propozon këtë, dhe…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me personalitete në Shtëpinë e Bardhë si dhe në Departamentin amerikan të shtetit, ku ndër temat më të rëndësishme ka qenë siguria energjetike në rajon, bëjnë të ditur nga kabineti i ministrit. Në një postim në Facebook Bekteshi ka shkruar se të dy vendet janë përkushtuar për forcimin e partneritetit në tranzicionin dhe prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. “Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut theksojnë përkushtimin e tyre për forcimin e partneritetit në tranzicionin dhe prodhimin e burimeve të…
Pasditën e së enjtes, në vendin tonë mbretëroi mot i ndryshueshëm – në disa komuna të Kosovës, pati rebesh shiu e shkarkime rrufeshë. Një qytetar ka publikuar video-incizim, duke kapur momentin kur rrufeja godet minaren e xhamisë në Rahovec. Po ashtu një tjetër qytetar ka xhiruar shiun me breshër që ka përfshirë Komunën e Pejës dhe Istogut. Ndërkaq, sipas Prishtina Weather, të premten pritet të mbajë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Temperaturat pas rënies këtë fundjavë, ditëve të ardhshme shënojnë rritje graduale, sërish edhe mbi 30C. Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 15C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje nga 25C, të…
Stuhi të forta breshëri kanë goditur orët e fundit Kroacinë, Slloveninë dhe Hungarinë. Ata që po udhëtonin në autostradat në pjesën e Zagorjes përgjatë kufirit slloven ranë pre e breshrit të dendur që ka rënë nga qielli në madhësinë e korkrrës së arrës. Sasitë e breshrit kanë qenë aq të mëdha saqë janë mbuluar plotësisht oborret e shtëpive, rrugët dhe livadhet, sikur të kishte rënë borë. Sipas mediave kroate, disa rrugë kanë qenë të mbushura me akull, gjë që ka krijuar mjaft rrëmujë në trafik dhe disa automjete kanë mbetur të bllokuara. Ende nuk dihet shkalla e dëmeve të shkaktuara…

